GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ç’thuret” Thurja e Shabanit, largohet edhe drejtuesi i Korçës: Do jem i pavarur në Këshillin Bashkiak

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ç’thuret” Thurja e Shabanit, largohet edhe drejtuesi i Korçës: Do jem i pavarur në Këshillin Bashkiak
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre largime zyrtare në më pak se 24 orë kanë ndodhur nga “Nisma Thurje” pas përplasjes mes Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit, ku hodhën akuza të forta ndaj njëri-tjetrit, për shkak se kush do e merrte mandatin e vetëm të fituar nga “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

I fundit që ka njoftuar largimin është drejtuesi i “Nismës Thurje” në Qarkun e Korçës, Klajdi Pllaha, i cili bën me dije se si anëtar i Këshillit Bashkiak në Korçë do të vijojë të jetë i pavarur. Sipas tij, ngjarjet e zgjedhjeve të fundit treguan se idealizmi është humbur nga partia “Nisma Thurje” nga egoja personale apo papjekuria politike.

Pllaha shton më tej se gjatë gjithë kohës nuk është ndjerë i përfshirë në vendimmarrjen e partisë, ndaj ka qenë gjithmonë më afër qytetarëve të Korçës sesa vetë partisë. Ai thotë se të gjithë ata që e kanë votëbesuar, ia kanë dhënë besimin Klajdit dhe jo partisë.

Nga “Nisma Thurje” u larguan edhe Pano Soko e Rigerta Loku, ku duket se tashmë në këtë forcë politike ka mbetur vetëm Endrit Shabani dhe daja i tij, Zeqir Kordhoni.

Reagimi i Pllahas

Një mik i mençur më pati thënë dikur: “Për të njëjtën arsye pse hyn në një parti, për të njëjtën edhe del prej saj.”

Në vitin 2021, kur u angazhova për herë të parë me Nismën Thurje, e njihja pak, por hyra me idealizëm, sepse besoja në pastërtinë e të rinjve që donin të ndryshonin sistemin. E përfaqësova në tri palë zgjedhje, duke rritur rezultatin dhe duke u pjekur politikisht, pa humbur idealizmin dhe pastërtinë.

Tani ka ardhur momenti të shkëputem nga kjo lëvizje, sepse ngjarjet e zgjedhjeve të fundit treguan se ky idealizëm është humbur në këtë parti, ose në rastin më të mirë është vënë në hije nga egoja personale apo papjekuria politike. Mbase një ditë do të ndodhë një reflektim i thellë dhe i sinqertë nga dy drejtuesit e koalicionit, por për momentin, unë nuk mund ta përfaqësoj më Nismën Thurje.

Megjithatë, nuk pendohem për këto pesë vite angazhim. Së pari, sepse më kanë bërë të njoh të rinj të tjerë idealistë, që fatkeqësisht, njëri pas tjetrit, janë larguar nga Nisma. Së dyti, gjatë gjithë kohës nuk jam ndjerë i përfshirë në vendimmarrjen e partisë, ndaj kam qenë gjithmonë më afër qytetarëve të Korçës sesa vetë partisë. Dhe jam i sigurt që të gjithë ata që më kanë votëbesuar, ia kanë dhënë besimin Klajdit, jo partisë.

Angazhimi im politik do të vazhdojë, ashtu si në dy vitet e fundit në Këshillin Bashkiak, për të qenë zëri i qytetarëve korçarë – tashmë dhe zyrtarisht si i pavarur, ashtu siç jam ndjerë gjithmonë.

Dhe, pavarësisht gjithçkaje, unë mbetem pozitiv, duke besuar se të rinj idealistë dhe me karakter nuk do t’i mungojnë kurrë Shqipërisë, madje as politikës. Ndërkohë, le të vazhdojmë të forcojmë zërin qytetar.

Etiketa: largimthurje

Lajme të lidhura

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Para
“Euro 2025” për Femra/ Spanja fiton ndaj Gjermanisë në shtesë, në finale e pret Anglia

“Euro 2025” për Femra/ Spanja fiton ndaj Gjermanisë në shtesë, në finale e pret Anglia

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur...

Lexo më shumë
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com