GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kokëfortësia e Ramës përballë Strasburgut do u kushtojë shqiptarëve të paktën 4 mln euro vetëm nga kamatvonesat

08:21 - 22/07/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kokëfortësia e Ramës përballë Strasburgut do u kushtojë shqiptarëve të paktën 4 mln euro vetëm nga kamatvonesat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama deklaroi të hënën se nuk do të zbatonte një vendim të Gjykatës së Strasburgut për çështjen “Sharxhi dhe të tjerët kundër Shqipërisë”, ku përfiton edhe vjehrri i ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërkohë që kamatëvonesat i kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 4 milionë euro shtesë.

Një shembje e bujshme e një pallati ndërtuar në bregdetin e Vlorës në vitin 2014, i ka sjellë taksapaguesve shqiptarë një faturë prej 13.4 milionë euro – në formën e dëmshpërblimit për pronarët, sipas vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të vitit 2018.

Por qeveria refuzon të dëmshpërblejë pronarët përfitues, mes të cilëve ndodhet edhe vjehrri i ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha, pavarësisht se interesat që shtohen nga moszbatimi i vendimit kanë kapur tashmë shifrën prej afro 4 milionë eurosh.

Edhe pse kjo shifër rritet në mënyrë progresive çdo ditë, të hënën, gjatë një bashkëbisedimi virtual në rrjetin social ‘Facebook’, kryeministri Edi Rama u mburr se do të vijonte të mos e zbatonte vendim e Gjykatës Evropiane.

“Nuk kemi dhënë asnjë dëmshpërblim për atë rast,” tha Rama me një dozë krenarie, ndësa shtoi: “As edhe një!” “Kur të vijë në pushtet Luli, le t’ia japë vetes ato para, por sa të jem unë këtu, kjo nuk do të ndodhë, sepse ka plot të tjerë përpara që meritojnë të dëmshpërblehen përpara Lulit”, iu përgjigj Rama një ndjekësi që e pyeti për rastin.

Por ajo që Rama nuk tha është se çdo muaj që qeveria shqiptare nuk e zbaton vendimin, shton në kurriz të taksapaguesve kamatëvonesat, të cilat, sipas përllogaritjeve të Këshillit të Evropës, kishin arritur në 3,967,000 euro deri në mars 2025.

Në një vendim të marsit, Komiteti i Ministrave i KiE-së shpreh “shqetësim serioz për mosshlyerjen e dëmshpërblimit financiar” dhe i kërkon qeverisë shqiptare të përmbushë detyrimet deri në dhjetor 2025.

“Nëse nuk merren hapa konkretë për pagesën, çështja do të rishqyrtohet gjatë takimit të 1545-të në dhjetor 2025 dhe mund të ndërmerren masa të reja detyruese,” shkruhet në vendimmarrjen e Komitetit.

Qeveria nuk iu përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi pyetjes së BIRN nëse Kryeministri, me vetëdije, po kryen ‘shpërdorim detyre‘ duke mos zbatuar vendimin detyrues të gjykatës, dhe as nuk komentoi vendimet e Këshillit të Europës.

Juristët i cilësojnë deklaratat publike të Ramës pa vlerë juridike ndaj vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe theksojnë se ky është një detyrim që shteti shqiptar do ta përmbushë, herët a vonë.

“Qeveria s’ka asnjë të drejtë të kundërshtojë vendimin,” i tha BIRN-it juristi Roden Hoxha.

“Ai është përfundimtar dhe nuk mund të anulohet me deklarata apo vendime qeverie,” shtoi ai.

Hoxha, i cili ka shërbyer si Përfaqësues i Përhershëm i Agjentit Qeveritar pranë Gjykatës së Strasburgut, shpjegon se sa më shumë zvarritet zbatimi i vendimit, aq më shumë rëndon kjo në taksat e shqiptarëve.

“Ky vendim ka bërë thuajse 10 vjet dhe, për familjet fituese, është më mirë që të mos ekzekutohet menjëherë,” shpjegoi ai, duke shtuar se “brezat pasardhës të tyre do të përfitojnë një ‘depozitë bankare’ që maturon vazhdimisht me një normë shumë më të lartë se një depozitë e zakonshme kursimi”.

Kompleksi “Jon” u shemb me eksploziv në vitin 2013 për t’i hapur rrugë projektit të Lungomares në qytetin e Vlorës. Bashkë me të, u rrafshuan dhjetëra ndërtesa, lokale dhe restorante përgjatë vijës bregdetare.

Pronarët e kompleksit e dërguan çështjen në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, me pretendimin se autoritetet shqiptare shpërfillën një urdhër të përkohshëm gjykate që ndalonte çdo veprim mbi pronën, dhe e fituan atë.

Fillimisht, qeveria shqiptare e justifikoi vonesën në pagesë me gjendjen e fatkeqësisë natyrore – fillimisht tërmeti dhe më pas pandemia e COVID-19.

Për Hoxhën, sjellja e Ramës dhe refuzimi për të zbatuar vendimet e konventave ku Shqipëria është anëtare, ka edhe një pasojë tjetër: cënimin e reputacionit ndërkombëtar të vendit.

“Një shtet që është pjesë e një konvente dhe refuzon të zbatojë rregullat e saj, automatikisht dëmton reputacionin e vet për sa i përket respektimit të detyrimeve ndërkombëtare,” përfundoi ai. /BIRN

Etiketa: Kryesore1RamashqiptarëStrasburg

Lajme të lidhura

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Makina përfundon në dyqan, plagosen 4 anëtarë të një familjeje në aksin Shëngjin-Velipojë

Makina përfundon në dyqan, plagosen 4 anëtarë të një familjeje në aksin Shëngjin-Velipojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

Një telefonatë e mbërritur në zyrat e Inspektoratit të Shëndetit për konsumim të duhanit brenda ambienteve të Kuvendit ka bërë...

Lexo më shumë
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com