GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Dritan Agolli zhytet në llucën e Karavastasë, i firmos edhe 850 MLN lekë vëllait të Fiqiri Ismailit me tender korruptiv

10:06 - 17/07/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Dritan Agolli zhytet në llucën e Karavastasë, i firmos edhe 850 MLN lekë vëllait të Fiqiri Ismailit me tender korruptiv
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania e vëllait të ish-krybashkiakut të Vorës, Fiqiri Ismaili po xhiron nga Thesari i Shtetit paratë e tenderave të mëdhenj që i ka dhënë Dritan Agolli dhe Erion Veliaj. “Alba Konstruksion” me pronar Xhavit Ismailin, ka aktualisht të hapura disa kantiere me punë të pambaruara, por Agolli i fton sërish t’i japë çekun nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Dhe janë tendera të fituara me pazar në shkelje të ligjit për prokurimet.

Tenderi i fundit, ku Agolli e shpalli fituese “Alba Konstruksion” është më 7 korrik 2025. Bëhet fjalë për kontratën me objekt: “Ndërhyrje në hapësira urbane, parqe, lulishte, promenade, etj.: Lot 4-“ Sistemimi dhe mbrojtja e argjinaturës lindore të Lagunës së Karavastasë prej erozionit”, Faza III”. Fondi limit i dhënë nga FSHZH është 85,192,521 lekë pa TVSH.

Për mikun e vjetër Dritan Agolli i bën “masakër” procedurës së tenderimit. Me lëvizje të shpejta të gomës i fshin të gjithë konkurrentët që e kanë marrë seriozisht garën dhe kanë dorëzuar oferta më të ulëta se vëllai i Fiqiri i Ismailit.

Open Data Albania e ka shënuar tenderin me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Kusht: fituesi nuk është operatori me ofertën më të ulët”, kështu është klasifikuar ky tender për shkeljet e bëra.

Në tenderin e zhvilluar më 11 qershor 2025 morën pjesë 12 operatorë ekonomik, ku 8 prej tyre që kishin ofertat më të ulëta u skualifikuan menjëherë nga komisioni.

ALBA KONSTRUKSION fitoi me ofertën 65,545,722 lekë pa TVSH, ndërkohë që kompani të e tjera propozuan vlera më të ulëta për punimet e kësaj pjese të argjinaturës së Karavastasë.

Konkretisht “JUBICA.” sh.p. k e kishte ofertën me vlerë 58,876,650 lekë; “COMPANY RIVIERA 2008” sh.p.k 58,782,563 lekë, “LIS KONSTRUKSION” shpk, 58,650,058.27 lekë, “BEAN” shpk, 57,671,246.59 lekë, “S.M.O.UNION” shpk, 64,052,549.39 lekë, “DEHA 2010” shpk me vlerën 63,413,557.41 lekë pa tvsh, “RSM COMPANY” shpk propozonte 60,677,467.05 lekë pa tvsh.
Pse Agolli i dha dy kontrata të njëpasnjëshme vëllait të Fiqiri Ismailit?

Nga ana tjetër është e dyshimtë se si Dritan Agolli i firmos kontratën të njëjtës kompani që i firmosi më 16 janar 2025 tenderin 2,3 miliardë lekë për pjesën tjetër të argjinaturës së Karavastasë, që vëllai i Fiqiri Ismailit nuk e ka mbaruar akoma. Më konkretisht, ky është tenderi me objekt “Ndërhyrje në hapësira urbane, parqe, lulishte, promenade, etj.: Lot 3- “Sistemimi dhe mbrojtja e argjinaturës lindore të lagunës së Karavastasë prej erozionit”, Faza II”.

Edhe këtë tender, Agolli e dha me “Flamur të kuq” korrupsioni.

Theksojmë se në këtë kontratë, “Alba Konstruksion” është e angazhuar për 1 vit. Komisioni i vlerësimit i Agollit nuk është marrë me verifikimin e kapacitetit të firmës, Ndërkohë, vëllai i Fiqiri Ismailit akoma nuk ka hapur gropën e parkimit nëntokësor tek “Avni Rustemi” në Tiranë.

Erion Veliaj, kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion, më 7 gusht 2024 i dha kontratën me afat 18 muaj Ismailit. Objekti i Tenderit       është “Rehabilitimi i fasadave & rrugës Luigj Gurakuqi deri tek sheshi Avni Rustemi (me parkim 2 kate nën tokë)” me fond limit  695 452 085,00 lekë.  Sigurisht, tenderi u  shoqërua me “Flamur të kuq”.

Në këtë projekt janë angazhuar sipas letrave 41 mjete dhe pajisje, gjithashtu 140 punonjës.

Ndërsa më 27 janar 2025, vëllai i Fiqiriut mori edhe tenderin e rrugës së Tërbaçit, me vlerë 2,7 miliardë lekë, të cilën nuk e ka mbaruar.

Është e qartë se kompania nuk ka fuqi t’i kryejë këto punë, por është pjesë e korrupsionit të dirigjuar me paratë e projekteve publike.

Vëllai i politikanit ka marrë vitet e fundit 65 kontrata publike dhe 3 HEC-e me koncesion, pa llogaritur lejet e ndërtimit në Tiranë. Bashkë me kompaninë ikonë “Fusha” shpk, Erion Veliaj u dha në vitin 2020, dy oligarkëve koncesionin e mirëmbajtjes së shkollave “Tirana 4”.

Drejtori i FSHZH, nën hetim për korrupsion

Duke u rikthyer tek tenderi i Lagunës së Karavastasë dhe drejtori i FShZH, Dritan Agolli, theksojmë se ky i fundit është nën hetim nga SPAK.

Ndërkohë që merrej me këtë tender, Dritan Agolli është paraqitur në SPAK. Ai është pyetur për një tender me vlerë 500 mijë Dollarë të FSHZH-s për një menu të projektit “100 fshatrat”.

Tenderi u fitua nga dy shefa kuzhine, një nga të cilët ishte i punësuar në një restorant në pronësi të djalit të Agollit.

Po ashtu, Dritan Agolli është pronar i një kompanie e quajtur ‘Magnum Opus’ group me objekt studime në nivel strategjik, menaxherial, operacional, analiza, vrojtime, sondazhe, konsulencë, shërbime administrative etj.

Kompania rezulton që ka marrë para publike. Agolli ka siguruar para publike përmes nënkontraktimeve dhe kompaninë që u ka dhënë tendera publik.

Kemi një marrëdhënie që kreu i FSHZH ka kryer me kompani private, me të cilët i ka lidhur interesi.

Një vit pasi Agolli është emëruar në krye të FSHZH, i biri i tij deklaron se gjyshi i ka dhuruar një shtëpi me sipërfaqe gati 1550 metra/katror, ndërsa Agolli ka deklaruar në institucionin kundër pastrimit të parave se ka shitur një apartament 360 mijë euro, ndërkohë që vlera e tij ka qenë gjysmë për gjysmë në kohën e blerjes.

Me këtë lëvizje ka justifikuar blerjet e apartamenteve dhe garazheve ku ai jeton dhe i ka pronë të tij. Bëhet fjalë edhe për një shumë që do t’ia kalonte biznesit të djalit të tij, 400 mijë euro.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Dritan AgolliLaguna e KaravastasëtenderXhavit Ismaili

Lajme të lidhura

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”
Breaking Views

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

23:04 - 24/02/26
Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions
Sport

Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

22:36 - 24/02/26
Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)
Aktualitet

Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

22:00 - 24/02/26
Para
Cakrani: Reforma në kadastër nuk zgjidh asgjë, problemi real është toka

Avokati i Metës: E ka thënë edhe Ajatollahu, sot do ta lirojmë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të  dënimeve me burg
Botë

Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të dënimeve me burg

09:27 - 25/02/26

Kryeministri i Senegalit, Ousmane Sonko, ka paraqitur një projektligj që mund të dyfishojë dënimin maksimal për marrëdhëniet mes personave të...

Lexo më shumë
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!

Papërballueshmëria e jetesës, Tirana e fundit për fuqinë blerëse mes qyteteve evropiane

09:13 - 25/02/26
Bashkimi Europian rrëzon Ramën: Procesi i integrimit nuk është monopol i Partisë Socialiste

Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane

08:27 - 25/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:13 - 25/02/26
Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë

Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut

08:07 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com