GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Dritan Agolli i dërgon Ali Xhengos 2.5 miliardë lekë për Pallatin e Sportit në Korçë, i paguhen ofertës më të shtrenjtë

17:09 - 23/07/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Dritan Agolli i dërgon Ali Xhengos 2.5 miliardë lekë për Pallatin e Sportit në Korçë, i paguhen ofertës më të shtrenjtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ali Xhengo bëhet “Pashai” i Korçës me paratë që ia firmos Dritan Agolli, drejtori i Fondit të Zhvillimit. Pa kaluar 1 vit e gjysmë, që nga marrja e tenderit 4 miliardë lekë për projektin “Kompleksi i Dijes në Korçë”, Agolli i jep një tjetër kontratë. Këtë radhë janë në lojë 2.5 miliardë lekë.

Denoncimi  

Tenderi do të kishte kaluar pa zhurmë, nëse njëra nga kompanitë pjesëmarrëse nuk do të revoltohej me vendimin e komisionit të Agollit. Në datën 21 korrik 2025 nëpërmjet sistemit të ankesave elektronike pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar denoncimi i operatorit ekonomik “Lis Konstruksion” SHPK. Subjekti ankohet për procedurën e prokurimit me objekt “Investime për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi në modele të standardit më të lartë të  zhvillimit: “Rikonstruksion objekti ekzistues i pallatit të sportit “Tamara Nikolla”, Korçë”.

Dhe përplasja është për fondin limit 249,999,211.89 lekë pa tvsh. Tenderi është mbajtur më 16 qershor 2025 nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Kompania ankimuese kërkon shfuqizimin e vendimit tё Komisionit të Vlerësimit të Ofertave lidhur me vlerësimin me pikë të ofertës teknike të paraqitur nga “Lis Konstruksion” SHPK.

Ligji i pashkruar i Agollit: Fiton gjithmonë oferta më e shtrenjtë

Si ka mundësi të shpallet fituese oferta më e shtrenjtë, që për koincidencë është e mikut të vjetër të Dritan Agollit? Në këtë tender, kompania “Xhengo” shpk e mbështetur nga “ERGI” ka bërë ofertën me vlerë 193,784,649 lekë pa tvsh.

Kompania ankimuese “LIS KONSTRUKSION” shpk ishte një nga 22 pjesëmarrësit në tender. Subjekti ka propozuar ta bëjë punën me vlerë 167,323,137.58 lekë pa tvsh. Janë më tepër se 260 milionë lekë më pak se sa oferta fituese.  Por ka edhe oferta të tjera që janë më të ulëta se sa propozimi i Ali Xhengos.

Kështu, “INERTI” shpk ka ofertë me vlerë 170,901,562 lekë pa tvsh.

Edhe bashkimi i operatorëve “MF INVEST GROUP” shpk & ALKO IMPEX CONSTRUCTION shpk ka bërë ofertën më të ulët 173,536,301 lekë pa tvsh.

Po kështu, “ED KONSTRUKSION” shpk me vlerën 174,897,910 lekë pa tvsh; DION-AL shpk me 182,008,477 lekë pa tvsh; “K A C D E D J A shpk ka ofertën me vlerë 178,870,639 lekë.

Ndërsa bashkimi i operatorëve ekonomikë “KTHELLA” shpk & LIQENI VII shpk ofroi vlerën 184,734,850 lekë pa tvsh; Bashkimi i operatorëve “AURORA KONSTRUKSION” shpk “R|S|M CONSTRUCTION” shpk me vlerën 189,655,843 lekë pa tvsh; ndërsa operatori ekonomik “EURONDERTIMI 2000” shpk propozon vlerën 185,410,073 lekë pa tvsh.

Në listën e ofertave më të ulëta por të të përjashtuara nga vlerësimi i komisionit është edhe “ZEQILLARI” shpk me ofertë me vlerë 182,615,879.32 lekë pa tvsh. Po ashtu operatori ekonomik “NIKA” shpk ka ofertën me vlerë më të ulët, 175,236,502 lekë pa tvsh.

Këto kompania janë skualifikuar ose janë vlerësuar me më pak pikë se sa firma e Ali Xhengos.

Po si e bën vlerësimin e pikëve komisioni i Agollit? Më poshtë shihni këtë tabelë, ku tregohet se çmimi i ofruar merr 70 pikë, ndërsa të tjerat shpërndahen në mënyrë subjektive (si të t’i dojë qejfi Agollit)

“Aftësia organizative”, “impakti në mjedis dhe social”, “punime specifike shtesë”, “përvoja”, janë vlerësime që i bën komisioni pa treguar se si i ndan pikët dhe ku mbështetet.

Në këtë tender, këto vlerësime i kushtojnë 260 milionë lekë më tepër buxhetit të shtetit. Komisioni i tenderit ka vazhduar me axhendën që i ka caktuar Agolli. Megjithëse ishte bërë një ankesë, që po shqyrtohet në KPP, është shpallur fituesi: “Xhengo” shpk & “Ergi” shpk.

Kush është Ali Xhengo, pse e favorizon Dritan Agolli?

Ali Xhengo dhe Shyqyri Xhengo janë të njohur si koncesionar të një hidrocentrali që u ngrit mbi Selcë. Banorët protestuan se diga u thau ujin për vaditje, por qeveria mbështeste Xhengot.

Megjithatë tenderat janë objektivi më i rëndësishëm i biznesit të tyre. Në dhjetor 2023, Dritan Agolli i firmosi Ali Xhengos një tender të dyshimtë me vlerë 4 miliardë lekë.

Objekti i kontratës është: “Investime për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi në modele të standartit më të lartë të zhvillimit, Loti 2 Kompleksi i Dijes, Korçë”.

Tenderi ka si fond limit shifrën 474,325,344 lekë të reja pa TVSH. Nëse shikojmë dokumentacionin përkatës të këtij tenderi, shikohet se të paktën 3 kompani të tjera kanë ofruar më pak se fituesi dhe një tjetër ka hyrë në garë pa paraqitur ofertë.

Megjithatë Agolli nuk e ka vrarë aspak mendjen dhe ka zgjedhur si fituese kompaninë XHENGO SHPK në pronësi të Ali, Shyqyri dhe Ardian Xhengos, për një vlerë prej 337,313,081 lekë të reja pa TVSH ose gati 4 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Pra nuk është rastësi, që Agolli u firmos miliardat Xhengove. Kujtojmë se Drejtori i FShZH, Dritan Agolli, është nën hetim nga SPAK, ndër të të tjera edhe për tenderat e projektit “100 fshatrat”. Dritan Agolli është paraqitur në SPAK në nëntor 2024. Ai është pyetur për një tender me vlerë 500 mijë dollarë të FSHZH-s për një menu të projektit “100 fshatrat”.

Tenderi u fitua nga dy shefa kuzhine, një nga të cilët ishte i punësuar në një restorant në pronësi të djalit të Agollit.

Po ashtu, Dritan Agolli është pronar i një kompanie e quajtur ‘Magnum Opus’ group me objekt studime në nivel strategjik, menaxherial, operacional, analiza, vrojtime, sondazhe, konsulencë, shërbime administrative etj.

Kompania rezulton që ka marrë para publike. Agolli ka siguruar para publike përmes nënkontraktimeve dhe kompaninë që u ka dhënë tendera publik.

Ka një marrëdhënie që kreu i FSHZH ka kryer me kompani private, me të cilët i ka lidhur interesi.

Një vit pasi Agolli është emëruar në krye të FSHZH, i biri i tij deklaron se gjyshi i ka dhuruar një shtëpi me sipërfaqe gati 1550 metra/katror, ndërsa Agolli ka deklaruar në institucionin kundër pastrimit të parave se ka shitur një apartament 360 mijë euro, ndërkohë që vlera e tij ka qenë gjysmë për gjysmë në kohën e blerjes.

Me këtë lëvizje ka justifikuar blerjet e apartamenteve dhe garazheve ku ai jeton dhe i ka pronë të tij. Bëhet fjalë edhe për një shumë që do t’ia kalonte biznesit të djalit të tij, 400 mijë euro.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Ali XhengoDritan AgolliFSHZHtender

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
Zbutet gjykata për Sonila Qaton, për tenderat me miliarda lekë dënohet 6 muaj “punë”, ndërsa zyrtarët e tjerë, “të pafajshëm”

Zbutet gjykata për Sonila Qaton, për tenderat me miliarda lekë dënohet 6 muaj "punë", ndërsa zyrtarët e tjerë, "të pafajshëm"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli
Uncategorized

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim te kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli. Kristjan Shkreli u mor...

Lexo më shumë
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, e reja përplasi me makinë të moshuarin

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com