GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si i bëri Ajola Xoxa rrush e kumbulla 18 mijë dollarë të Ambasadës Amerikane

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Si i bëri Ajola Xoxa rrush e kumbulla 18 mijë dollarë të Ambasadës Amerikane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme ka siguruar prova që dëshmojnë se grupi i organizatave jo-qeveritare të drejtuara faktikisht nga Ajola Xoxa, ka përdorur një fond 18 mijë dollarë të siguruar nga Ambasada Amerikane në Tiranë për një darkë mes tyre, megjithëse shuma e parave ishte përfituar për një projekt social-kulturor.

Organizata jo qeveritare e Ajola Xoxës i ka përdorur partë për një darkë luksoze në një hotel ne Tirane, ndërsa pjesa tjetër e parave mbetet e pajustifikuar. Në dosjen zyrtare të SPAK, përmenden fatura fiktive dhe komunikime të brendshme të stafit të Ajola Xoxës, që ngjallin dyshime serioze për keqpërdorim dhe mashtrim.

“Nga i gjithë projekti i Ambasadës Amerikane, finanuar me 18 mijë dollarë, konstatohet se të vetmet shpenzime reale mund të kenë qenë pagesat për një darkë me 70 persona në hotel ‘Dajti’, ku është paguar 6600 lekë të reja për një person”, thotë SPAK-u në dosjen që ka dërguar në gjyq kundër kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, dhe disa personave të tjerë.

Sipas llogarive, kjo darkë me paratë e Ambasadës Amerikane ka kushtuar rreth 460 mijë lekë të reja, ndërsa diferenca, rreth 14 mijë USD, nuk provohet se ku ka përfunduar. “Duke pasur parasysh numrin 70 të personave që kanë qenë në atë darkë, mund të arrihet lehtë në konkluzionin se diferenca e mbetur nga shuma prej 18 mijë dollarë është mjaft e madhe”, shkruan më tej Prokuroria e Posaçme në dosjen që i ka paraqitur së fundmi gjykatës.

Kjo diferencë, pra rreth 14 mijë dollarë, është justifikuar si e shpenzuar nëpërmjet faturave fiktive. SPAK ka siguruar të dhëna më konkrete në bisedat e kryera mes dy anëtareve të stafit të Ajola Xoxës. Në komunikimet e tyre, ato shprehin shqetësimin se aktivitetet e parashikuara në projektin e përfituar nga Ambasada Amerikane nuk janë kryer dhe nuk po arrijnë të gjejnë mënyrën se si t’i mbulojnë me dokumentacionin përkatës.

Projekti i fituar nga Ambasada Amerikane shtrihej në periudhën janar-qershor 2022.  Por, deri në mes të muajit qershor të atij viti, pra kur kishte mbetur edhe dy javë nga përfundimi i afatit, nuk ishte kryer asnjë aktivitet në kuadër të atij projekti dhe ndaj duheshin siguruar disa fatura fiktive, për t’u justifikuar përballë donatorëve.

Në këtë moment, siç konstaton Prokuroria e Posaçme, është vënë në lëvizje mekanizmi i ndjekur shpesh nga grupi i organizatave të drejtuara juridikisht ose faktikisht nga Ajola Xoxa. Kanë nisur telefonatat dhe kontaktet me persona e kompani të ndryshme, të cilat duhet të lëshonin disa fatura, me datat e mëparshme, për të justifikuar sa të mundeshin paratë që kishin marrë nga Ambasada Amerikane .

gijotina.com/

Etiketa: Ajola XoxaKryesore1

Lajme të lidhura

Botë

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord

14:22 - 02/06/26
Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26
Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar

13:55 - 02/06/26
Para
Thirrën dëshmitarët dhe u bënë presion, ja ç’tha Alban Dokushi në SPAK

Thirrën dëshmitarët dhe u bënë presion, ja ç'tha Alban Dokushi në SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botë

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord

14:22 - 02/06/26

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se një fazë e re e fenomenit klimatik El Niño mund të nisë...

Lexo më shumë
Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26
Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar

13:55 - 02/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina

13:25 - 02/06/26
Zvërneci/ ‘Betohet’ Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu

Zvërneci/ ‘Betohet’ Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu

13:21 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobettipobet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş