GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Gerond Meçe dhe Sokol Sinani nuk paguajnë sigurimet e punonjësve! Ku i çojnë miliona euro të tenderave?

13:38 - 04/08/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
Gerond Meçe dhe Sokol Sinani nuk paguajnë sigurimet e punonjësve! Ku i çojnë miliona euro të tenderave?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy kompanitë e favorizuara në vite me tenderat e AKSHI-t, “ABS” e Gerond Meçes dhe “DATA LOG” e Sokol Sinanit shmangin taksat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore për punonjësit duke përdorur mashtrime.  Siç mësojmë, të dy firmat nuk kanë as personel të certifikuar për sigurinë, që është kusht për të punuar në ambiente tilla si Burgjet, Policia e Shtetit dhe AKSHI. Në vend që t’i plotësojnë këto kërkesa, me një arrogancë që ua japin lidhjet e korrupsionit, bëjnë presion që të hiqen këto kritere nga institucionet.

Në dy ankesa ‘copy paste” të njëra tjetrës, kompanitë janë ankuar në Komisionin e Prokurimit Publik. Për shkak se u kërkohet në tendera të paraqesin listën e kontributeve të sigurimeve shoqërore të punonjësve për 3 muajt e fundit.

Në datën 23 korrik 2025, Kompania e ABS e Gerond Meçes synon të marrë tenderin “Mirëmbajtje e sistemit FER për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”. Vlera e përllogaritur e prokurimit është 34992000 lekë pa TVSH.

Në kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë operatorët ekonomikë, theksohet se “Operatori ekonomik duhet të vërtetojë që ka të paktën 15 punonjës të siguruar, ku të përfshihen jo më pak se 10 Inxhinierë/Specialistë të diplomuar në degët e Inxhinierisë Elektronike / Inxhinieri Informatike / Teknologji Informacioni / Informatikë / Informatikë Matematikë / Inxhinieri Matematike dhe Informatikë / Informatikë Ekonomike / Inxhinieri Telekomunikacion që do të angazhohen në implementimin e projektit, ku të vërtetohen nëpërmjet diplomës.

Po ashtu, të jenë pjesë e stafit në periudhën e 3 mujorit të fundit, e vërtetuar kjo me formularin e E-sig të listëpagesave.

Duke qenë se vazhdimisht ka qenë i favorizuar duke bërë ligjin tek AKSHI si partner biznesi i baxhanakut të Kryeministrit Rama, Armand Fangu, ky kriter i duket “i ri”, “joproporcional”, “i paligjshëm”. Ky kërkon të vazhdojë të mbajë punonjësit pa sigurime, megjithëse ka fitime marramendëse.

“Imponimi i një periudhe fikse tre mujore nuk reflekton domosdoshmërisht kapacitetin real të një operatori për të përmbushur objektin e kontratës, veçanërisht në rastet kur një operator mund të ketë pasur ndryshime të përkohshme në personel për arsye sezonaliteti apo natyre të aktivitetit”, shkruhet në ankesën e “ABS”.

Nuk e paskemi ditur që ky funksionoka me “punëtorë sezonalë”. “Duam gjithashtu të theksojmë se fakti që një punonjës ka qenë pjesë e një operatori ekonomik për 3 muajt e fundit nuk tregon ndonjë relevancë lidhur me vijueshmërinë e tij pranë OE, njëkohësisht OE mund të sigurojë shërbimin me kontrate posaçërisht për këtë procedurë të personave të cilët kanë njohuritë, certifikimet dhe eksperiencën e duhur teknike”, shkruhet më tej në argumentet e “ABS”. Pra, firma e pranon se nuk i ka punonjësit e duhur dhe kërkon të fitojë me patjetër tenderin, se i gjen më vonë “punonjësit sezonalë”.

Si përfundim, Gerondi kërkon modifikimin i këtij kriteri duke hequr pjesën Listepagesat E-Sig për 3 muajt e fundit.

Nuk është hera e parë që Gerond Meçe nuk paguan sigurimet dhe taksat e punonjësve. Kjo është bërë e ditur nga një informacion i Tatimeve për muajin shkurt 2025, që citohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili e ka përjashtuar kompaninë “Advanced Business Solutions– ABS” Shpk nga një tender.

Bëhet fjalë për prokurimin e KLGJ me objekt “Sistemi i Integruar i Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS)”. Aty është kuptuar se kompania ka mashtruar me të dhënat e paraqitura.

Shoqëria “Advanced Business Solutions– ABS” Shpk në formularin përmbledhës të vetëdeklarimit, ka deklaruar se: “Të gjithë punonjësit janë të siguruar për muajt Nëntor 2024, Dhjetor 2024, Janar 2025 dhe Shkurt 2025.” Por, sipas vërtetimit zyrtar të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve (Nr. T12734577, datë 11 mars 2025), të paraqitur nga vetë kjo shoqëri në tender, rezulton se për muajin Shkurt 2025: Janë paguar 0 lekë kontribute për 0 punonjës”, konstaton komisioni i vlerësimit të ofertave i tenderit të KLGJ.

Jo vetm kaq, por Gerond Meçe është kundër kontrollit të stafit të tij dhe atij vetë përmes Certifikatës së Sigurisë. Ndoshta e ka mizën në kësulë. Megjithatë është e dukshme se ky zotëri nuk do të japë llogari se kë punëson dhe si e paguan.

Po Sokoli pse e ndjek pas Gerond Meçen?
Një ditë më pas në KPP ka mbërritur ankesa e kompanisë DATA LOG, që janë si dy pika uji të ngjashme me atë të Gerond Meçes.

Ankesa është për tenderin e Ministrisë së Finacave realizuar nga AKSHI: Mirëmbajtja e Sistemit Informatik të Menaxhimit Financiar (AFMIS). Vlera e përllogaritur e prokurimit është 169462000 lekë pa TVSH

Pra, edhe kompania e Sokol Sinanit është për heqjen e kriterit për “Listëpagesat e 3 muajve të fundit nga njoftimi i kontratës së shpallur. “Kriteri sa më sipër, që punonjësit për kryerjen e shërbimit të figurojnë në listëpagesat e sigurimeve shoqërore për periudhën 3 muajt e fundit nga njoftimi i kontratës së shpallur, nuk i shërben qëllimit për realizimin me sukses të kontratës dhe është tërësisht i panevojshëm”, shkruan ndër të tjera Sokol Sinani.

 

Ankesa tjetër ka të bëjë me faktin pse Drejtoria e Policisë së Shtetit ka informacione sekret shtetëror dhe zonë sigurie të klasit të parë tek AKSHI. Dhe për këtë arsye kërkohet që punonjësit të mos pajisen me certifikatë sigurie.

Pra Sokol Sinani kërkon të mos ketë oficer të sigurimit industrial dhe të mos kërkohen certifikata sigurie për punonjësit. Arsyeja lidhet me faktin se këto kompani nuk deklarojnë staf, por punojnë në të zezë, apo me kontrata shërbimi me qëllim që të mos paguajnë sigurimet dhe taksat për punonjësit.

Sokol Sinani, ortaku i Ilir Beqajt

Sokol Sinani është një biznesmen i njohur në fushën e teknologjisë, i cili më herët ka qenë ortak i ngushtë i Ilir Beqajt në kompaninë INTECH +. Kjo kompani është përfshirë në skema të dyshimta tenderash, duke përfituar qindra milionë lekë nga kontratat e dhëna kryesisht nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Edhe pse Ilir Beqaj aktualisht ndodhet në burg, dyshohet se ai vijon të përfitojë nga tenderat shtetërorë përmes ish-partnerit të tij, Sokol Sinanit, i cili po siguron miliona nga fondet publike. Shumë burime aludojnë se pas Sinanit qëndron pikërisht Beqaj, duke e përdorur si “mashë” për të vazhduar tërheqjen e parave publike.

Në janar 2025, Belinda Balluku i dha kontratën e majme me vlerë 270 milionë lekë me TVSH, kompanisë DATA LOG.

Tenderi me objekt “Mirëmbajtje database dhe licensa Oracle, për një periudhë 3-vjeçare” është shpallur nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Group sh.a (OSHEE Group sh.a). Buxheti limit i përcaktuar për këtë kontratë ka qenë 24,493,500 lekë të reja (afro 293 milionë lekë të vjetra me TVSH). Fituesi, DATA LOG, e ka fituar tenderin me një ofertë prej 22,505,040 lekë të reja (afro 270 milionë lekë të vjetra me TVSH), që përbën 91.87% të fondit limit.

Ajo që ngre dyshime të forta mbi transparencën dhe konkurrencën e këtij tenderi është fakti se në garë kanë marrë pjesë vetëm tre firma, nga të cilat dy nuk kanë dorëzuar asnjë dokument dhe asnjë ofertë, duke i hapur rrugën fitores automatike të DATA LOG. Një skemë e njohur kjo për të dhënë tendera me fitues të paracaktuar.

Me siguri këto skema është duke i përsëritur me Gerond Meçen.

Lidhjet e Gerond Meçes me baxhanakun e kryeministrit

Firma ABS,  jo rastësisht është e lidhur me familjen e kryeministrit, ka mundur të përfitojë 15.6 milionë euro tendera nga shtatori 2013 deri më sot. Kompania “Advanced Business Solution” zotërohet në bashkëpronësi nga baxhanaku i kryeministrit Armand Frangu, i cili së bashku me kompaninë B360 marrin pjesë gjithmonë në të njëjtat tendera, gjithmonë duke ndarë përfitimet me njëri-tjetrin. Si rregull për ta bërë garën në dukje të ligjshme, por nga ana tjetër është thjesht vetëm një farsë. Në tenderin e fundit të ofruar nga OSHEE me një vlerë prej 1.94 mld lekësh (të vjetër) kompania ABS ka pasur ofertën më të lartë dhe përsëri ka fituar. Ndërkohë që kompania B360 shpk ka marrë pjesë në këtë tender si spektator. Tenderi më i fundit i marrë nga kompania e tij nga AKSH-i, ka një vlerë prej 1.56 miliardë lekësh dhe përsëri ka fituar oferta më e lartë.

A do t’i hajë KPP presionet e Gerond Meçes, sidomos tani që nuk është më koka e korrupsionit në këtë institucion, Jonaid Myzyri? Anëtarët e tjerë nuk do ta donin fatin e tij ( i akuzuar nga SPAK për korrupsion).

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: AKSHIGeron Meçesigurimet shoqeroreSokol Sinanitender

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
Devoll, aksidentohet traktori, ndërron jetë i moshuari

Devoll, aksidentohet traktori, ndërron jetë i moshuari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com