GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Shtyhet seanca në GJKKO, Ish-Presidenti Meta kërkon lirimin: Jam si Navalny

14:36 - 06/08/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Shtyhet seanca në GJKKO, Ish-Presidenti Meta kërkon lirimin: Jam si Navalny
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-presidenti Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë, pak orë pasi SPAK mbylli hetimet ndaj tij dhe katër personave të tjerë.

Meta thotë në kërkesë që nuk ka asnjë rrezik të ndikojë e dëmtojë provat dhe nga ana tjetër sugjeron që gjykata të vendosë ndaj tij masë më të butë, atë të ndalimit për të dalë kashtë vendit. Por, seanca u shty për në datën 8 gusht.

“Në datën 04 gusht nga Prokuroria e Posaçme u njohëm me përfundimin e hetimeve lidhur me të pandehurin ish presidentin Ilir Metaj. Sipas procedurës u njohëm edhe me aktet fashikujt hetimorë në mënyrë elektronike, çka nënkupton se organi procedurës tashmë ka përfunduar çdo procedurë hetimi dhe çështja do kalojë për gjykim në seancën paraprake.

Në kushtet e reja procedurale të krijuara, duke u nisur edhe nga neni 228 paragrafi 3 i kodit procedurës penale, për masat e sigurimit personal mendojmë se këto kritere nuk qëndrojnë pasi tashmë:

a) kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës, bazuar në rrethana fakti…..

b) nuk ka asnjë rrezik që i pandehuri të largohet dhe ti fshihet procesit gjyqësor.

c) personaliteti të Pandehurit nuk përbën rrezik që ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet, sepse nuk është duke ushtruar funksionin publik.

Në kuptim të rrethanave të reja të krijuara kur kjo çështje tashmë po merr rrugëtimin e saj gjyqësor, mendojmë se është një moment kur vetë gjykata që ka vendosur masë shtrënguese të “arrestit me burg” të analizoi drejt këto rrethana dhe të marri një vendim të bazuar mbi to duke zëvendësuar masën e sigurimit personal.

Në këto momente që jemi drejtuar gjykatës ku kërkojmë zëvendësimin e masës sigurimit të arrestit me burg, presidenti Ilir Metaj ka plot 10 muaj në kushte izolimi, theksoj izolimi pasi përveç masës shtrënguese të arrestit me burg ai po vuan edhe masat e tjera diskriminuese të Institucionit Ekzekutimit Vendimeve penal “Jordan Misja” Tiranë, pasi është në kushtet e një izolimi total, tamam si lideri opozitës Ruse Navaly”, shkruhet ndër të tjera në kërkesën e Metës.

Nga ana tjetër në kërkesë Meta sjell edhe precedentin Gëllci për të cilin Strasburgu rrëzoi SPAK-un. Ndërsa vijon më tej duke u shprehur se arresti në burg e pengon për aktivitetet politike “Kërkojmë zëvendësimin e masës së sigurimit personal për ish presidentin edhe për shkaqet e sipërcituara sepse atij nuk po i lejohet të ushtrojë të drejtat e tij politike si lider i opozitës së dytë në vend, Partia e Lirisë. Atij nuk po i lejohet të takohet me anëtarët e kryesisë partisë tij, me deputetët, me eurodeputetët dhe është privuar nga përdorimi telefonit të institucionit për të folur po me këta persona.

Është në detyrimin ligjor, kushtetues por edhe të kartës europiane të drejtave të njeriut që ndaj një politikani nën hetim, apo nën një gjykim duhet të trajtohet jo vetëm me dinjitetin njerëzor të parashikuar në standardet më të mira që parashikon ligji por edhe të mos i privohet ushtrimi të drejtave politike dhe të prevalojë mbi të gjitha prezumimi pafajësisë”, shprehen avokatët.

Alexei Navalny, ish lideri i opozitës ruse, që humbi jetën në shkurt 2024, u mbajt në një burg të regjimit të zakonshëm ku i bënin kontrolle çdo orë gjatë natës për t’u siguruar që nuk kishte ikur – praktikë që ai vetë e quante “torturë”.

Kushtet ishin të mjerueshme: dritare të thyer, dëborë që hynte në qeli, rregulla shumë të rrepta, dhe dënime për gabime të vogla si mos-rregullimi i krevatit ose mos-përdorimi i fjalëve të duhura ndaj rojeve.

Në vitin 2023, Navalny u transferua në një nga burgjet me rregullat më të ashpra në Rusi. Aty kishte temperatura ekstreme deri në –32°C, mungesë ngrohjeje qendrore, ushqim të ndotur, dhe mbipopullim.

Etiketa: Ilir MetaKryesore1

Lajme të lidhura

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
Trump shfaqet në çatinë e Shtëpisë së Bardhë: Po vendos një armë bërthamore – VIDEO

Trump shfaqet në çatinë e Shtëpisë së Bardhë: Po vendos një armë bërthamore - VIDEO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25

Një përleshje mes dy familjeve ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Gramshit, ku në konflikt është përfshirë edhe...

Lexo më shumë
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com