GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Ortak i kartelit Sinaloa, Dredha i jep 500 MLN lekë Besnik Lulajt, ditën që Rama i dha resort në Palasë

18:28 - 28/07/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Ortak i kartelit Sinaloa, Dredha i jep 500 MLN lekë Besnik Lulajt, ditën që Rama i dha resort në Palasë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka marrë urdhër nga Edi Rama që t’i kalojë paratë ortakëve të kartelit Sinaloa në Vlorë. Duket se zënka publike të kryeministrit me Dredhën që u pa në festën e PS-së, ka të bëjë pikërisht me disa tendera. Rama i ka marrë frymën Dredhës dhe i do paratë të gjitha për miqtë e tij. Rasti më i fundit ka të bëjë me një prokurim afro 500 milionë lekë që është paracaktuar për Besnik Lulajn, ortak shumë i lidhur me vëllezërit Hysaj, që kanë marrë famë ndërkombëtare.

Dredha është detyruar të formalizojë këtë tender fiktiv në favor të Lulajt. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e ka klasifikuar tenderin Open Data Albania. Për shkeljet e kryera, procedura është shënuar me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Më konkretisht, tenderi i Bashkisë Vlorë me objekt “Rikonstruksioni i bllokut të banimit pranë “Sigurimeve Shoqërore” është mbajtur më 25 qershor 2025.  Fondi limit i caktuar nga bashkia për këtë punë është 48 331 473,00 lekë pa TVSH.

Megjithëse kanë marrë pjesë 5 kompani, në këtë tender nuk ka pasur as garë dhe as procedurë sipas ligjit. Përkundrazi, tenderi është kthyer në farsë.

Operatorët e kualifikuar nga komisioni i tenderit nuk janë bërë pjesë e garës me vullnetin e tyre, pasi nuk ka kanë dorëzuar dokumentet bazë. Operatori ekonomik GRAND KONSTRUKSION M shpk nuk ka paraqitur asnjë dokument, citojmë procesverbalin e komisionit.

2Z KONSTRUKSION shpk Nipt J63229466K Nuk ka paraqitur Sigurim Oferte. Kulmi arrin me “DESARET COMPANY” shpk. “Operatori ka paraqitur ofertë ekonomike mbi fondin limit të lejuar”, konstaton komisioni. Si ka mundësi të bëhet një “gabim” i tillë nga një kompani që ka marrë miliona euro tendera publik në karrierën e vet?!

Pa e zgjatur shumë, më 18 korrik 2025, Ermal Dredha ka shpallur fitues bashkimin e kompanive “VALONA KONSTRUKSION” shpk me pronar Besnik Lulaj dhe  “ZEQILLARI” shpk e Adriatik Zeqillarit.

Rama e shpërblen Lulajn me leje për restort në Himarë

Në të njëjtën kohë, që Dredha i jepte këtë tender Besnik Lulajt, Kryeministri Rama i firmoste në KKT një resort në Himarë. Vendimi ka lëndën “Leje Ndërtimi për objektin: ‘Kompleks rezidencial dhe hoteleri me 1-5 kat mbi tokë dhe 1-3 kat nën tokë’, me vendndodhje në Palasë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘Valona Konstruksion’ sh.p.k.

Veç “Valona Konstruktion”, Lulaj është ortak ose aksioner kryesor dhe në 6 kompani të tjera. Ai është pronari i resortit luksoz “Marina Bay” në Vlorë. Lulaj ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike ndërkombëtare për shkak të lidhjeve të dyshuara me kartelin famëkeq Sinaloa në Meksikë që kanë ortakët e tij. Sipas një raportimi të bërë nga gazeta meksikane “El Universal”, pronarët e “Marina Bay” janë akuzuar për lidhje të drejtpërdrejta me këtë kartel, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi aktivitetet e fshehta që mund të zhvillohen brenda këtij resorti.

Në të njëjtin shkrim të “El Universal” përmendet Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, një nga liderët e kartelit Sinaloa, i cili ka krijuar aleanca të ngushta me mafien shqiptare. Ndër më të përmendurit janë vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa, të cilët kanë krijuar lidhje të ngushta me kartelet e drogës në Amerikën Latine. Luftar Hysa, që për një kohë të gjatë është raportuar si ortak i Besnik Lulajt.

Kujtojmë, se kryeministrit Edi Rama, 2 muaj pas takimit me Luftar Hysën në kryeministri më 3 tetor 2020 ( takim që e ka konfirmosuar edhe vet pasi i dolën fotot) u dha lejen për kazino në resortin “Marina Bay”.

Gjatë një interviste për emisionin “Opinion” në 20 Shtator të këtij viti, Luftar Hysa, tentoi të sqarojë pozicionin e tij duke mohuar lidhjet me kartelin.

Edhe pronari i “Marina Bay”-Vlorë, Besnik Lulaj dhe një familjar i tij me emrin Besmir Lulaj, që u prezantua në një emision televiziv si jurist i resortit, tha se nuk kanë asnjë lidhje dhe ortakëri në kazino e biznese, me anëtarin e kartelit El Chapo, Luftar Hysa.

Por pak kohë më parë, gazetari i “RAI-3”, tha se Luftar Hysa e Besnik Lulaj, nuk kanë marrë vetëm 1 leje për kazino te resorti “Marina Bay”-Vlorë; Më 26 gusht 2022, ata kanë marrë leje për kazino tjetër “Balkan Interaktive Group” te hoteli “Radisson Collection Morina” në Farkë-Tiranë, në pronësi të trafikantit Lul Morina, të cilin e inauguroi Edi Rama.

Sipas informacioneve, 24 milionë Euro për 2 kazinotë në Vlorë e Tiranë, i ka financuar grupi i kazinove

“Entretenimiento Palermo-S.A DE” të kartelit El Chapo që i përfaqëson Luftar Hysa.

Ndërkohë Geri Lulaj, djali i Besnik Lulajt, është ortak me Fabjon Hysajn, djalin e Luftar Hysajt në firmën “OVLA Systems” të pajisjeve të kazinove e basteve, me burim financimi nga rrjeti i kazinove të kartelit El Chapo në disa qytete të Meksikësm Poloni e Palermo.

Rudi Lulaj, djali tjetër i Besnik Lulajt, është ortak në kompaninë e basteve “GAMING MTECH” me adresë resorti “Marina Bay”-Vlorë; në ortakëri me Fatos Hysaj, vëllai i Luftar Hysajt dhe trafikantin Gramoz Murataj, i dënuar burg në Itali në një bandë me vëllain e Fatmir Xhafajt.

Besnik Lulaj është pjesë e kompanisë “ROSETTA GAMING INC. në Poloni, me adresë: “Aleja 29 Listopada 20, 31-401 Krakovë”; ku pronarë janë Luftar Hysa dhe i biri i tij Fabjon Hysa.

Kush është Adriatik Zeqillari?

Ashtu si Besnik Lula, Adriatik Zeqillari është mbështetës i PS-së në fushata dhe i evidentuar për korrupsion me kryebashkiakun e Kolonjës.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka referuar në SPAK një dosje voluminoze për kryetarin e Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe afera me tenderat.

Në kallëzimin penal të firmosur nga kreu i KLSH, Arben Shehu, janë dokumentuar disa praktika abuzive me protagonist kryetarin e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, i cili ka konsumuar më shumë se një herë veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera.

Më 10 nëntor 2023, Erion Isai ka firmosur një tender me vlerë rreth 500 mijë euro për Adriatik Zeqillarin, për ndërtim palestre për kompleksin “Shkolla Qëndër Komunitare” për shkollën 9 vjeçare Petro Nini Luarasi dhe Papa Kristo Negovani, Ersekë.

Në 22 gusht të vitit 2022, Erion Isaj dhe Adriatik Zeqillari kanë bërë një vjedhje spektakolare, duke ndarë 200 mijë euro për pastrimin e një kanali në fshatin Gostivisht.

Në tender ka marrë pjesë vetëm kompania Zeqillari.

Në të njëjtën formë, me pazar në tavolinë, me ofertë fituese sa fondi limit, pa garë ose me garë teatrale, Erion Isai i ka dhënë klientit të tij Adriatik Zeqillari edhe tenderat me vlerë qindra mijë euro për rikonstruksionin e pjesshëm të Bashkisë Kolonjë, vendosje matësash nëpër pallate në Ersekë, rikostruksion për banesë sociale të një godine në Leskovik, rikualifikimin e Rrrugës Pali Prifti në Ersekë, rikostruksion i linjave të ujësjellësit në fshatin Borovë në Ersekë.

Epo, ua paska borxh “Rilindja” tenderin këtyre dy biznesmenëve famëkqinj!

©️Copyright Gijotina.com 

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: besnik lulajEdi Ramaermal dredhakarteli Sinaloatender

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
Vatër e re zjarri në fshatin Dukat- Fushë, rrezikohen banesat!

Vatër e re zjarri në fshatin Dukat- Fushë, rrezikohen banesat!

Discussion about this post

TË FUNDIT

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se...

Lexo më shumë
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com