GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Dhurata e Shërbimeve, tender sekret 6.2 miliardë lekë për vilën në Dajt, i jepet Asllan Hastoçit i kapur nga KLSH në mashtrim

14:39 - 22/07/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 7 min
A A
Dhurata e Shërbimeve, tender sekret 6.2 miliardë lekë për vilën në Dajt, i jepet Asllan Hastoçit i kapur nga KLSH në mashtrim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Harrojeni luksin e udhëheqjes komuniste, Edi Rama ua kalon me vilën parajsë të Shërbimeve Qeveritare në Dajt. Nuk është fjala për vilën personale të kryeministrit në Surrel të Dajtit, por për rezidencën e qeverisë në këtë zonë. Objekti po “rivitalizohet” me një tender sekret që e ka organizuar Dhurata Frashëri, e besuara e Kryeministrit Edi Rama për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare. Ja kështu duket nga lart projekti i vilës së “rivitalizuar”:

Dhurata e Shërbimeve ka njoftuar për kontratën kompaninë  “HASTOÇI” SHPK me pronar Asllan Hastoçin.

Procedura e zgjedhur për prokurim është nga ato “sekretet”: Me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës. Asnjë sekret nuk ka për punimet e kësaj vile përveç mendjes së keqe të Edi Ramës, që përdor gjithçka për të përvetësuar buxhetin e shtetit: Për të bërë tendera të tillë përdori pandeminë, tërmetin, tani “sigurinë”. Më sekrete është vila personale e Edi Ramës në Surrel se sa kjo që është ndërtuar në kohën e komunizmit.

Më konkretisht, tenderi me objekt, “Zbatimi i projektit: Rivitalizimi i Rezidencës Qeveritare, Vila Dajt”, me fond limit 619.786.829,32 pa TVSH është regjistruar në protokoll në datën 2 korrik 2025.

Kohëzgjatja e kontratës: nga momenti i nënshkrimit të kontratës deri në 27 muaj. Po çfarë do të ndërtohet aty kopshtet e varuara të Babilonisë? Me kaq  kohë mbarojnë kullat 50-katëshe që po jep Rama në Tiranë. Në fakt, më shumë dyshime ngjall fjala “vitalizim” që është zgjedhur në vend të “rikonstruksion”. Ky “rivitalizimi” shoqërohet më pas me privatizim. Ka dyshime se objekti po bëhet gati për t’iu dhuruar ndonjë oligarku.

Formalisht, Dhurata kishte telefonuar dy kompani për tenderin: Kompania “4 A- M” SHPK, e cila ka bërë 617,354,893.97 Lekë pa TVSH. Ndërsa “HASTOÇI” SHPK, me vlerën 612,987,191.4 Lekë pa TVSH.

Kompania “4-AM”, që njihet si maska e oligarkut Bashkim Ulaj  është paraqitur formalisht, sepse nuk ka paraqitur nuk ka pajisur me Certifikatën e Sigurimit të Personelit (CSP) në nivelin «Konfidencial» pjesëtarët e stafit. Kjo çon në skualifikim, pasi është një tender në fushën e Sigurisë.

Ndërsa kompania “HASTOÇI” SHPK, sipas Dhurata Frashërit, është identifikuar si oferta e suksesshme.

Mbingarkesa me tendera miliarda lekë për Asllan Hastoçin

‘Hastoçi” shpk është e mbingarkuar aktualisht me kontrata publike, ku ka dyshime se nuk i mbaron të gjitha punët e marra përsipër.

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli (i besuar i Ramës ashtu si edhe Dhurata) ka firmosur një tender të majmë për Asllan Hastoçin, vetëm një ditë pasi u mor në pyetje në SPAK për korrupsionin me fondet e prokuruara. Për lyerje fasadash nëpër fshatra, Hastoçit do t’i xhirohen 4.22 miliardë lekë në një tender të hartuar dhe të qepur me porosi.

Megjithëse formalisht tenderi u zhvillua në nëntor 2024, Agolli e ka mbajtur dosjen në sirtar dhe e ka dërguar në Agjencinë e Prokurimit Publik (APP) tre muaj më pas.

Më konkretisht, më 11 shkurt 2025 Agolli ka firmosur kontratë me “Hastoçi” shpk me vlerë 422,292,719 lekë përfshirë TVSH. Kjo ishte finalja e tenderit “Rigjenerimi Urban në zona periferike dhe informale dhe në fshatra me popullsi të dendur, etj. Rajonet 3&4” Fondi limit që ishte caktuar nga komisioni i tenderit ishte  416,666,666.67 lekë pa TVSH dhe është buxhet i planifikuar për Programin “100 Fshatrat”.

Sipas të dhënave që nxorëm nga APP, data e njoftimit të tenderit ka qenë më 11 nëntor 2024, ndërsa data e mbylljes së afatit për dorëzim oferte përcaktohej 27 nëntor 2024. Për këtë fond të madh shpallën menjëherë interesin 13 kompani dhe bashkime operatorësh ekonomikë.

Në fund fitoi HASTOÇI shpk me 303,812,510 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontratës me TVSH, është fiksuar me shifrën 422,292,719 lekë me një kohëzgjatje 2 vjet. Ndërkohë në tender ka pasur edhe oferta më të ulëta.

Kush është përfituesi i 4.22 miliardë lekëve nga Agolli dhe 6.2 miliardë lekëve nga Dhurata?

Jo vetëm që një kompani nuk mund të angazhohet njëherësh në të dyja kontratat e mëdha publike, por ka dyshime se fondet po shpërdoohen për korrupsion.

T’i japësh këto lekë biznesmenit Asllan Hastoçi, është si t’i varësh mëlçitë ujkut në qafë. Kompania e tij është kapur vazhdimisht në falsifikime dokumentesh në tendera, mos kryerje të punimeve sipas kontratave, marrje parash për punë të pabëra. Madje, punët kanë shkuar aq larg sa në një rast, me një nga punët kësaj firme është marrë edhe prokuroria.

Rasti më tipik është kur kjo kompani mori paratë e projektit 300 milionë lekë për të rregulluar me kalldrëm rrugët e Voskopojës. Hastoçi mbushi xhepin ndërsa, nga verifikimi në teren që bëri KLSH për zbatimin e projektit dhe kontratës, doli se puna mbeti përgjysmë. E po, korrupsioni ka tarifën e vet.

Hastoçi e kishte marrë tenderin më datë 13.09.2012 për objektin “Ndërtimi i rrugës me kalldrëm” në Voskopojë. me vlerë prej 28,573,998 lekë pa TVSH. Sipas raportit të auditimit rezultoi se nuk janë marrë parasysh kriteret e vëna nga projektuesi dhe nuk janë zbatuar specifikimet teknike të parashikuara. Kompani ka punuar jo në përputhje me kushtet teknike të zbatimit (mos përmbushja e preventivit dhe kontratës e lidhur për zbatimin e punimeve datën 12.09.2012).

Për pasojë është likuiduar më tepër sipërmarrësi “Hastoçi” shpk, për 8 zëra punimesh të pakryera, duke i shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit për vlerën 2,451,254 lekë pa tvsh. Nuk e dimë nëse i ktheu këto lekë Asllan Hastoçi, por  rekomandimi ishte që Komuna Voskopojë ta kërkonte në rrugë ligjore këtë shumë.

Por ka më tepër! Komuna Voskopojë u urdhërua të nxjerrë aktet administrative dhe të ndjekë të gjitha procedurat ligjore, administrative dhe procedurat përmbarimore për arkëtimin e vlerës së kamat vonesave nga shoqëria kontraktuese “Hastoçi”, në vlerën 11,548,342 lekë.

Nga auditimi i kryer në vitin 2014, rezulton se për objektin “Ndërtimi i rrugës me kalldrëm” është zhvilluar tender i hapur më datën 28.08.2012 dhe fitues është shpallur operatori Hastoçi” sh.p.k. Nga verifikim rezulton se punimet në këtë objekt sipas kontratës duhet të përfundonin për një afat prej 3 muaj, duke filluar më datën 13.09.2012 deri 13.12.2012. Punimet në këtë objekt janë shtyrë 2 herë për arsye të ndryshme dhe kanë përfunduar më datën 11.10.2013, ose 11 muajsh tej afatit të parashikuar në kontratë.

Ndërkohë Hastoçi ka përfituar padrejtësisht edhe përmes çmimeve të materialeve.

Sipas KLSH, hartimi i projekt-preventivit të punimeve për objektin “Ndërtim rruge me kalldrëm në Voskopojë” rezulton se nuk është bazuar në VKM nr. 407, datë 27.06.2012 “Për miratimin e manualeve teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit dhe të analizave teknike të tyre”. Çmimet janë rritur në mënyrë artificiale në llogaritjen e fondit limit dhe shkaktuar një dëm ekonomik për vlerën 754,692 lekë.

Në këto kushte KLSH i rekomandoi Agjencisë së Prokurimit Publik, përjashtimin e “Hastoçi” sh.p.k, nga pjesëmarrja në prokurimet publike për një periudhë 1 vjeçare. Ndërkaq, Hatoçi mori më qafë edhe kolaudatorin që kishte firmosur punët e tij.

KLSH më datë 10.10.2014 ka bërë kallëzim penal duke dërguar për veprime të mëtejshme procedurale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, A.T., me detyrë mbikëqyrës i punimeve në objektin “Shtrim i rrugës me kalldrëm”.

Pas disa vjetësh, KLSH do ta kapte sërish me shkelje firmën “Hastoçi” shpk.  Bëhet fjalë për tenderin “Sistemim, Asfaltimi Rrugëve Rilindja, segmenti 1 dhe 2, Fshati Marqinet 2, Bashkia Vorë” me fondin limit 32 235 022,00 lekë. Data e mbajtjes së tenderit ishte më 26 prill 2019, ndërsa kontrata u firmos nga kryebashkiaku Fiqiri Ismaili.

Kryetari ia kishte dhënë tenderin Hastoçit pa plotësuar kriteret. “Operatori ekonomik ka paraqitur dokumentacion për disa drejtues mjetesh të rënda, nga të cilët asnjëri nuk figuron dhe nuk disponon dëshmi për buldozerin sipas kërkesës. OE nuk përmbush kriterin për mjetin Autovinç. Mjeti i deklaruar me targa A…..J i marrë me kontratë qiraje nga subjekti A. H., nuk disponon certifikatën e transportit…” citojmë raportin e auditimit të KLSH.

Probleme me dokumentet i janë konstatuar kësaj firme edhe në tenderin e Ministrisë së Bujqësisë “Loti 1- “Rehabilitim hidrovoresh” më 27 korrik 2020. Fondi Limit i këtij tenderi ishte 183.997,684,4 Lekë pa TVSH.

Për këtë procedurë janë paraqitur 6 ankesa në lidhje me modifikimin e dokumenteve të procedurës së prokurimit, por ministri Bledi Çuç i ka përcjellë duke vazhduar me shpalljen fitues të Hastoçit. Madje ky i fundit kishte paraqitur vërtetim nga Drejtoria e Tatimeve Tiranë për periudhën 2015- 2016-2017 jo në përputhshmëri me kriterin e sipërcituar si dhe vërtetimi i paraqitur është shumë i hershëm pra është i datës 08.02.2018 (2 vjet përpara zhvillimit të procedurës), ndërkohë dorëzimi i dokumentacionit është në qershor 2020.

Klient i Erion Veliajt dhe Redi Mollës

Asllan Hastoçi është një nga klientët e tenderave korruptivë që kryente Erion Veliaj dhe Redi Molla në Tiranë. Në dokumentin më poshtë është tenderi me “Flamur të kuq” (shenja e riskut të korrupsionit) që Hastoçi mori në 2018 nga Redi Molla në UKT.

Ky ishte tenderi me objekt “Instalimi i sistemit ujëmatës Elektromagnetik në Depot e Tiranës (Faza I)” me Fondin Limit 47 227 442,00 lekë. Kontrata u firmos nga Redi Molla (aktualisht i arrestuar për korrupsion) në qershor 2018.

Dhe, për të nxjerrë në dukje fiktivitetin e tenderave të Dritan Agollit dhe të Dhurata Frashërit, sjellim një fakt që dëshmon se kjo kompani, për shkak të angazhimit në kontrata të tjera publike në të njëjtën kohë, nuk plotëson kriterin e kapacitetit teknik.

Konkretisht, kompania “Hastoçi” shpk më 12 dhjetor  2024 ka firmosur kontratën me bashkinë Kurbin për tenderin me objekt “Sistemim i përroit të qytetit Laç, Bashkia Kurbin”, me fond limit 83 332 542,00 lekë. Por kjo kompani ia ka marrë dorën, merr paratë dhe i bën punët publike shkel dhe shko!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Asllan hastociDhurata FrashëriEdi Ramakorrupsiontendervila e Dajtit

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
“Kërkova që mandatin ta marrë Greta Ambeli pas daljes së rezultatit”, Lapaj: Shabani bëri rezistencë

“Kërkova që mandatin ta marrë Greta Ambeli pas daljes së rezultatit”, Lapaj: Shabani bëri rezistencë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjetor...

Lexo më shumë
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com