GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Qytetarët kundër blerjes së produkteve serbe në Kosovë, kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendor

14:03 - 19/07/25
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Qytetarët kundër blerjes së produkteve serbe në Kosovë, kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mallrat e Serbisë janë rikthyer fuqishëm në tregun e Kosovës këtë vit, pas një uljeje në vitet e fundit. Kosova ka tejkaluar dyfishimin e importit të produkteve me origjinë serbe në pesë mujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Ndërsa zërat për bojkotimin e produkteve serbe janë të shumtë, por këto mallra vazhdojnë të shiten në tregun e Kosovës.

Shumica e qytetarëve të anketuar nga KosovaPress, thonë se nuk i blejnë produktet ushqimore dhe të tjera me origjinë nga Serbia. Ata mendojnë se favorizimi i prodhimeve vendore forcon ekonominë e Kosovës dhe ndihmon në rritjen e buxhetit shtetëror, ndërsa importet përveç që i ndihmojnë shtetet tjera, sjellin edhe më shumë taksa e shpenzime për konsumatorët vendorë.

Gjithsesi se duhet të bojkotohen produktet serbe, thotë qytetari Basri Hoxha, i cili shton se është e domosdoshme që shteti të investojë në bujqësi dhe ekonomi vendore, në mënyrë që konsumatori sipas tij, të ketë alternativa cilësore dhe të përballueshme.

“Nuk i blej dhe kam qenë kritik permanent, duhet që së paku të mësojmë edhe nga armiqtë tanë, ata nuk i blejnë tonat pse ne ti blejmë të atyre? Por te drejtën tu a them ata që i kanë standardet e ulta i josh çmimi kështu që duhet edhe ti kuptojmë. …. Por shikoni motivet të shumëllojshme munden me qenë por kryesisht armiqësia e tyre ndaj shqiptareve shekullore atëherë pse tu ndihmojmë, por fatkeqësi e madhe për kombin tonë që ministritë tona menjëherë pas luftës institucionet tona nuk i kanë stimuluar bujqit tonë që të prodhojnë sa më shumë dhe të ketë mërqinje për popullin tonë. Me hap ferma në tërë territorin e Kosovës, ferma të lopëve, pulave, ferma plantazhe pemë, dhe perimeve. Fatkeqësi e jona që me miliona importojnë prej Serbisë e popullin nuk mundem me fajësua asnjëherë, unë i fajësoj udhëheqësit tonë politik, qeverinë tonë”, theksoi ai.  

Ndërsa, Valdet Spahijaj thekson se ndërgjegjësimi për bojkotin e produkteve serbe është rritur pas luftës. Megjithatë, siç thekson ai, ende ka individë që i blejnë, ndoshta për shkaqe personale apo ekonomike. Ai nënvizon se sot Kosova ka mjaft prodhime vendore me shumëllojshmëri, prandaj nuk ka arsye të vazhdohet me konsumimin e produkteve serbe.

“Sa i përket produkteve serbe i kemi blerë më herët para luftës, mbas luftës pak jemi vetëdijesuar, dhe që shumica nuk i blejnë duke i pasur produktet tona jo vetëm një lloj apo dy por tre-katër lloje për një produkt kështu që nuk ka nevojë për ti blerë ato mjaft i kemi konsumuar deri më tani. Ndërgjegjja e qytetarëve me siguri është ngritur, dhe shumica nuk i blejnë më, por ka edhe disa prej tyre që edhe i blejnë”, theksoi Spahijaj.

Qytetari Musa Kalaveshi shprehet se përpiqet të mos blejë produkte serbe, duke e parë këtë si çështje parimore dhe njerëzore. Sipas tij, nuk ka arsye të konsumohen produkte të huaja kur ekzistojnë alternativa vendore. Ky qëndrim reflekton një bindje morale dhe mbështetje për prodhimet tona, duke theksuar rëndësinë e vetëdijes individuale në zgjidhjet që bëjnë si konsumatorë.

Edhe qytetari Sejdi Halimi thekson rëndësinë e mbështetjes së prodhimeve vendore, duke thënë se konsumimi i tyre ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit. Edhe pse cilësia ndoshta nuk është gjithmonë në nivelin më të lartë, ai beson se sa më shumë të konsumohen prodhimet vendore, aq më shumë do të përmirësohet edhe standardi i tyre.

Edhe Jashar Miftari shpreh një qëndrim të prerë kundër blerjes së produkteve serbe, duke thënë se “nuk i blej sepse nuk i dua”. Për të, kjo nuk është vetëm çështje patriotizmi, por bindje personale e ndërtuar mbi historinë dhe marrëdhëniet me Serbinë.

Ai thekson se nuk u beson më atyre që i konsideron armiq dhe se nuk ka arsye t’i mbështesë përmes konsumit.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, vendi ynë nga Serbia, vetëm për pesë muajt e parë të këtij viti ka importuar mallra në vlerë mbi 91 milionë euro apo rreth 117 për qind më shumë se në kohën e njëjtë të vitit të kaluar që ishin 42 milionë euro.

Njëkohësisht, Kosova vazhdon të ketë bilanc negativ tregtar, i cili po vazhdon ta dëmtojë vendin, kur kihet parasysh niveli i ulët i eksporteve të Kosovës si pasojë e mungesës së subvencioneve dhe politikave jo të favorshme për prodhuesit vendor./ Kosovapress

 

Lajme të lidhura

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012
Breaking Views

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
Breaking Views

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe
Aktualitet

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

13:45 - 31/01/26
Para
Përplasen tre automjete në Maliq, dy të plagosur dërgohen në spital

Përplasen tre automjete në Maliq, dy të plagosur dërgohen në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rrugaçe e ligjit”, Berisha nga SPAK: Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit, shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit
Aktualitet

“Rrugaçe e ligjit”, Berisha nga SPAK: Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit, shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit

10:52 - 02/02/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një deklarate para SPAK, akuzoi ashpër anëtarët e KLGJ-së për vendimin e tyre...

Lexo më shumë
Banorët e Luzit sërish në protestë: PS na mashtroi për rrugën, ta rregullojnë ose do rrimë këtu deri sa të vdesim

Banorët e Luzit sërish në protestë: PS na mashtroi për rrugën, ta rregullojnë ose do rrimë këtu deri sa të vdesim

10:32 - 02/02/26
Dervishi: Reshjet zbuluan propagandën e qeverisë, rrugët e reja u shembën me dy pika shiu

Dervishi: Reshjet zbuluan propagandën e qeverisë, rrugët e reja u shembën me dy pika shiu

10:13 - 02/02/26
Raporti i FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse

Raporti i FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse

09:39 - 02/02/26
“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

Kërkuan rritje rroge/ Rama i cilëson gjyqtarët si “njollë turpi”: U bënë vetë Zot dhe vetë shkop

09:11 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com