GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Veliaj reagon nga burgu: Jam zëri i mijëra familjeve që vuajnë padrejtësisht

13:16 - 30/07/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lobimi në Bruksel/ Shqiponja, mamaja e Erion Veliajt i dërgon letër portalit “EU Reporter”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga burgu i Durrësit, pas 6 muajsh në paraburgim, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar një letër të gjatë drejtuar qytetarëve, ku rrëfen për herë të parë nga qelia akuzat ndaj tij, ndërhyrjet në hetim, dhe situatën personale e politike që po kalon. Në një status të gjatë në rrjetet sociale, Veliaj sulmon ashpër SPAK-un, të cilin e akuzon për “persekutim të organizuar politik” dhe “shkelje flagrante të të drejtave të njeriut”.

Veliaj shkruan se pesë agjentë të BKH-së i komunikuan akuzën në burg, ndërkohë që ai kishte autorizuar avokatët të tërhiqnin dosjen në Tiranë. Ai thotë se media u njoftua për vizitën e BKH-së para se ta dinte ai vetë, çka e konsideron si “spektakël për të burgosurin 9216”, duke shtuar:

“Prokurorët specialë sigurohen që çdo gjë të rrjedhë në disa media speciale para se ta dijë viktima.”

Veliaj e cilëson dosjen ndaj tij si të pabazë në ligj, duke shtuar se shtesa e akuzave për “agjitacion e propagandë” në burg shërben vetëm për të mbuluar mungesën e provave konkrete.

“Ata kanë prodhuar asgjë më shumë se një innuendo – thashetheme, letra anonime, shpifje e sajesa që nuk do të qëndrojnë në gjykatë,” shkruan ai.

Kryebashkiaku i Tiranës thekson se nga një hetim 21-vjeçar nuk është gjetur asnjë shkelje në punën e tij si ministër apo kryetar bashkie, duke përmendur veçmas projektet madhore të transformimit të Tiranës: “Asnjë shkelje për Sheshin Skënderbej, Teatrin, Pazarin e Ri, Piramidën, Stadiumin, Bulevardin apo 50 shkollat e reja.”

Ndër të tjera, ai akuzon hetuesit për “voyeurizëm absurd dhe poshtërim personal”, duke përshkruar edhe skena nga kontrolli mjekësor me masa ekstreme sigurie:

“Nga ezofagu deri në rektum, me 30 roje, vetëm që të kaloj edhe vetting-un e brendshëm.”

Veliaj ngre shtatë pyetje publike për SPAK-un, përfshirë rolin e letrës anonime të një personi që “nuk ekziston”, rolin e mediave në rrjedhjen e informacioneve, dhe përse nuk lejohet të takojë avokatët ndërkombëtarë që po përgatisin çështjen në Gjykatën Europiane.

Ai nuk lë pa përmendur edhe vuajtjet personale: “Të mos shoqërosh dot djalin tënd në klasë të parë është një dhimbje therëse.”

Por shpreh dhe vendosmërinë për të vazhduar luftën politike dhe personale: “Nuk do i ndahem kauzave ku besoj. Do të vazhdoj të luftoj për Tiranën dhe Shqipërinë, vendin që e dua me gjithë zemër!”

Në fund, Veliaj shprehet se do të jetë “zëri i mijëra familjeve që vuajnë nga tirania penale”, duke krahasuar veten me të burgosur të tjerë që sipas tij mbahen padrejtësisht në paraburgim për muaj të tërë, pa një vendim gjyqësor.

Letra e plotë mbyllet me një thirrje: “Përqafoni familjen e fëmijët, se kurrë nuk i dihet kur ju ndajnë dhunshëm prej tyre, siç më ngjau mua.”

Etiketa: Erion VeliajVeliaj

Lajme të lidhura

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!
Aktualitet

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Para

Parlamentaret 2025/ Vetëm dy procedime nga SPAK për përdorim të administratës në zgjedhje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!
Aktualitet

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25

Qeveria britanike po shqyrton ofrimin e më shumë se 3 mijë paundëve për qindra familje shqiptare, me qëllim nxitjen e largimit të...

Lexo më shumë
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com