GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rama e kopjon Kodin Penal nga Turqia, zbulohen nenet e marra ‘copy paste’ kundër gazetarëve

08:48 - 03/08/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama e kopjon Kodin Penal nga Turqia, zbulohen nenet e marra ‘copy paste’ kundër gazetarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kush guxon që të denoncojë Kryeministrin Rama, qeverinë, ministrat apo drejtorët, apo gjykatat, rrezikon të burgoset me Kodin e ri Penal që u shit sikur ishte marrë nga shtetet e BE-së.

Kështu, Neni 536 të Drafit të Kodit të ri Penal flet për “ndikimin në pavarësinë e gjykatës”.

“Bërja apo publikimi i komenteve me atë të të cilave synohet haptazi të ushtrohet ndikim në aftësinë e gjykatës për të marrë vendimet, nëpërmjet krijimit të rrethaneve shtypëse ndaj pavarësisë së saj, shtrembërimit të qëllimshëm të cilësisë së provave apo paraqitjes së tyre në kundërshtim me përmbajtjen e vërtetë, imponimit për të krijuar pabesueshmërinë në publik të aftësisë së gjykatës për të qenë e pavarur, të kryera për çdo interes apo përfitim, për të dëmtuar apo favorizuar persona të veçantë, e kryer përpara dhënies së një vendimi gjyqësor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet”, citojmë draftin e qeverisë.

Neni i hap rrugë prokurorëve dhe gjyqtarëve që të hapin procese hetimore dhe gjyqësore ndaj kujtdo gazetari.

Rama e mori ‘copy paste’ nga modeli Erdogan

Drafti i Shqipërisë është kopjuar nga Kodi Penal i Turqisë së Erdoganit. Ja se çfarë përmban neni 288 i Kodit Penal të Turqisë, “ndikimi i padrejtë ndaj procesit gjyqësor”.

“Kushdo që, përmes mjeteve të komunikimit publik ose ndonjë mënyrë tjetër, bën deklarata ose komente me qëllim për të ndikuar në rrjedhën ose rezultatin e një procedimi penal ose civil, që është ende në proces, dënohet me burgim nga gjashtë deri në tre vjet. Nëse kjo vepër kryhet nga një përfaqësues i medias, përmes botimit në gazetë radio, televizion ose në internet, dënimit mund të rritet me një të dytën. Ndjekja penale për këtë vepër varet nga kërkesa e gjykatës që shqyrton çështjen përkatëse”.

Ky nen, në shtetin autokrat turk është përdorur shpesh për të ndëshkuar gazetarë, avokatë apo qytetarë që flasin publikisht për çështje gjyqësore politike.

Gënjeshtra e qeverisë: E morëm nga Kodi gjerman

Kodi Penal të Gjermanisë, nenin 353 bën fjalë për “njoftime të ndaluara mbi proceset gjyqësore”:

“Dënohet me burgim deri në një vit ose gjobë kushdo që, pa autorizim;

1. Bën publike përmbajten e akt-akuzave ose dokumenteve të tjera zyrtare të një procedure penale, në rast se procesi nuk është zhvilluar ende në seancë publike ose nëse gjykimi nuk është përfunduar.

2. Bën publike përmbajtjen e dokumenteve zyrtare të një procedure penale që nuk janë shqyrtuar në një seancë publike dhe që nuk janë në dispozicion të përgjithshëm ose,

3. Shfaq publikisht një pamje që tregon një të pandehur gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, para se të përfundojë procedura”.

Ky nen i Kodit Penal të Gjermanisë nuk ndalon komente kritike apo raportim të lirë, analiza, për sa kohë nuk zbulohen dokumente të brendshme ose materiale të një dosje penale.

Nga ana tjetër, paraqitja e një Kodi Penal tërësisht të ri, sikur Shqipëria të mos kishte një të tillë, është metoda për të fshehur djallin, pra nene të tilla, që Rama është përpjekur t’i aplikojë me “paketat anti shpifje” dhe ka dështuar dy herë.

gijotina.com/

Etiketa: kodi i ri penalKryesore1

Lajme të lidhura

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Makina përplas kalimtarin në Gjirokastër, i plagosuri në gjendje të rëndë për jetën

Makina përplas kalimtarin në Gjirokastër, i plagosuri në gjendje të rëndë për jetën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com