GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arkitekti i preferuar i Ramës, Stefano Boeri sërish telashe me drejtësinë në Itali

10:29 - 17/07/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 5 min
A A
Arkitekti i preferuar i Ramës, Stefano Boeri sërish telashe me drejtësinë në Itali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një kontroll i befasishëm në banesën dhe zyrën e arkitektit të njohur Stefano Boeri, president i Trienales së Milanos dhe autor i shumë projekteve në Itali dhe në Shqipëri, ka rikthyer vëmendjen mbi lidhjen mes arkitekturës së bujshme dhe lejeve të ndërtimit.

Mediat italiane njoftuan këtë të mërkurë se policia italiane ndërhyri me kontrolle të imtësishme në shtëpinë e arkitektit Stefano Boeri, si pjesë e një hetimi ku janë arrestuar disa zyrtarë të bashkisë së Milanos në kërkim të dokumentave që lidhen me projekte të miratuara në rrethana të dyshimta.

Dyshimet janë se Boeri është bërë pjesë e një rrjeti korrupsioni në Bashkinë e Milanos, ku përmes lidhjeve me funksionarë të administratës dhe figura politike, janë përshpejtuar apo manipuluar leje ndërtimi, shpesh të fshehura si “ristrukturime”, për të shmangur detyrimet urbanistike.

Prokurorët kanë kërkuar arrest shtëpie për zyrtarët e lartë të bashkisë, ndërkohë që hetimi për falsifikim përfshin edhe figura të tjera të botës së ndërtimit dhe arkitekturës, përfshirë Stefano Boerin, ndaj të cilit nuk ka masa ndalimi deri tani.

Në një deklaratë zyrtare, Prokurori i Përgjithshëm i Milanos, Marcello Viola, ka përshkruar fenomenin e ndërtimeve në Milano si “një ekspansion të pakontrolluar urbanistik me përmasa të jashtëzakonshme”, ndërkohë që janë bllokuar tashmë disa kantiere ndërtimi dhe janë në pritje masa të reja sigurie.

Në janar të këtij viti, Boeri u izolua në masën “arrest shtëpie” për një aferë tjetër korrupsioni, atë të tenderit  për Bibliotekën Europiane të Informacionit dhe Kulturës sërish nga prokuroria e Milanos, por kjo masë duket se është revokuar, pasi ai u shfaq në Tiranë disa javë më parë në festivalin e arkitekturës “Bread and Heart”.

Në Shqipëri emri i Boerit është përdorur për të veshur projektet gjigande të industrisë së ndërtimit me shkëlqim ndërkombëtar, pavarësisht se në Itali hetuesit po zbërthejnë se si ky “vizion modern urban” është realisht fryt i një sistemi klientelist ku estetika përdoret si fasadë e interesave të ndërtimit.

Studioja e Boerit që ka edhe zyrën e saj në Tiranë është paguar për projektimin e planit rregullues “Tirana 2030”, në prezantimin e të cilit Boeri parashikoi mbjeljen e 2 milion pemëve dhe se si do të frenohej ndërtimi masiv.

“Kjo është një pikë shumë e rëndësishme se këto 2 milion pemë të pyllit orbital janë për të ndalur shpërthimin e ndërtimeve urbane. Do të 3-fishojmë zonat e gjelbra, kjo është ideja e bulevardit dhe që në pjesën qendrore të tij të kemi një park që të jetë një shtyllë kryesore për qendrën, një vend ndërkombëtar, ku mund të jenë institucionet ndërkombëtare që luajnë një rol në të ardhmen e qytetit”, tha Boeri, duke shtuar se sa i rëndësishëm ishte ruajtja dhe konservimi i “Tiranës historike”.

Siç u pa vitet e fundit, plani rregullues i miratuar në vitin 2017, “Tirana 2030” në vend të fokusohej tek transporti publik, autobusët, biçikletat, këmbësorët apo tek mbjellja e 2 milion pemëve i hapi rrugë shkatërrimit të disa lulishteve, ngritjes së kullave shumëkatëshe dhe miratimit çdo vit të miliona metrave katrorë ndërtime, duke e kthyer Tiranën një ndër qytetet me ajrin më të ndotur, me trafik të lodhshëm dhe me shumë pak zona të gjelbëra.

Edhe më parë, Lapsi.al e ka vënë në dukje dualitetin e arkitektit italian këtëj dhe andej kufirit. Kur në Tiranë zhvillohej debati nëse godina e Teatrit Kombëtar duhej ruajtur për shkak të vlerave historike apo duhej shembur për të realizuar projektin e Bjarke Ingels. Në atë kohë, Boeri përkrahu idenë e shembjes së Teatrit duke mbajtur anën e qeverisë në këtë çështje.

“Besoj se një metropol i madh, një qytet i madh duhet ndonjëherë të sakrifikojë një pjesë të së shkuarës së tij nëse e ardhmja i garanton një hap më përpara. Në këtë rast specifik edhe pse e konsideroj arkitekturën e Berte’-së një akritekturë cilësore, të fisme, unë besoj se projekti i Bjarke Ingels është një projekt i një cilësie shumë të lartë, të një interesi të madh. Mendoj se është legjitime që qyteti ta pranojë këtë sfidë. Natyrisht janë operacione që shkaktojnë gjithnjë pakënaqësi, sepse është e natyrshme që të jetë kështu. Kur ndryshohet një pjesë e historisë për të ndërtuar diçka që është totalisht e ndryshme, preket memoria individuale e të gjithëve, prandaj duhet shumë respekt, respekt i madh” u shpreh Boeri.

Por, kur ka ardhur puna për stadiumin e ri që mund të ngrihej në Milano, në vend të San Siros,  Boeri si një tifoz i zjarrtë i Interit ka aplikuar një standart tjetër. Ai nuk e vuri theksin tek sakrifica por tek mundësia e konservimit. “Kam qenë gjithnjë i idesë se duhet bërë gjithçka që të ruhet San Siro” ka deklaruar ai në një interviste për fcinter.it Ai ka dhënë edhe zgjidhjen që stadiumi i vjetër të ruhet duke bërë një anë për tifozët e Milanit dhe anën tjetër për atë të Interit” është shprehur ai.

Studio e tij gjithsesi është një ndër më të paguarat, që kur është hapur në vitin 2022 në Tiranë. Zyra është degë e studios me zyra në Milano është kontraktuar në projekte të rëndësishme në Tiranë, publike dhe private. Përveçse është autore e planit rregullues, “Tirana 2030”, zyra e Stefano Boerit ka dizajnuar projektin Tirana Riverside, që zhvillon zonën e rindërtimit në lagjen 5 Maji me atë të Bulevardit të Ri; është kontraktuar nga Fondi i Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan për Parkun Arkeologjik të Durrësit, si dhe ka projektuar ndërtimin e 3 shkollave në Tiranë, pjesë e projekteve Partneritet Publik-Privat për zhvillimin e infrastrukturës arsimore të kryeqytetit.

Vetëm për 3 nga këto kontrata sasia e të ardhurave nga paratë publike për studion e tij dhe kompanitë partnere kap vlerën 840 mijë euro.. Në media është raportuar se kontrata, që zyra e arkitektit Boeri ka lidhur për projektin Tirana Riverside në prill të vitit 2020, është kryer pa garë dhe me negocim të drejtpërdrejtë, duke u justifikuar me emergjencën e tërmetit të vitit 2019.

Në gusht të vitit 2023, Son Engineering dhe Stefano Boeri shpallen fitues të konkursit të organizuar nga Bashkia e Tiranës për projektimin e një kulle në këtë zonë, në afërsi të Bulevardit të Ri të kryeqytetit.

Së fundmi, Studio Boeri bashkë me firmën lokale, Son Engineering, kanë fituar edhe tenderin e organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor për dizajnimin e godinës qendrore në Bulevardin Gjergj Fishta. Firmën e Boeri-t e mbajnë projektet arkitekturore për disa nga ndërtesat e reja, që janë ndërtuar në zonat kryesore të Tiranës, Blloku Cube, Blloku ëest Residence dhe Pylli Vertikal.

Etiketa: Edi RamaItaliKryesore1Stefano Boeri

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Asgjesohen mbi 3 mijë bimë kanabis, si përherë e pësojnë  kryepleqtë dhe rojet

Asgjesohen mbi 3 mijë bimë kanabis, si përherë e pësojnë kryepleqtë dhe rojet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com