GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike

10:00 - 18/07/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në ditët kur inspektorët e IKMT-së ishin të zënë me aksionin e çlirimit të hapësirave publike nga ndërtimet pa leje, një tapet betoni zëvendësoi brutalisht barin e gjelbër në lulishten kryesore të qytetit të Kukësit.

Betonizimi i lulishtes së vetme të Kukësit po bëhet me bekimin e Bashkisë si pjesë e një projekti për ndërtimin e këndit të lojërave për fëmijë në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim, TIKA.

“Qëllimi ynë është të krijojmë më shumë mundësi për argëtim, aktivitet fizik për të gjitha grupmoshat, në një mjedis të sigurt dhe të aksesueshëm për të gjithë,” reklamoi kryebashkiaku i Kukësit, Albert Halilaj në një postim në faqen e tij në Facebook.

Por projekti i Bashkisë ka zemëruar banorët, këshilltarët bashkiakë dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shprehen kundër planeve për betonizim.

Lulishtja në zemër të Kukësit nuk është vetëm një vend pushimi, por ka edhe një vlerë simbolike. Ajo është ngritur mbi kampin e përkohshëm të strehimit për qindra familje kosovare gjatë krizës humanitare të vitit 1999.

“Në verën e vitit 1999, pas largimit të refugjatëve nga Kosova, “CARE International” financoi me një vlerë prej 350 mijë USD me kërkesën tonë për ndërtimin e lulishtes, pikërisht në vendin ku kishin qëndruar dhjetra traktorë me familje nga Kosova,” kujton Safet Sula, ish-kryetar i Bashkisë së Kukësit në vitet 1996-2000.

Dizenjimi dhe mbikëqyrja e punimeve iu besua asokohe lulishtarit të ndjerë, Mehmet Leza, i cili vendosi edhe mbjelljen e drurëve dekorativë. Sula thotë se lulishtja për asnjë arsye nuk duhet të prishet.

“Lulishtja që është thuajse e vetme, i duhet qytetarëve të Kukësit,” tha ai për BIRN.

Financimi i vitit 1999 nuk ishte i vetmi. Para të tjera të taksapaguesve u investuan në vitin 2018 si pjesë e projektit të madh qeveritar të quajtur “Rilindja Urbane”. Nga fondi prej 147 milionë lekësh për shtrimin e rrugës me gurë dekorativë dhe lyerjen e fasadave, lulishtja përfitoi një fond prej 59.5 milionë lekësh.

Aurora Guska, avokate në profesion dhe banore e zonës thotë se lulishtja është “krenaria e Kukësit” dhe nuk duhet të prishet. Edhe Artan Laçi, një tregtar në zone, e quan ndërhyrjen e fundit një lajthitje.

“Në vend që lulishtja të pasurohet dhe të kompozohet me bimë dhe lule, ajo betonizohet,” theksoi ai.

Rifat Demalia, drejtor i Qendrës për Progres Rinor adreson gjithashtu kritika jo vetëm për betonizimin, por edhe për mungesën e transparencës dhe të konsultimit me komunitetin.

“Jam kundër, totalisht kundër këtij projekti, pasi prish dekorin dhe strukturën e lulishtes. Ka disa vende tjera ku mund të zhvillohej projekti, pikërisht në zona të pazhvilluara brenda lagjeve apo në sheshe të lira ku sot parkohen automjete,” tha Demalia.

“Nuk ka konsultime me grupet e interesit, qytetarët dhe shoqërinë civile. Shpërndarja e informacionit duhet të bëhej para se të fillonte investimi,” shtoi ai, duke theksuar se banorët ishin shpërfillur totalisht.

Urbanisti Andrit Shehu kujton se eksperienca me lojërat në ambiente të hapura ka qenë e hidhur.

“Pajisjet e këtyre lojërave dëmtohen për një kohë të shkurtër dhe sipërfaqja mbetet veçse një karakatinë,” tha Shehu, ish-drejtor i Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban në Kukës.

Një punonjës i sektorit të gjelbërimit, i cili foli në kushtet e anonimatit është gjithashtu i dëshpëruar me betonizimin.

“E kemi mbajtë me shumë vështirësi këtë lulishte, pasi dihet mungesa e ujit industrial në Kukës. Për vaditjen e saj ka financuar rreth 10 mijë USD një emigrant nga Kukësi që punon e jeton në SHBA në hapjen e një pusi, ndërsa tani i vënë kazmën barit,” tha ai.

Bashkia e Kukësit refuzoi të japë informacione shtesë për projektin e lulishtes, ndërsa deputetë të zonës dhe prefekti i zhvlerësuan shqetësimet e banorëve.

“Kryetari i Bashkisë, zoti Halilaj i ka sqaruar të gjitha përmes faqes së tij zyrtare në FB. Nuk kemi asgjë për të shtuar. Theksojnë se projekti është bërë nga zyra e urbanistikës në bashki,” tha sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Kukësit, Fadil Morina.

“Nuk ka asnjë problem. Është një park për fëmijë,” tha deputeti socialist, Eduard Shalsi përmes një mesazhi në aplikacionin Whatsapp, ndërsa akuzoi këtë reporter për “interpretime të gabuara”.

Prefekti Dritan Baji tha se nuk kishte dijeni për projektin, pasi “kemi pavarësi pushtetesh”.

Ndryshe nga zyrtarët e mësipërm, kryetari i Këshillit Bashkiak të Kukësit, Albert Muja shpreh shqetësimin për mosrespektimin e procedurave, pasi projekti nuk ka kaluar përmes Këshillit.

“Çdo investim duhet të kalojë në Këshillin e Bashkisë. Është një hapësirë publike e gjelbërt që është betonizuar dhe i është dhënë një organizatë të huaj për të investuar. Shkelja ka të bëjë me lejen. Nuk kemi asnjë dokument që është financuese TIKA, apo kush është TIKA,” tha Muja, ndërsa thekson se kryetari i Bashkisë do të thirret në mbledhjen e ardhshme për të raportuar për këtë çështje.

Çështja ka tërhequr edhe vëmendjen e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit në Bashkinë e Kukësit, i cili për momentin është mjaftuar me një komunikim verbal me përfaqësuesit e bashkisë për betonizimin e lulishtes.

“Kam kërkuar informacion lidhur me këtë problem dhe përgjigja e bashkisë ka qenë për një kënd lojrash për fëmijë. Në vijim do bëjmë verifikimet e duhura dhe do procedojmë, por me sa jam informuar, punimet janë pezulluar,” i tha BIRN Besar Tota, drejtor i IKMT-së për qarkun e Kukësit./ BIRN

Etiketa: betonizimEdi RamaKryesore1

Lajme të lidhura

Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren
Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25
Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!
Aktualitet

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Para
KPK e shkarkoi nga detyra në 2022, KPA lë në fuqi vendimin për gjyqtaren e Tiranës

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kudusi Shahu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren
Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një të mitur....

Lexo më shumë
Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com