GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tërhiqet pas skandalit bashkia e Vlorës: Nuk e japim Kaninën për panele fotovoltaike

22:22 - 20/07/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Tërhiqet pas skandalit bashkia e Vlorës: Nuk e japim Kaninën për panele fotovoltaike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak ditë më parë në media u raportua se shkaku i përplasjes mes Edi Ramës dhe Ermal Dredhës, është dhënia e një sipërfaqe toke prej 831 hektarësh në zonën e Kaninës në Vlorë për t’u ndërtuar një park fotovoltaik nga një operator ekonomik

Kërkesa ka shkuar që në nëntor të vitit të kaluar në protokollin e Bashkisë së Vlorës dhe projekti “përlan” të gjithë faqen e Malit të Kaninës, e njohur ndryshe si ekonomia Shashicë-Gumenicë, atje ku qindra banorë të zonës kishin ndërtuar ekonominë e tyre blegtorale.

Ermal Dredha nisi procedurat dhe organizoi një dëgjesë me banorët e Kaninës, të cilët e kundërshtuan njëzëri projektin, duke pretenduar se një pjesë e tokave janë prona private ose në procese gjyqësore për njohjen e titullit të pronësisë.

I vënë përballë kundërshtimit të fuqishëm të banorëve, Ermal Dredha u mundua ta zvarrisë sa më shumë shtyrjen përpara të projektit, por presioni që vinte nga Tirana ishte shumë i lartë.

Pas “shkundjes” që Edi Rama i bëri Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, firmosi projektvendimin për nisjen e procedurës për dhënien me qira për 10 vjet me të drejtë rinovimi të 834 hektarëve në Kaninë dhe çështja është futur në mbledhjen e nesërme në rendin e ditës për t’u miratuar në Këshillin Bashkiak.

Ndërkohë, sot ka ardhur dhe një reagim nga kryetarja e Këshillit Bashkiak të Vlorës, Elpiniqi Mërkuri, një reagim që vjen vetëm një ditë para se dhënia me qira supozohet të miratohet në atë Këshill.

Ajo pranon se ka patur kërkesa në Bashkinë e Vlorës vitin e kaluar në datat 29 prill 2024, 20 dhe 23 maj 2024 për çështjen në fjalë. Sipas saj, toka prej 831 hektarësh në Kaninë, rezulton të jetë në emër të Bashkise Vlorë sipas një dokumenti hipotekor nga Kadastra, por sqaron se vetë Bashkia e Vlorës nuk figuron zoteruese e titullit të pronësisë së këtij trualli.

Për këtë arsye, kryetarja e këshillit bashkiak të Vlorës thotë se ditën e nesërme nuk mund të merret asnjë vendim në lidhje me kërkesën për të ndërtuar park fotovoltaik në këtë truall në Kaninë.

Reagimi i plotë:

Të nderuar banorë të Vlorës, por jo vetëm. Në përgjigje të interesimit të disa mediave dhe në vazhdën e dizinformimit nga disa të tjera, sqarojmë se: Është e vërtetë që prej 16 muajsh Bashkia Vlorë ka marrë disa kërkesa për një truall me sipërfaqe 831.7 ha, ku subjektet kërkuese synojnë të ndërtojnë një park fotovoltaik. Kërkesat janë depozituar përkatësisht në këto data:
1. 29.04.2024
2. 20.05.2024
3. 23.05.2024

Së fundmi, kërkesa është miratuar për t’iu përcjellë Këshillit Bashkiak. Megjithatë, nga dokumentacioni i marrë nga Kadastra më datë 18.07.2025, me qëllim plotësimin e dokumenteve për mbledhjen e Këshillit, rezulton se trualli në zonën e Kaninës ka vetëm një vërtetim hipotekor si truall në emër të Bashkisë, por Bashkia Vlorë nuk figuron si zotëruese e titullit të pronësisë së këtij trualli.

Në këto kushte, Këshilli Bashkiak nuk mund të marrë një vendim në lidhje me këtë kërkesë. Të gjitha komentet dhe insinuatat e tjera janë keqkuptime ose dizinformime me prapavijë keqdashëse.

Duke ju uruar një fillim jave sa më të paqtë, ju njoftojmë se nesër do të vijojmë me mbledhjen dhe shqyrtimin e projekt-vendimeve të tjera të rendit të ditës”, thuhet në reagimin e kryetares së Këshillit Bashkiak të Vlorës, Elpiniqi Mërkuri.

 

Etiketa: BashkifotovoltaikKryesore1Vlore

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, e reja përplasi me makinë të moshuarin

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Mos u kap pas të kaluarës, horoskopi 13 shkurt

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Korrik 2025

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli
Uncategorized

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim te kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli. Kristjan Shkreli u mor...

Lexo më shumë
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, e reja përplasi me makinë të moshuarin

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com