GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

PS do ndryshojë Kodin Penal me qëllim që të lirojë të dënuarit me burgim të përjetshëm

11:27 - 25/07/25
në Breaking Views, Kryesore2, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
PS do ndryshojë Kodin Penal me qëllim që të lirojë të dënuarit me burgim të përjetshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot po prezantohet drafti i Kodit të Ri Penal, i hartuar nga një grup ekspertësh i udhëhequr nga Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi. Ai tha se kanë propozuar edhe aplikimin e lirimit me kusht për të dënuarit me burg përjetë.

“Lirim para kohe për kusht. Ne kemi pasur disa pengesa që lidhet me aplikimin e lirimit me kusht për burgimin e përjetshëm. Përfundimisht diskutimi i gjatë është se mund ta aplikojmë lirimin me kusht për dënimin e përjetshëm. Është propozim shumë i guximshëm, debati ka qenë i fortë sepse këtu mpleksen shumë gjëra një pjesë e të cilave i përmenda, paqja sociale, viktima, rendi publik, shkalla e kriminalitetit etj, por nisur nga besimi që edhe personalisht kam, që njerëzit ndryshojnë dhe përmirësohen nëse puna me ta është e efektshme. Kjo nuk është parrullë e thënë për shkak të formimit tim, por eksperiencë e përditshme që ndodh gjithandej ndaj përfundimisht e propozuam këtë zgjidhje. “

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Ulsi manja tha: Është shumë e rëndësishme të theksoj se ky draft nuk është produkt i Ministrisë së Drejtësisë apo i qeverisë. Ministria e Drejtësisë ka pasur dhe do të ketë deri në fund vetëm rol organizues dhe mbështetës, ndërsa autorësia intelektuale dhe përmbajtja teknike e draftit është dhe do të mbetet krejtësisht në pronësi të grupit të punës në çdo fazë të konsultimit publik. Pasi të ezaurohet faza e brendshme e konsultimit publik, drafti do të duhet të marrë vulën e çertifikimit në Bruksel dhe vetëm atëherë Ministria e Drejtësisë dhe qeveria do të vijojnë me procedurat e miratimit parlamentar me shumicë të cilësuar, sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit”.

Arben Rakipi, drejtues i Grupit të Punës për hartimin e Kodit të ri Penal, shpjegoi një tjetër risi që lidhet me shkeljet e punonjësve të administratës së Tatimeve.

Një tjetër risi tjetër që doja ta përmendja lidhet me një proces dekriminalizimi që ne kemi bërë për një grup vepre të fushës së Tatim Doganave dhe tjetër. Si një tendencë që jep autoritet administratës publike në raport me shkeljet e para të vërtetuara. Ne kemi ndjegur alternativën që administrata tatimore dhe autoriteti tatimor do të vlerësojnë administrivisht shkeljet e para dhe nëse shkeljet e dyta do të pikasen atëherë merr juridiksion sistemi i drejtësisë penale. Nëse shkelja e parë, që në rrugë të zakonshme vlerësohet nga pikëpamja administrative, është me nivel të lartë shmangie evazioni, sjell kompetencën e prokurorit të ushtrojë ndjekjen penale pavarësisht zgjidhjes së rregullit që përshkrova. Nga pikëpamja praktike, do të ulë numrin e çështjeve por do të shtojë edhe përgjegjësinë e organeve përkatëse.”, u shpreh ai.

Ndryshime të politikës penale paralajmërohet edhe për të korruptuarit:

“Nisur nga një lloj dekrminalizimi apo ulje e masës së dënimit, e shënuar në ligjin penal, i kemi dhënë peshë aplikimit të dënimeve plotësuese apo disa lloj dënimeve që vlerësohen nga ky lloj procesi si i mjaftueshëm për të arritur në një edukim apo parandalim. Sidomos për vepra që krijojnë pasuri të padrejtë, është rekomanduar që përvec rasteve kur konfiskimet janë të detyruara, kjo masë parandaluese të ketë epërsi në të gjitha rastet e tjera kur nuk është e detyruar se mendojmë që efekti i një procesi penal duhet të jetë i plotë. Është i pamjaftueshëm dënimi penal nga një burgim apo dënim tjetër jo nga këto të karakterit pasuror nëse rikuperimi ndaj veprës nuk është i plotë, sic është rasti i konfiskimit”, u shpreh ai.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork
Aktualitet

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Para
Zjarri në Senicë djeg 11 shtëpi, flakët shkrumbojnë edhe Kishën e Shën Dhimitrit

Zjarri në Senicë djeg 11 shtëpi, flakët shkrumbojnë edhe Kishën e Shën Dhimitrit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com