GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Edhe Rama e pranon: Pasi sigurova votat, nisa prishjet për hapësirat publike

09:20 - 21/07/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Edhe Rama e pranon: Pasi sigurova votat, nisa prishjet për hapësirat publike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej ditësh një aksion është marrë në vendin tonë për lirimin e hapësirat publike.

Kryeministri Rama, deklaroi sot se vendimin për lirimin e hapërsirave publike, e mori pas fitimit bindshëm në zgjedhjet e 11 majit.

Rama tha se pas fitores u kthyen në territor për të parë se çfarë shqetësimesh ka komuniteti.

“Në zgjedhje për herë të parë isha pjesë e skuadrës së Tiranës, e ndryshe nga fushatat e tjera kam pasur një seri të gjatë takimesh dhe praktikisht kam mundur të shoh e kaloj në shumë territore të Tiranës që nuk i kisha parë prej kohësh pasi nuk më kishte çuar puna.

Kam vënë re dy gjëra që më bënë shumë përshtypje, një transformimi i madh pozitiv që ka pësuar kryeqyteti, edhe në territore periferike, por nga ana tjetër negative në aspektin e një ekspansioni të kufijve të veprimtarisë së njësive të shërbimit në hapësirat publike. Kjo ishte baza e një shqetësimi.

Pak ditë pasi zgjedhjet përfunduan me një rezultat të jashtëzakonshëm me një rekodrd absolut, por që vjen me një përgjegjësi shumë të madhe, kemi diksutuar për domosdoshërinë që të kthehemi në territor dhe të shohim se çfarë shqetësimesh ka komuniteti“, tha ai.

Më tej Rama deklaroi se duhet krijuar një vijë e padukshme që 70%  e hapësirave të jenë për qytetarët dhe 30% për bizneset.

“Nuk do të shkojmë në ekstreme të kësaj natyre dhe do të arrijmë të krijojmë një vijë të padukshme por të pranuar nga të gjithë ku 70%, parimisht, se mund të jetë 65, 80%, 70% e trotuarit të jetë e lirë për njerëzit dhe 30% për karriget e shërbimin jashtë. Si të gjitha vendet mesdhetare është komplet e natyrshme që të shërbehet edhe jashtë. Por nga ana tjetër, ajo që është e shëmtuar është që këto shërbime të kthehen në zaptime, presion dhe pamundësi për komunitetin për të pasur pjesën e vet normale të jetës. Sa i përket teorisë të turistëve është teori kot, që nuk ka vlerë.

Kush ishte qeveria që e lejoi këtë zaptim? Nuk është qeveria që merret me karriget dhe tavolinat. Jemi në kushtet e një mobilizimi për t’u dhënë një përgjigje shteruese shqetësimit të qytëetarëve të panumërt në qytete të  mëdha, të vënë re gjatë fushatës, për asfiksimin e hapësirave publike si pasojë e karrigeve, cadrave, barrikadave. Nga ana tjetër, u morën taksat. Shpresoj të jenë marrë taksat për çdo metër katror zaptuar. Do të ishte gjysma e së keqes, që të paktën të ketë përfituar pushteti vendor të gjitha ato tarifa që burojnë nga çdo tavolinë.”, u shpreh Rama.

Etiketa: aksionKryesore1RamaZgjedhje

Lajme të lidhura

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
Qeveria krijon Autoritetin për Informacionin Gjeohapësinor

“Me satelitët do mbrojmë territorin nga ndërtimet pa leje”, Rama harron milionat dhe i kthehet dronëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25

Një përleshje mes dy familjeve ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Gramshit, ku në konflikt është përfshirë edhe...

Lexo më shumë
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com