GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bankers mori 40 mln euro rimbursim TVSH-je vitin e kaluar, kërkon edhe 30 milion të tjera!

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Bankers mori 40 mln euro rimbursim TVSH-je vitin e kaluar, kërkon edhe 30 milion të tjera!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Thesari i Shtetit ndau rreth 300 milionë euro për 10 kompani përgjatë vitit të kaluar, ku 13 për qind e kësaj shume shkoi për kompaninë Bankers Petroleum, që renditet e dyta në listën e kompanive me transfertat më të mëdha nga buxheti i shtetit.

Të dhënat e analizuara nga OpenData tregojnë se Bankers ka përfituar rreth 3.9 miliardë lekë transferta nga thesari, ose gati 40 milionë euro.

Transferat janë kryesisht për rimbursim të TVSH-së, që shteti shqiptar ja mbulon në bazë të kontratës së nënshkruar me kompaninë.

Ajo që bie në sy është se në listën e 10 kompanive që kanë përfituar më shumë para nga buxheti i shtetit vetëm Bankers është në këtë listë si përfituese e rimbursimit të TVSh-së.

Nëntë të tjerat janë kompani që janë paguar për punë, apo shërbime që kanë përfituar përmes tenderave të dhënë nga qeveria.

Paratë janë depozituar në llogaritë e kompanisë Bankers para se Prokuroria e Fierit të regjistronte procedimin penal me akuzën e ngritjes së një skeme mashtrimi me investimet dhe të ardhurat, për të shmangur detyrimet tatimore.

Sipas akuzës së prokurorisë, kompania ka eksportuar dhe shitur rreth 5 miliardë euro, ndërsa ka deklaruar humbje rreth 110 milionë euro përgjatë gjithë periudhës.

Bankers dyshohet se ka “rritur në mënyrë fiktive shpenzimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje jo vetëm për të mos paguar tatim-fitim, por edhe për të përfituar rimbursim TVSH-je.

Bankers mori 40 mln euro rimbursim TVSH-je vitin e kaluar, kërkon edhe 30

40 milionë eurot që buxheti i shtetit shqiptar ka rimbursuar TVSH Bankers përgjatë vitit të kaluar janë detyrime të prapambetura dhe sipas kompanisë, shteti shqiptar i detyrohet edhe 30 milionë euro të tjera rimbursim TVSh-je.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet e vendit hetojnë kompaninë Bankers Petroleum.

Një hetim i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore në vitin 2012, zbuloi se një skemë të dyshimtë, që kompania kishte ngritur në bashkëpunim me palë të treta.

Sipas kësaj skeme, Bankers nënkontraktonte fiktivisht kompani të treta, duke i deklaruar në bilance si shpenzime.

Në të vërtetë, shpenzimet ishin vetëm në letër, kompanitë e nënkontraktuara në kryenin asnjë punë.

Çështja përfundoi në arbitrazh dhe vitin e kaluar qeveria shqiptare njoftoi se kishte fituar padinë e ngritur nga ana e kompanisë.

/VoxNews/

Etiketa: BankersBankers PetroleumKryesore1mashtrim me tvshTVSH

Lajme të lidhura

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!
Aktualitet

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!
Aktualitet

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira
Aktualitet

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Para
Hajvanë, të çmendur, mafiozë, kriminelë

270 milionë $ me Soros-USAID, për ca miliarda me Mafian

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!
Aktualitet

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

Nga sheshi i protestës në ditën e 63-të të saj foli edhe një emigrant i ardhur nga Diaspora. Ai akuzoi...

Lexo më shumë
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26
“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

20:16 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com