GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Urdhri i SHBA për diplomatët: Mos ndërhyni në vendet e tjera, jo komente për zgjedhjet e drejtësinë

17:14 - 18/07/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Pashë tymin, por nuk…”/ Reagon Trump për zgjedhjen e Papës së ri në Vatikan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri – por jo vetëm – një fjalë, fotografi a mesazh nga Uashingtoni dhe përfaqësues të tij, është parë gjithmonë si konfirmim apo rrëzim i fateve të shumë personazheve lokale, politikave apo reformave të ndryshme.

Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dëshirojnë ta mbajnë më një rol të tillë, të paktën në publik. Administrata e Presidentit Trump ka vendosur të mos ndërhyjë më në zgjedhjet e vendeve të tjera, duke mos komentuar integritetin e tyre dhe as vendimet e drejtësisë, dy çështje që në Shqipëri janë parë gjithmonë si territore të influencës amerikane.

Kjo qasje e re është përcjellë përmes një udhëzimi të fundit të Sekretarit të Shtetit Marco Rubio për të gjithë diplomatët amerikanë në mbarë botën, zbuluar nga agjencia e lajmeve Reuters.

“Kur është e përshtatshme të komentojmë për zgjedhjet e huaja, mesazhi ynë duhet të jetë i shkurtër, i përqendruar në përgëzimin e kandidatit fitues dhe, kur është e përshtatshme, në vënien në dukje të interesave të përbashkëta të politikës së jashtme. Mesazhet duhet të shmangin dhënien e mendimeve mbi drejtësinë ose integritetin e një procesi zgjedhor, legjitimitetin e tij ose vlerat demokratike të vendit në fjalë”.

Ky zhvillim vjen pak ditë pasi presidenti i SHBA, Donald Trump, gjatë një vizitë në Arabinë Saudite, kritikoi vendet perëndimore se po ndërhyjnë në politikën e Lindjes së Mesme.

“Ndërsa Shtetet e Bashkuara do t’i përmbahen fort vlerave të tyre demokratike dhe do t’i manifestojnë këto vlera kur vendet e tjera të zgjedhin një rrugë të ngjashme, Presidenti e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara do të ndjekin partneritete me të vendet kudo ku përputhen interesat tona strategjike”.

Ky zhvillim në Departamentin Amerikan të Shtetit me gjasë do të prekë edhe Shqipërinë, ku zyrtarisht nëpërmjet kontratave të lobimit partitë politike kërkojnë të influencojnë administratën amerikane.

Më e fundit është kontrata nëpërmjet një fondacioni shqiptaro amerikan, në favor të PD, që ka angazhuar firmën Continental Strategy, që synon promovimin e axhendës së PD në SHBA.

Me ndërhyrjet e tyre publike në jetën politike dhe çështjet e drejtësisë, ambasadorët amerikanë në Shqipëri janë përkufizuar edhe si guvernatorë, një rol që të paktën gjatë kësaj administrate, do të duhet ta ridimensionojnë larg kanaleve të komunikimit publik.

Etiketa: SHBAZgjedhje

Lajme të lidhura

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton  bizneset në qendrën tregtare
Aktualitet

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare

19:14 - 06/04/26
Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime
Aktualitet

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime

17:18 - 06/04/26
Arrestohet se ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës në Vlorë
Aktualitet

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

15:50 - 06/04/26
Para
Një djalë i ri në Tiranë kërkon fundin e jetës duke qëlluar veten me thikë

Bashkëshorti i ndërroi jetë, 47-vjeçarja denoncon klinikën private: Nuk dhanë diagnozën e duhur

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve
Breaking Views

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

19:31 - 06/04/26

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka cilësuar si të shkëlqyer dhe historik operacionin për shpëtimin e dy pilotëve amerikanë...

Lexo më shumë
Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton  bizneset në qendrën tregtare

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare

19:14 - 06/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon me Barin në momentin vendimtar

Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon me Barin në momentin vendimtar

18:53 - 06/04/26
VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli

VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli

18:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com