GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ushqimet e skaduara/ Gjykata e Tiranës liron dy punonjësit e Skifter Taganit

15:19 - 22/07/25
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Ushqimet e skaduara/ Gjykata e Tiranës liron dy punonjësit e Skifter Taganit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia dy vëllezërit Agim dhe Florenc Domi, të arrestuar pas kontrolleve në magazinën e kompanisë “Master AL” ku grumbulloheshin ushqimet e skaduara dhe pasi iu ndryshohej etiketa, hidheshin në treg.

Gjykata e Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë, ka liruar nga burgu dy vëllezërit Agim dhe Florenc Domi, duke iu caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Agim Domi ishte administrator i kompanisë “Master Al” në pronësi të Skifter Tagani, ndërsa vëllai i tij Florenc Domi punonte si magazinier në filialin e kësaj kompanie në Vorë.

Kjo kompani u zbulua se ishte e angazhuar në një aktivitet kriminal për të helmuar shqiptarët me produket të falsifikikuara, teksa pronari i saj Skifter Tagani po hetohet në gjendje të lirë.

Tagani grumbullonte ushqime të skaduara nga tregje të ndryshme të vendit (biskota “Tagani”), kryesisht në qytete si Tirana, Elbasani dhe Durrësi por edhe nga jashtë Shqipërisë, të cilat më pas i dërgonte në magazinën e tij në Vorë. Pikërisht këtu, dyshohet se këtyre produkteve u falsifikohej skadenca dhe më pas hidheshin përsëri në treg.

Në një operacion të koduar “Siguria Ushqimore” policia sekuestroi 716 koli dhe dhjetëra kilogramë mallrash ushqimore të përpunuara të skaduara që 7 muaj më parë, me etiketat e falsifikuara.

Ndaj shtetasve të mësipërm rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

Gjatë seancës së sotme gjyqësore Agim dhe Florenc Domi kanë ngritur pretendimin se mallrat e gjetura nuk i kishin për hedhjen në treg por për asgjësim. Kjo procedurë do të ndodhte sapo të ishin krijuar kushtet financiare.

Skifter Tagani asnjë asgjësim në 4 vite, ushqimet e skaduara i hidhte në treg me “ofertë”

Kur produkteve të ndryshme ushqimore u afrohet data e skadencës, marketet, supermarketet apo dyqanet që i tregtojnë ato, duhet të njoftojnë furnitorët me të cilët kanë marrëveshje, për t’i tërhequr. Pasi dalin nga raftet, furnitori do duhet t’i asgjësojë mallrat ushqimorë, një procedurë që sipas ligjit për ushqimin, kërkon edhe praninë e inspektorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Por nga informacionet që kishin mbledhur, efektivët e Krimit Ekonomik të Policisë së Shtetit ranë në gjurmët e një magazine ushqimore në Vorë, e cila në 4 vitet e saj nga momenti i hapjes, nuk kishte kërkuar ndihmën e autoriteteve për asgjësimin e sasive të produkteve të saj të skaduara, kosto që ligjërisht e mbulon vetë biznesi.

Agjentët i trokitën në derë ku zbuluan se magazina e Kompanisë “Master AL”, në pronësi të Skifter Taganit, vëretetë i tërhiqte nga tregu produktet e skaduara ushqimore, por aty, persona të caktuar, i nxirrnin mallrat nga ambalazhet e tyre origjinale ku kishin dhe datën e skadencën jashtë afateve të konsumimit, dhe i fusnin në paketime më të mëdha, me ambalazh transparent deri në 5 kilogramë, pa shënuar asnjë të dhënë.

Policia ka dyshime se për këtë veprimtari, përgjegjësinë kryesore e ka administratori i kompanisë i cili u arrestua, bashkë me magazinierin. Përfaqësuesin e kompanisë, Florenc Domin, 38 vjeç dhe magazinierin Agim Domi, 58 vjeç, Gjykata e Tiranës. i la në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.  Ata kanë ngritur pretendimin në gjykatë se mallrat e gjetura nuk i kishin për hedhjen në treg, por për asgjësim të tyre. “Kjo procedurë do të ndodhte sapo të krijoheshin kushtet financiare”, thanë ata para togave të zeza. Në hetim në gjendje të lirë janë vënë ortaku dhe shoferi i magazinës.

Në total, policia në një aksion gjatë ditës së shtunës, 19 korrik, sekuestroi 716 koli me produkte të skaduara, kryesisht fruta të thata dhe kroasant. Produktet, importoheshin nga Turqia me logo të firmave dhe në gramë të përcaktuar.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Skifter Tagani

Lajme të lidhura

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!
Aktualitet

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Para
Nami në Elbasan me vajzat e huaja, Prokuoria çon në gjyq 13 latino-amerikane

Nami në Elbasan me vajzat e huaja, Prokuoria çon në gjyq 13 latino-amerikane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!
Aktualitet

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25

Qeveria britanike po shqyrton ofrimin e më shumë se 3 mijë paundëve për qindra familje shqiptare, me qëllim nxitjen e largimit të...

Lexo më shumë
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com