GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Ilaria Sulës nga ish i dashuri, Prokuroria e Romës kërkon gjykim të menjëhershëm për Mark Samson! Babai i 22-vjeçares: Drejtësia të vihet në vend

20:00 - 18/07/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Jo vetëm nëna/ Shokët e Mark Samson të përfshirë në vrasjen e studentes shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Romës ka kërkuar gjykim të menjëhershëm për Mark Antony Samson, 23 vjeç, i cili ka pranuar fajësinë për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula.

Vrasja ka ndodhur në një apartament në rrugën Homs, në lagjen Africano të Romës, ku e reja shqiptare është goditur me tre goditje thike në qafë dhe më pas trupi i saj është fshehur në një valixhe dhe hedhur në një greminë në zonën e Capranica Prenestina.

Prokurorët, nën drejtimin e prokurorit të shtetit Giuseppe Cascini, e akuzojnë Samson për vrasje të qëllimshme me paramendim, motive e ulëta dhe lidhja afektive me viktimën, si dhe për fshehje kufome.

Në këtë procedim është nën hetim edhe nëna e Samson, e dyshuar për bashkëpunim në fshehjen e trupit.

Hetimet

Ndër provat që kanë rënduar pozitën e Samson është edhe një mesazh që hetuesit kanë gjetur në telefonin e tij, ku ai u shkruante miqve për Ilarian: “Ose kthehet me mua, ose do ta vras”.

Në vendimin e prillit të kaluar, me të cilin u konfirmua ndalimi dhe u caktua masa e arrestit me burg, gjyqtarja hetuese Antonella Minunni theksoi se “ajo që bie në sy është vetëkontrolli dhe qartësia me të cilën Samson vepron, veçanërisht pas vrasjes së Ilaria-s.”

Pavarësisht deklaratave të tij se nuk mund të jetonte pa të dhe se nuk mund ta imagjinonte jetën pa të, ai vazhdoi jetën e tij sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Sipas hetimeve, pas vrasjes, ai takoi një shoqe të Ilaria-s, hëngri një piadinë me të dhe bisedoi si për problemet që kishte pasur me Ilaria-n, ashtu edhe për çështje të zakonshme e pa rëndësi.

Gjyqtarja shtoi se Samson nuk shfaqi asnjë ndjeshmëri apo pendesë, duke i dërguar të atit të vajzës mesazhe të rreme si të ishin dërguar nga vetë Ilaria, dhe njësoj veproi edhe me shoqet e saj, duke i lënë të besonin se ajo ishte ende gjallë.

Pas kërkesës së prokurorisë ka ardhur edhe një reagim nga familja e Ilaria, ku babai i saj është shprehur sërish se kërkon drejtësi për të bijën.

“Ata njerëz i kanë shkaktuar shumë dhimbje familjes sime. Shpresoj që drejtësia të vihet në vend”, ka deklaruar Flamur Sula, babai i Ilaria-s për ANSA.

“Ilaria kishte gjithë jetën përpara. Nuk është e drejtë që princesha ime të përfundojë në këtë mënyrë të tmerrshme. Kam besim në drejtësinë italiane,” përfundoi Flamur Sula.

Etiketa: Ilaria Sula

Lajme të lidhura

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Para
Berisha: Regjimi po zbaton platformën e Çubrilloviçit ndaj shqiptarëve

Tragjedi në Elbasan, humbin jetën dy fëmijë. 8 dhe 10 vjeç

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë
Breaking Views

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26

Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të...

Lexo më shumë
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com