GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Pas lejës për kullën 52-katëshe, Genc Kuçuku merr 5 miliardë lekë pa garë nga Dritan Agolli

19:48 - 21/07/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
Pas lejës për kullën 52-katëshe, Genc Kuçuku merr 5 miliardë lekë pa garë nga Dritan Agolli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dritan Agolli është kthyer në “kamikaz” që po e çon deri në fund misionin, edhe pse është vënë nën hetim nga SPAK për korrupsion me tenderat. Rasti i fundit tregon se drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) po vazhdon skemën e korrupsionir me aktorë të nivelit të lartë të korrupsionit me kontratat publike. Një prej tyre është Genc Kuçuku, pronar i kompanisë “PROGEEN” shpk.

Për Kuçukun, drejtori i FSHZH, Agolli ka metodën  e përjashtimit të të gjithëve, përveç porosisë. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Kusht: fituesi nuk është operatori me ofertën më të ulët”, kështu e ka kalsifikuar Open Data Albania manipulimin e bërë nga komisioni i Agollit. Tenderi është shënuar me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Tenderi ka një emërtim shumë të gjatë, që tregon edhe nevojën e Agollit për të maskuar sa më shumë gropën se ku po i çon 5 miliardë lekë. Kontrata ka si objekt “Krijimi i një modeli të integruar të zhvillimit në formën e një parku multifunksional me temën e 100 fshatrave: Ferma Didaktike Valias. Zona e interesit shtrihet ne kufirin perëndimor të bashkisë Kamëz. Kufiri fizik i saj konturohet nga rruga “Kallarreve” në veri nga rruga “Thethi” në perëndim si dhe nga rruga “Ëillson” në jug.

Sigurisht që hulumtuam projektin në dokumentet e tenderit dhe zbuluam se ferma ka ekzistuar, objektet janë aty, stallat, gjithçka që kërkohet. Vetëm se janë të vjetra, qysh në kohën e Ndërmarrjes Bujqësore.

Do të ishte më mirë të quhej “rikonstruksion” se sa të zbukurohet me terma si “ferma didaktike” apo “100 fshatrat”. Kjo e fundit (100 fshatrat) është kthyer tashmë në markë korrupsioni të Dritan Agollit.

Në fund të kontratës, pasi të jetë bojatisur ferma, dhe të jetë korrur bari, do të kemi këtë pamje 3 D.

Për këtë punë janë vënë në lojë 499,725,589 lekë pa TVSH. Dhe më 16 qershor 2025, është mbajtur tenderi ku kanë marrë pjesë 15 operatorë. Megjithatë, komisioni i Agollit nuk ka lejuar t’i bëhet konkurrencë kompanisë së paracaktuar “PROGEEN” shpk që kishte si mbështetje edhe kompaninë “Nika” shpk.

Fituesi i shpallur  nga Agolli më 10 korrik 2025, kishte bërë ofertën 439,998,445 lekë pa tvsh, por operatorët e tjerë kishin propozime me vlerë më të ulët. Kjo është arsyeja e skualifikimit të tyre me kleçka nga më të ndryshmet, si për shembull “punë të ngjashme”, apo kritere të tjera subjektive dhe përjashtuese.

Kështu kompania “CURRI” sh.p.k ka ofertën me vlerë 434,892,495 lekë pa tvsh. Operatori ekonomik  “G.P.G COMAPNY” sh.p.k propozon shifrën 432,596,446 lekë pa tvsh.

Bashkimi i operatorëve “KUPA” sh.p.k  & “STERKAJ” sh.p.k & “KRONOS KONSTRUKSION” sh.p.k & ”NET GROUP” sh.p.k konkurron me vlerën 339,943,250 lekë pa tvsh.

Po ashtu, edhe operatori ekonomik “SENKA” sh.p.k prezanton vlerën 429,409,347 lekë pa tvsh.

Janë 100 milionë lekë më pak, që kursejnë buxhetin e taksapaguesve, por që nuk ngrenë peshë në vlerësimin e komisionit të Agollit.

Kush fshihet pas Genc Kuçukut?

Inxhinieri Genc Kuçuku e themeloi kompaninë në vitin 2013, pas fitores së PS-së, me bashkëshortin e një prokuroreje të fuqishme. Një dorë e pushtetshme e ngriti nga hiçi dhe e bëri gati për “biznes” me kryeministrin Edi Rama. Pra, gati për ndërtim kullash në Tiranë.

Pika më e lartë lart e arritur nga kompania e Kuçukut është në vitin 2023! “PROGEEN” mori kullën e katërt në Tiranë, që do të ndërtohet në zonën e Bulevardit të ri. Një projekt me 52 kate në total, ajo do të zhvillohet nga dy kompani që nuk duken se kanë kapacitet financiar. Megjithatë në Shqipëri lekët gjenden! E para, ‘Smart Construction Invest’ është themeluar vetëm në vitin 2021 me aksioner të vetëm shtetasin Redi Struga. Për vitin 2022, kompania deklaron të ardhura 28 milionë lekë dhe 100 mijë lekë kapital, shumëfish më pak se kosto e kullës që do të ndërtojë.

Kompania e dytë që do të marrë pjesë në këtë projekt është “PROGEEN” me pronar të shumicës së aksioneve dhe administrator inxhienierin Genc Kuçuku. Pasi e ka nisur me kapital modest, ka arritur të ketë xhiro, 1.2 miliardë lekë, por nuk ka kapital për një kullë të tillë.

“PROGEEN” shpk kishte filluar rritje të shpejtë qysh nga prej shtatorit 2019, kur është  është e angazhuar në kryerjen e një vëllimi të konsiderueshëm punimesh në kantierin e Bankës së Shqipërisë (Ish Hotel Dajti) për ndërtimin e godinave të reja me punime civile.

Kompania ishte nënkontraktuar nga AD-STAR shpk për të bërë punime tek Hotel Dajti, pasi e kishte fituar tenderin bashkë me një firmë italiane të falimentuar.

Një vit më pas, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i drejtuar nga Dritan Agolli, iu varur drejtpërsëdrejti nga kryeministri Edi Rama, do ta shpallte kompaninë e Kuçukut fituese të tenderit për ndërtimin e parkimit të qytetit të Gjirokastrës, me fond limit një shifër tejet të lartë, rreth 4.2 miliardë lekë të vjetra, pa TVSH.

Fitues është bashkimi i operatorëve “Progeen” dhe “Sina”, të cilët kanë paraqitur ofertën për të kryer shërbimin e kërkuar për një shumë prej 2.9 miliardë lekë të vjetra pa TVSH (rreth 3 milionë euro, me TVSH).

Referuar të dhënave zyrtare, në tenderin për ndërtimin e parkimit të Gjirokastrës kanë marrë pjesë 18 operatorë, nga të cilët 14 janë skualifikuar.

Shtylla mbështetëse e kompanisë ka qenë Vangjel Prela, bashkëshorti e ish-drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Sipas raportimeve të mëhershme, të paktën gjatë vitit 2019, Vangjel Prela, edhe ai inxhinjer, ka qenë një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të pronarit të kompanisë dhe qëndronte në krahun e djathtë të Kuçukut në renditjen e fotove të stafit, në një faqe të vjetër të shoqërisë së ndërtimit.

Problemet me justifikimin e pasurisë dolën në dritë edhe gjatë procesit të vetingut bashkëshortes së tij, prokurores Donika Prela.  Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkalla e dytë e procesit të vetingut, shkarkon nga detyra prokuroren Donika Prela, ish-drejtuesen e Prokurorisë për Krimet e Rënda. Prela u përballë me Apelin për shkak se Komisioneri Publik kundërshtoi vendimin e KPK për konfirmimin e saj në detyrë.

Ajo u ndëshkua me largim nga sistemi i drejtësisë për shkak të problemeve të vërejtura në pasuritë e saj. KPA vlerësoi të drejta pretendimet e Komisionerit Publik, sipas të cilit Prela nuk justifikonte në burime të ligjshme disa nga pasuritë e saj.

Skandali me projektin “100 fshatrat” i Dritan Agollit

Drejtori i FShZH, Dritan Agolli, është nën hetim nga SPAK, ndër të të tjera edhe për tenderat e projektit “100 fshatrat”. Dritan Agolli është paraqitur në SPAK në nëntor 2024. Ai është pyetur për një tender me vlerë 500 mijë dollarë të FSHZH-s për një menu të projektit “100 fshatrat”.

Tenderi u fitua nga dy shefa kuzhine, një nga të cilët ishte i punësuar në një restorant në pronësi të djalit të Agollit.

Po ashtu, Dritan Agolli është pronar i një kompanie e quajtur ‘Magnum Opus’ group me objekt studime në nivel strategjik, menaxherial, operacional, analiza, vrojtime, sondazhe, konsulencë, shërbime administrative etj.

Kompania rezulton që ka marrë para publike. Agolli ka siguruar para publike përmes nënkontraktimeve dhe kompaninë që u ka dhënë tendera publik.

Ka një marrëdhënie që kreu i FSHZH ka kryer me kompani private, me të cilët i ka lidhur interesi.

Një vit pasi Agolli është emëruar në krye të FSHZH, i biri i tij deklaron se gjyshi i ka dhuruar një shtëpi me sipërfaqe gati 1550 metra/katror, ndërsa Agolli ka deklaruar në institucionin kundër pastrimit të parave se ka shitur një apartament 360 mijë euro, ndërkohë që vlera e tij ka qenë gjysmë për gjysmë në kohën e blerjes.

Me këtë lëvizje ka justifikuar blerjet e apartamenteve dhe garazheve ku ai jeton dhe i ka pronë të tij. Bëhet fjalë edhe për një shumë që do t’ia kalonte biznesit të djalit të tij, 400 mijë euro.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Dritan AgolliFSHZHGenc Kuçukukullë 52 katëshe

Lajme të lidhura

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
Para
Mediat angleze tallen me Serie A: Epoka e artë atje ka mbaruar, është kampionat për pleq…

Mediat angleze tallen me Serie A: Epoka e artë atje ka mbaruar, është kampionat për pleq…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com