GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vajza denoncon: Ma vranë babain në gjumë, Policia dhe Prokuroria e Lezhës fshehin autorin

12:06 - 24/07/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vajza denoncon: Ma vranë babain në gjumë, Policia dhe Prokuroria e Lezhës fshehin autorin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vajza e Frederik Radit, i cili u ekzektua me breshëri plumbash në Gusht të vitit të kaluar, i është drejtuar me një denoncim Sali Berishës, ku pretendon se autoritetet policore po fshehin autorin e vrasjes së babait të saj.

Ajo thotë se prej ditës së vrasjes, Policia e Lezhës, Policia e Rrëshenit dhe Prokuroria janë në dijeni të plotë se kush janë autorët, por nuk është marrë asnjë masë ligjore. Vajza e viktimës thotë se kanë arsye të forta të besojnë se palë të fuqishme kanë ndërhyrë në hetim dhe po mbrojnë vrasësit dhe se nga drejtësia ka marrë vetëm heshtje.

Kujtojmë se 68-vjeçari Frederik Radi u gjet i vrarë me armë zjarri nga vajza e tij Leonora Radi  brenda banesës së tij në fshatin Lajthize të Njësisë Administrative të Oroshit në Mirditë. Frederik Radi jetonte në një fshat të Kurbinit, por po kalonte muajt e verës i vetëm pranë banesës së vjetër në vendlindje. Nga hetimet dyshohet se ai ishte qëlluar me breshëri automatiku nga dritarja e dhomës.

Postimi i plotë i Berishës:

I vrasin në gjumë babain, policia fsheh autorin!

Lexoni denoncimin e vajzës së viktimës, dënoj me forcën më të madhe fshehjen e vrasjes të babait të saj!

Përshëndetje z. Berisha,

Po ju drejtohem me shumë dhimbje, por edhe me shpresën e fundit që më ka mbetur, sepse prej institucioneve të drejtësisë kam marrë vetëm heshtje dhe padrejtësi.

Babai im, Frederik Radi, është vrarë në gjumë, në mënyrë të pabesë dhe mizore, më 20 gusht 2024, në shtëpinë e tij në Lajthizë, Mirditë. Prej asaj dite, pavarësisht se Policia e Lezhës, Policia e Rrëshenit dhe Prokuroria janë në dijeni të plotë kush janë autorët, nuk është marrë asnjë masë ligjore. Të gjithë heshtin.

Ne kemi arsye të forta të besojmë se palë të fuqishme kanë ndërhyrë në hetim dhe po mbrojnë vrasësit. Kjo është një padrejtësi e tmerrshme, dhe shteti po tregohet i pafuqishëm – ose i kapur.

Zoti Berisha, ju jeni zëri i vetëm që arrin të çojë të vërtetën në dritën e opinionit publik. Ju lutem, ju bëj thirrje si qytetare dhe si e bija i një njeriu të pafajshëm që është vrarë mizorisht: ndihmoni që kjo çështje të bëhet publike! Ndihmoni që të ushtrohet presion publik mbi institucionet që kanë zgjedhur të heshtin.

Pa ndihmën tuaj dhe pa jehonë mediatike, kjo vrasje do të mbulohet me pluhur dhe kriminelët do të vazhdojnë të ecin të lirë. Mos lejoni që drejtësia të vdesë bashkë me viktimën!

Etiketa: autorebabaiVajza

Lajme të lidhura

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Para
Pazari i Roskovecit/ Bardho dorëzon dorëheqjen në KQZ, në Kuvend do të futet Zegjineja

Pazari i Roskovecit/ Bardho dorëzon dorëheqjen në KQZ, në Kuvend do të futet Zegjineja

Discussion about this post

TË FUNDIT

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se...

Lexo më shumë
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com