GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Drejtoresha e Blendi Gonxhes u firmos 12 milionë euro tutorit Lefter Lamaj dhe kapos së drogës, Gëzimit të Kashtës

14:47 - 21/07/25
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
Drejtoresha e Blendi Gonxhes u firmos 12 milionë euro tutorit Lefter Lamaj dhe kapos së drogës, Gëzimit të Kashtës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Figurat e trafikut të drogës, prostitucionit, trafikut të qenieve njerëzore, korrupsionit dhe pastrimit të parave vijojnë të përfitojnë miliona euro para publike me tendera, përmes kompanive në emrin e tyre apo të familjarëve, duke përzier kështu paratë publike me paratë e krimit. Dokumentet tregojnë se ministri Blendi Gonxhe për të firmosur dhjetëra milionë euro tendera për këta njerëz ka caktuar drejtoreshën e Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara, Arlinda Pogaj.

Që pas emërimit në krye të Operatorit të Tenderave si e besuara e Blendi Gonxhes, Arlinda Pogaj, vetëm me dy figura të krimit ka firmosur afro 12 milionë euro tendera. Bëhet fjalë për ish bosin e prostitucionit në Piacenza të Italisë, Lefter Lamaj, i dënuar me 11 vit burg, i cili fshihet pas kompanisë përfituese Devis shpk, ndryshuar emrin në Abi’s shpk, kaluar në emrin e bashkëshortes Kristinka Leka, si dhe për trafikantin e drodës Gëzim Salillarin, i njohur si Gëzimi Kashtës, i dënuar me 11 vite burg për trafik kokaine dhe heroine, i cili i përfiton paratë publike përmes kompanisë Rej shpk, në të cilën është aksioner me 20 % përmes kompanisë Kliva, me ortak të vetëm Salillarin.

Së pari, ligji shqiptar ndalon të dënuarit për trafik droge, prostitucion dhe organizatë kriminale që të marrin pjesë në tendera dhe ankande publike.

Së dyti, përfituesit real të fondeve publike janë subjekte të ligjit anti-mafia, ndaj të cilëve SPAK duhet të nisë hetim pasuror, për të konstatuar nëse kompanitë janë produkt i parave të pista dhe për të procesuar me sekuestrim sipas rastit.

Fakte, Pogaj 10 milionë euro për Lamajn

Drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara, Arlinda Pogaj dhe pronarja në letra e kompanisë Abi’s (Devis), Kristinka Leka, pas të cilës qëndron Lefter Lamaj, kanë monopolizuar shërbimin e lavanderisë në spitale. Vitet e fundit tenderat kanë marrë formën e koncensionit, duke lidhur kontrata me afat 4-vjeçar për këtë shërbim. Gjatë 12 muajve të fundit, Pogaj ka firmosur 10 milionë euro tendera për kompaninë e ish bosit të prostitucionit.

Në 10 korrik 2025, Arlinda Pogaj ka kopsitur letrat e tenderit për shërbimin e lavanderisë dhe hotelerisë në pavionet e Spitalit Bashkiak Sarandë, për 4 vite, duke shpallur fituese pikërisht kompanië Abi’s (Devis), me flamur të kuq korrupsioni; Mungesë konkurrence, ofertë fituese 1.1 milionë euro gati sa fondi limit, procedura formale, fitues i paracaktuar.

Në 16 shtator 2024, me të njëjtën formë, me pazar në tavolinë, finalizon tenderin me vlerë 900 mijë euro për kryerjen e shërbimit të lavanderisë për një periudhë 36 mujore në Spitalin Universitar të Traumës, për kompaninë Abi’s (Devis).

 

Në 4 shtator 2024, kompania me emër të ndryshuar ka fituar tenderin e radhës me vlerë 1.3 milionë euro, aq sa fondi limit, për shërbimin e lavanderisë së Spitalit të Elbasanit, për 48 muaj, pra për katër vite, deri në fund të vitit 2028.

E gjithë procedura është fiktive dhe korruptive. Një javë më pas, në 10 shtator 2024, po nga Operatori i Blerjeve të Përqëndruara me në krye Arlinda Pogaj, Lefter Lamaj ka marrë tenderin e radhës për shërbimin e lavanderisë dhe hotelerisë për Spitalin e Vlorës, me vlerë 1.8 milionë euro, në të njëjtën formë.

Në 16 shtator 2024, në të njëjtën formë, Blendi Gonxhe dhe Arlinda Pogaj i ka dhënë të dënuarit për protitucion, me pazar në tavolinë, tenderin për shërbimin e lavanderisë për Spitalin Psikiatrik të Elbasanit me vlerë 3.1 milionë euro, për një periudhë 4-vjeçare.

Në 17 shtator 2024, kompania me emër të ndryshuar ka fituar tenderin e radhës me vlerë 2.2 milionë euro për kryerjen e shërbimit të lavanderisë për një periudhë 36 mujore në Spitalin Universitar të Traumës. Tenderi ka natyrën e koncensionit pasi parashikon një shërbim trevjeçar.

Tenderi i dyshimtë është organizuar nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, një agjenci e cila ka qenë shpesh objekt goditje nga SPAK për afera korruptive. Pra në një hark të shkurtër kohor, Arlinda Pogaj, me ose pa urdhër, ka kopsitur letrat, duke i dhënë mbi 10 milionë euro para publike Lefter Lamajt.

Gjithçka duket e organizuar dhe e koordinuar, duke ndarë tenderat jashtë zyrave të Operatorit të Tenderave dhe përdorur entin publik vetëm për të vulosur përvetësimin e parave publike.

Si fshihet Lefter Lamaj pas kompanisë Abi’s (Devis)

Në vitin 2017, Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë arrestuan Lefterin me qëllim për ta ekstraduar në Itali, pasi ishte dënuar me 11 vite burg për trafik droge dhe prostitucion.

Pas arrestimit, Lefter Lamaj nuk u ekstradua, por iu konvertua dënimi. Sipas mediave italiane, “Lefter Lamaj, është shefi i padiskutueshëm i grupit të prostitucionit në Piacenza midis viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000″. Ai u dënua në Shqipëri me 5 vite burg nga 11 që ishte dënuar në Itali dhe shumë shpejt la qelinë.

Pas aktivitetit kriminal në Itali, në shkurt të vitit 2004, Lefter Lamaj themeloi kompaninë Devis shpk, me nipt K31420012M, me objekt në fushën e lavaderisë.

Në janar të vitit 2008, Lamaj e kaloi kompaninë në emrin bashkëshortes së tij, Kristina Leka. Sipas kontratës, zonja Leka do i jepte 80 milionë lekë Lamajt jashtë zyrës noteriale, para të cilat nuk u dihet burimi.

Pasi bleu kompaninë pa kapital për 80 mijë euro, zonja Leka rriti kapitalin nga 100 mijë lekë në rreth 2 milionë euro. Të gjitha të dhënat ngrenë dyshime për një skemë të pastër pastrimi parash.

Në vitin 2016, kompania e Lamajt nisi të marrë pjesë në procedura publike. Kompania ka fituar 37 milionë euro tendera, 10 nga të cilat me firmën e Arlinda Pogajt.

Blendi Gonxhe tender për Gëzimin e Kashtës

Që pas caktimit nga Blendi Gonxhe në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara, zonja Arlinda Pogaj ka firmosur një tender me vlerë 1.2 milionë euro për kompaninë Rej, me përfitues fundor, Luan Kapri dhe Gëzim Salillari, i njohur si Gëzimi i Kashtës, referuar emrit të një lokali që ka pasur në zonën e bllokut të vilave qeveritare në Durrës.

Salillari bleu 20 % të aksioneve të komapnisë Rej shpk, në vitin 2011, përmes kompanisë së tij Kliva shpk. Vetëm gjatë pesë viteve të fundit, mbi 30 milionë euro kanë kaluar nga Thesari i Shtetit në llogaritë e kompanisë Rej. Disa tendera të dyshimtë, sidomos në Durrës, besohet se janë përfituar me ndikimin e Gëzimit të Kashtës, subjekt i ligjit anti-mafia.

Në shkurt të këtij vitit, Arlinda Pogaj ka kopsitur letrat, duke i dhënë një tender me vlerë 1.2 milionë euro kompanisë Rej shpk, për shërbimin e pastrimit të Spitalit Psikiatrik “Ali Mihali”, në shkelje të ligjit, pasi aksioner i kompanisë fituese është një subjekt, të cilin ligji për prokurimet e ndalon për të marrë pjesë në tendera dhe ankande publike.

Të paktën dy kompani të tjera kanë ofruar çmime më të ulëta se REJ, por pavarësisht kësaj, tenderi i është dhënë subjektit të lidhur me botën e krimit, nën dyshimet e ndikimit korruptiv. /Prapaskena/

Etiketa: Arlinda PogajBlenci GonxheGëzimi i KashtësKryesore1Lefter Lamaj

Lajme të lidhura

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Para
Albana Vokshi mund në gjykatë Vilmën, koncesionaren e Ramës për Check Up-in

Albana Vokshi mund në gjykatë Vilmën, koncesionaren e Ramës për Check Up-in

Discussion about this post

TË FUNDIT

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se...

Lexo më shumë
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com