GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ish-kryeministri Vilson Ahmeti “mbjell” kulla në Tiranë, nga skandali “Arsidi”, tek afera CEZ dhe lidhja me Kastriot Ismailajn

16:29 - 21/07/25
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
Ish-kryeministri Vilson Ahmeti “mbjell”  kulla në Tiranë, nga skandali “Arsidi”,  tek afera CEZ dhe lidhja me Kastriot Ismailajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Ish-kryeministri i Shqipërisë në vitet 1991-1992, Vilson Ahmeti, i arrestuar për skandalin “Arsidi” në 23 shkurt të vitit 1993 dhe i hetuar si pjesë e aferës CEZ-DIA dy dekada më vonë, ‘po pushton’ me kulla Tiranën, mbi prona të siguruara në forma të dyshimta dhe me para që mund të jenë produkt i veprimtarive të paligjshme.

Vilson Ahmeti është themelues dhe bashkëaksioner i kompanisë së ndërtimit ALBANIAN INVESTMENT CONSTRUCTION, themeluar 20 vite më parë, me kapital 100 mijë lekë, kompani e cila është faktuar si e implikuar në aferën CEZ-DIA, duke marrë para me fatura fiktive.

E dyshimtë është një kullë e ngritur në zonën më të lakmueshme të Tiranë mes Hotel Dajtit dhe Katedrales, mbi një pronë që shteti e bleu për të ndërtuar një godinë për Gjykatën e Lartë.

Nuk dihet se si kompania me aksioner ish kryeministrin e siguroi këtë pronë, duke ndërtuar kullën me vlerë dhjetëra milionë euro.

Kompani A.I.C, po në mënyrë të dyshimtë ka siguruar një tjetër pronë me dokumente false tek Uji i Ftohtë në Vlorë duke ndërtuar një kompleks banimi deri në 4 kate.

Në qershor të vitit 2023, kompania me aksioner Vilson Ahmetin ka marrë një tjetër leje për ndërtimin e një kompleksi gjigant në Farkë, mbi prona publike dhe private. Për të kopsitur letrat e kësaj prone dhe lejen e ndërtimit janë implikuar një rreth i madh zyrtarësh publikë.

Më herët, kompania A.I.C ka ndërtuar një kompleks pallatesh edhe në zonën e Dajtit, zonë në të cilën është bërë masakër me tjetërismin e pronave.

Menjëherë pas themelimit në 2024, kompania ka marrë leje për ndërtimin e një kompleksi pallatesh në Rrugën Ndre Mjeda në Tiranë, edhe pse me një kapital qesharak dhe pa asnjë përvojë në fushën e ndërtimit. Ka dyshime të forta se me këtë investim janë pastruar para që janë produkt i veprimtarive të paligjshme.

Nëse në 20 shkurt të vitit 1993, Vilson Ahmeti mund të jetë arrestuar për motive politike nga Sali Berisha, cili përdorte drejtësinë për të burgosur kundërshtarët politikë, ka fakte dhe prova që Ahmeti është implikuar në aferën CEZ-DIA, për të cilën SPAK dhe GJKKO kanë mbyllur prej disa muaj Ilir Metën në burgun 313.

Në shtator të vitit 2015, Prokuroria mori në pyetje ish-kryeministrin Vilson Ahmeti, në kuadër të hetimit të aferës korruptive CEZ-DIA. Meqenëse organi i akuzës kontrollohej asokohe nga dyshja Berisha-Meta, për këtë aferë u dënua vetëm pronari në letra i kompanisë DIA, Kastriot Ismailaj, i cili siç edhe rezultoi më vonë ishte thjeshtë prestanome i Ilir Metës, i cili përdori kompaninë fantazmë DIA për të marrë miliona euro nga kompania çeke CEZ, e cila nga ana e saj ua vidhte paratë shqiptarëve përmes mbifaturimeve dhe uljes së çmimit të energjisë që KESH i shiste CEZ, me vendim nga ERE, ku këshilltar i ERE ishte Petrit Ahmeti, vëllai i Vilson Ahmetit.

Vilson Ahmeti ishte pikërisht administrator i kompanisë së ndërtimit A.I.C, e cila ndërton kulla në Tiranë. Nga hetimet rezultoi se kompania A.I.C, me administrator dhe bashkëaksioner Vilson Ahmetin ka përfituar nga kompania DIA e Kastriot Ismailjat 170 mijë euro.

Asokohe, Vilson Ahmeti tha se faturat ishin të rregullta dhe se kishte kryer punë reale për kompaninë DIA. Por, në dosjen e SPAK thuhet se kompania DIA e Kastriot Ismailajt gjatë viteve 2010-2011 kishte kaluar në llogari të kompanisë A.I.C së Vilson Ahmetajt 65 mijë euro, gjoja për rikostruksion zyrash, por që sipas SPAK-ut nuk është kryer ky proces.

Hetimet e SPAK-ut provojnë se Vilson Ahmeti ka marrë para korrupsioni nga Kastriot Ismailaj përmes kompanisë A.I.C. Mbetet i dyshimtë fakti se pse SPAK nuk e ka marrë të pandehur Vilson Ahmetin dhe pse nuk ka ngritur akuzën e grupit të strukturuar kriminal, pasi Meta, vëllezërit Ahmeti, Ismailaj, drejtuesit e CEZ, ERE, Agron Çela etj., kanë vepruar si grup kriminal.

Mbetet për t’u parë nëse GJKKO do të kërkojë zgjerimin e të implikuarve siç ka vepruar edhe në raste të tjera.

Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe kompania A.I.C ka finalizuar një investim miliona euro në Caslano të Zvicrës, kamufluar me kompaninë Shehu Architects Sagl, me zyra në Lugano, aty ku është strehuar Arben Ahmetaj, në kërkim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.

Nuk dihet nëse SPAK ka kryer veprime për burimin e të ardhurave të investimeve në ndërtim për kompaninë A.I.C, nëse burimi është i ligjshëm apo janë para korrupsioni.

Duket se kompania e Vilson Ahmetit nuk është implikuar rastësisht në aferën CEZ-DIA. Në dosjen e SPAK-ut për korrupsionin e Ilir Metës, episodi CEZ-DIA, përmendet edhe Petrit Ahmeti, vëllai i Vilson Ahmetit, asokohe këshilltar i ERE, ndërsa sot kryetar i ERE.

Ish drejtori ekzekutiv i kompanisë DIA, Elvis Mataj, një nga njerëzit më të besuar të Ilir Metës dhe që bënte lëvizjet e parave, ka rrëfyer se Kastriot Ismailaj i ka dhënë 150 mijë euro kreut të ERE, Petrit Ahmeti, asokohe këshilltar i bordit të ERE, me qëllim për të ulur çmimin e energjisë që KESH i shiste CEZ dhe që CEZ më pas ua shiste shqiptarëve, duke fituar dhjetëra milionë euro.

Elvis Mataj ka treguar se administratori i DIA, Kastriot Ismailaj, që ishte eprori i tij në kompani, i ka dhënë 500 mijë euro bordit të ERE për t’i ulur çmimin e energjisë CEZ, ndërsa këshilltarit të bordit si sekser, Petrit Ahmetajt, më vonë kreu i ERE, i ka dhënë 150 mijë euro, shumë të cilën ia ka kaluar pjesërisht.

Në vitin 2012, Enti Rregullator i Energjisë mori vendimin për të ulur çmimin me të cilin KESH i shiste energjinë CEZ-it, nga 2.8 lekë për kwh që ishte çmimi, ai u ul në 2.2 lekë për kwh.

Petrit Ahmeti ortak me Kastriot Ismailaj

Kreu i ERE Petrit Ahmeti është ortak në biznes me kreun e DIA Kastriot Ismailajn, për të cilin Elvis Mataj thotë se ka korruptuar me 150 mijë euro Ahmetin.

Konkretisht, Petrit Ahmeti është bashkëthemelues dhe aksioner me Kastriot Ismailaj në kompaninë ASSET sh.p.k, me nipt L01628004T, e cila bashkë me kompanitë CEZ-DIA ka vjelur në formë abuzuese interesa miliona euro në sektorin e energjisë për vite me radhë.

Me pagë 53 mijë USD në vit, Petrit Ahmeti ka pasur personalisht aksione dhe interesa korruptive edhe në kompani të tjera private në fushën e energjisë, interesa këto të mbajtura në forme guacke nga persona të besuar në këto kompani (si kompania GSA sh.p.k, identifikuar me nipt J61820031J), e cila vjen në formën abuzuese në sektorin e energjisë prej vitesh, duke qenë vetë në funksion kyç publik.

Në maj të vitit 2018, Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në Prokurori kryetarin e Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, Petrit Ahmetin, duke e akuzuar se i ka shkaktuar një dëm prej 9 milionë euro buxhetit të shtetit.\

Emri i kreut të ERE-s, Petrit Ahmeti është përmendur edhe në dosjen e Arbitrazhit në dëshminë e ish-drejtorit të CEZ-it në Shqipëri, Josef Hejsek, dhënë në 26 tetor të vitit 2014.

Në dëshminë e tij, Hejsek pohon se ka qenë ish-ambasadori i Shqipërisë në Pragë, i ndjeri Qazim Tepshi i cili ka rekomanduar Kastriot Ismailajn si një mbledhës të borxheve të jashtme të CEZ-it.

Ismailajn, Hejsek deklaron se ka shkuar në zyrën e kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha, ku ishin të pranishëm edhe ish-kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta dhe kryetari aktual i ERE-s, Petrit Ahmeti, në atë kohë këshilltar zyrtar i Bordit të ERE-s.

Në 10 tetor 2013, Petrit Ahmeti u emërua nga Kuvendi në krye të bordit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE). “Suksese Petrit Ahmetit se ka punë të vështirë”, tha Ilir Meta pasi dha rezultatin e votimit si kryetar Kuvendi. /Prapaskena/

Etiketa: Kryesore1Petrit AhmetiVilson Ahmeti

Lajme të lidhura

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Para
Biznesmeni Enver Ferizaj kreu i organizatës kriminale që sjell paratë e drogës nga Zvicra në Shqipëri me skemën Hawala

Biznesmeni Enver Ferizaj kreu i organizatës kriminale që sjell paratë e drogës nga Zvicra në Shqipëri me skemën Hawala

Discussion about this post

TË FUNDIT

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë deklarata të forta lidhur me institucionin e AKSH-it (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), duke...

Lexo më shumë
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com