GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Kryeprokurori Çela reagon sërish: Kodi i ri Penal do të krijojë konfuzion, ka nene të paqarta

16:22 - 30/07/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryeprokurori Çela reagon sërish: Kodi i ri Penal do të krijojë konfuzion, ka nene të paqarta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeprokurori Olsian Çela ka reaguar sot për mediat lidhur me draftin e ri të Kodit Penal, duke shprehur kundërshtimin e tij për mënyrën si është hartuar ky projekt. Sipas tij, procesi duhej të kishte nisur me një analizë të thelluar mbi mangësitë e Kodit aktual dhe më pas të ndërtohej një dokument i mirëstrukturuar si bazë për ndryshimet e reja.

“E rëndësishme është pikënisja. Duhet të kuptonim pse ky kod është i pamjaftueshëm për të përballuar sfidat aktuale. Pa një analizë të tillë, produkti final vuan në cilësi. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse projekti ka probleme,” deklaroi Çela.

Ai nënvizoi gjithashtu se institucionit të Prokurorisë nuk iu dha asnjë përfaqësues në grupin e punës që hartoi draftin.

“Ne nuk kemi pasur një përfaqësues në grupin e punës dhe reagimi ynë vjen vetëm pasi na është bërë i njohur produkti përfundimtar,” theksoi kryeprokurori.

 

 

Sipas Çelës, disa nga nenet e reja janë të paqarta dhe të formuluara keq, duke krijuar vështirësi në interpretim dhe rrezik për ngadalësim të punës së magjistratëve.

Pyetje: Një ditë më parë keni bërë një reagim lidhur me propozimin për Kodin e ri Penal, a i keni bërë me dije grupit të punës këto shqetësime që keni ngritur dje dhe a keni marr ndonjë përgjigje?

Olsian Çela: Besoj se përgjigja ka qenë e qartë dje sa i përket angazhimin në grupin e punës. Ne nuk kemi pasur një përfaqësues në grupin e punës. Ndaj dhe reagimi vjen pasi produkti është bërë i njohur nga ana e grupit të punës.

Pyetje: Pikat më të rëndësishme që ju kundërshtoni ose keni rezerva?

Olsian Çela: Unë mendoj që e rëndësishme mbetet pikënisja e procesit, duhet të kuptojmë pse ky kod që kemi është i pamjaftueshëm për t’iu përgjigjur sfidave që ka shoqëria dhe pasi të ishte bërë një analizë e tillë, të kishim një dokument cilësor ne do të shtonim le të themi dhe bazat mbi atë se çfarë do duhet të ngrinim. Fakti që një dokument i tillë mungon ndikon në produktin final i cili na është paraqitur sot dhe ky është problemi kryesor që ka projekti.

Dua të ritheksoj që kodi që kemi sot i përgjigjet atyre që kanë qenë sfidat e shoqërisë, pra ne aplikojmë një kod i cili ka rezultuar funksional deri sot. Plotësimet që janë dashur të bëhen ndër vite kanë ecur mjaft shpejt dhe sa herë është dashur që legjislacioni jonë të përshtate me ato që janë kërkesat e integrimit ky proces ka ndodhur. Patjetër që mund të ketë nevojë për përmirësime të tjera ose draft të ri, por pikë së pari duhet ta paracaktonim, të kishim vendosur binar në të cilat do vendosej drafti.

Është dokument mjaft voluminoz, është shumë e vështirë që të bëhet debati në një dokument mjaft voluminoz, ndaj është e rëndësishme puna përgatitore.

-Së pari në momentin që po kalon sistemi i drejtësisë ku mbingarkesa është një nga çështjet kryesore, aplikimi i një kodi të ri penal do të thotë një rivlerësim të secilës çështje që është në gjykim, ose hetim në prizmin e kodit të ri, i cili mund të ketë fuqi prapavepruese…kjo do çeli diskutime në shumë raste dhe do të ngadalësojë proceset.

Drafti që është paraqitur është shumë kompleks dhe vetëm njohja e draftit nga ana e magjistratëve do kërkonte mjaft kohë, në mënyrë që të përvetësohet në mënyrë cilësore.

-Së dyti teknika me të cilën është përudhur për tu shkruar drafti është një teknikë mjaft komplekse, është e vështirë, krijon paqartësi dhe natyrisht do krijojë konfuzion se si do të aplikohen dispozitat në rast të kalimit të draftit në formën në të cilën ai është

Etiketa: Kryesore1Olsian Cela

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
I mori 10.000 euro një personi nëpërmjet mashtrimit, arrestohet i riu (Emri)

I mori 10.000 euro një personi nëpërmjet mashtrimit, arrestohet i riu (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com