GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Zyrtare/ Liverpool forcon sulmin, paguan 79 milionë £ për Hugo Ekitike

21:21 - 23/07/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Zyrtare/ Liverpool forcon sulmin, paguan 79 milionë £ për Hugo Ekitike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Liverpool ka përforcuar repartin ofensiv me transferimin e sulmuesit francez Hugo Ekitike nga Eintracht Frankfurti, duke mposhtur interesin e vonshëm të Manchester United dhe ofertën më të lartë të Newcastle.

Sipas “Daily Express” marrëveshja është mbyllur për një shumë 79 milionë paundë duke përfshirë dhe bonuset. Ekitike ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me “The Reds”.

Liverpool ka qenë në kontakt me përfaqësuesit e Ekitike prej më shumë se gjashtë muajsh, ndërsa trajneri Arne Slot ka zhvilluar një bisedë direkte me të në fund të sezonit. Vetë lojtari refuzoi interesimin e Manchester United, duke u treguar drejtuesve të Frankfurtit se nuk ishte i interesuar për kalimin në “Old Trafford”.

Ish-sulmuesi i PSG-së, 23-vjeçar, shënoi 22 gola sezonin e kaluar në Bundesligë dhe konsiderohet si një nga talentet më premtues në rolin e sulmuesit. Në klubin anglez e shohin si një sulmues të shumanshëm, që mund të luajë si “numër 9”, por edhe në pozicione të tjera sulmuese, ndërsa e krahasojnë me emra si Erling Haaland dhe Kylian Mbappe për nga potenciali.

Ky është përforcimi i katërt madhor i verës për Liverpoolin, që tashmë ka shpenzuar deri në 250 milionë pandë, një shifër që mund të shkojë në 300 milionë, nëse përfshihen edhe bonuse dhe marrëveshja e mëparshme për portierin Giorgi Mamardashvili.

Të tjerë emra të afruar janë Florian Wirtz (rekordi i ri i klubit, 100 milionë paundë), si dhe mbrojtësit Milos Kerez dhe Jeremie Frimpong.

Me këtë transferim, Liverpool-i tregon ambicien për të ndërtuar një skuadër konkurruese në epokën e re nën drejtimin e Arne Slot.

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Zjarr në periferi të Finiqit, flakët rrezikojnë parkun arkeologjik

Zjarr në periferi të Finiqit, flakët rrezikojnë parkun arkeologjik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet
Breaking Views

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26

Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës e gjyqit në themel për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajn, bashkëshorten...

Lexo më shumë
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com