GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Si ia dha Gentian Gjyli tenderin 1.9 milion euro Ndoc Kullës me ofertën më të shtrenjtë

17:04 - 06/08/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Si ia dha Gentian Gjyli tenderin 1.9 milion euro Ndoc Kullës me ofertën më të shtrenjtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndoc Kulla është marrë i pandehur nga SPAK më 30 qershor 2025 për veprën penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. Biznesmeni është nën hetim në kuadër të dosjes për tenderin për e mirëmbajtjes së rrugës që kalon nga “Rrësheni në Shpal dhe zona të tjera përreth”. Vlera e tij ishte rreth 220 milionë lekë të reja pa TVSH, dhe është mbajtur në shtator 2020, nga ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho.

Pesë vite më pas, Ndoc Kulla vazhdon të jetë aktiv në tenderat korruptivë. Drejtori i ARSh, Gentian Gjyli, që zëvendësoi Evis Berberin, pas arrestimit, i cili gjithashtu është nën hetim nga SPAK për korrupsion me tenderat, i jep Ndoc Kullës një tjetër kontratë. Objekti i tenderitështë “Përmirësimi i sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të sigurisë rrugore në akset e Rajonit Verior Shkodër Loti 1 (2025)”. Ndërsa fondi limit këtij prokurimi të mbajtur më 14 korrik 2025 është 196 369 145,00 lekë pa TVSH.

Gjyli, siç kemi raportuar edhe herë të tjera, nuk është trembur aspak nga arrestimi i paraardhësit të tij, por vazhdon të firmos miliarda lekë kontrata të dyshimta. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e ka klasifikuar procedurën Open Data Albania. Për shkeljet e kryera, tenderi është markuar me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

A nuk e sheh Gjyli se Kulla e ka ofertën më të shtrenjtë?

Në këtë procedurë prokurimi morën pjesë 3 operatorë konkurrues: “JUBICA” SHPK e Ndoc Kullës,  “DELTAREX” SHPK dhe bashkimi i kompanive  “NDERTUESI 2014” SHPK & “UDHA” SHPK

Kompania e Kullës u shpall fituese më 23 korrik 2025, megjithëse kishte ofertën më të lartë. Kështu, “JUBICA” shpk ka bërë ofertën me vlerë 181 125 500,00 lekë pa TVSH.

Ndërsa firma  “DELTAREX” SHPK ka propozuar ta bëjë këtë punë me 143,349,476 lekë pa TVSH. Edhe bashkimi i operatorëve “NDERTUESI 2014” SHPK & “UDHA” SHPK ka bërë propozim më ekonomik duke ofruar vlerën 171,146,582. lekë pa TVSH.

Të orientuar për t’ia dhënë me çdo kusht tenderin kompanisë së Kullës, komisioni i vlerësimit i ka skualifikuar të dy konkurrentët me oferta më të ulëta me arsyetime subjektive për kriterin “punë të ngjashme”.

Ndërsa, drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli, shkon thuajse çdo dy javë në SPAK. Më 13 maj 2025, Prokuroria e Posaçme vuri nën akuzë 25 persona, për abuzime me tenderët e rrugëve. I pandehur është kreu aktual i ARRSH, Gentian Gjyli, ndërsa ish-Drejtorit të ARRSH, Evis Berberi, i shtohen akuzat pas asaj për korrupsion dhe pastrim parash për të cilat ndodhet në burg.

‘U mora i pandehur’, tha Gjyli ndërsa dilte nga SPAK i nervozuar. Në këtë reagim duket se kreu aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar nuk e ka pritur mirë statusin e të pandehurit të drejtësisë për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera.

Janë mbi 10 praktika prokurimi të hetuara nga prokurori Dritan Prençi, i cili ka vënë nën hetim biznesmenë e zyrtarë publik, si edhe inxhinier të ARRSH. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera.

Gentian Gjyli u emërua drejtor i ARRSH më 28 mars 2024, një javë pas arrestimit nga SPAK të ish-drejtorit Evis Berberi, më 14 mars 2024. Kreu i ARRSH Gentian Gjyli, është thirrur edhe më herët në SPAK ku ka dëshmuar mbi procedurat e ndjekura në tenderët e rrugëve, gjatë kohës që ai ishte numri 2 i ARRSH-së dhe drejtor Evis Berberi, në hetim nga SPAK nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Në burg janë dhe dy biznesmenët Valter Begaj dhe Ervis Lami, si bashkëpunëtorë në skemën e përfitimit të tenderëve, si pronarë të kompanive që fitonin tenderat fiktivë, por ku përfituesi fundor ishte vetë ish-kreu i ARRSH, Berberi.

Evis Berberi i jepte 2 milionë euro çdo vit Ndoc Kullës për vizimet.

Vijat e rrugëve në Shkodër, që i ka fshirë shiu me kohë u bënë në vitin 2023 nga Ii njëjti biznesmen, Ndoc Kulla.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Përmirësim i sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të sigurisë rrugore në akset e Rajonit Verior, Loti 1 (2023)”. Tenderi është publikuar më datë 22 maj 2023 në Agjencinë e Prokurimeve Publike.

Fituesi i këtij tenderi është firma “Jubica shpk”në pronësi të Ndoc Kullës. Oferta  e tij ishte në të njëjtën vlerë me fondin limit, fakt që ligji i prokurimeve nuk e lejon, por sërish Berberi e ka shpallur të vlefshme. Madje pa zhvilluar një garë siç e kërkon ligji i prokurimeve, Berberi e ka ka firmosur kontratën.

Ndërkohë, në dokument tregohet qartë që nuk ka pasur oferta të tjera dhe Jubica shpk e mori fitoren pa të drejtë.

Edhe në vitin 2022, tenderin për këtë punë e ka marrë Ndoc Kulla. Në atë tender garonte edhe firma RSM COMPANY SHPK, e cila kishte paraqitur ofertë 10 milionë lekë më lirë se Jubica shpk, por Evisi e kishte paracaktuar fituesin.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Gentian GjyliNdoc Kullatender

Lajme të lidhura

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
Para
Pogradec, 42-vjeçari ndërhyn për të ndarë 4 gra që ziheshin, i ndodh e papritura

Pogradec, 42-vjeçari ndërhyn për të ndarë 4 gra që ziheshin, i ndodh e papritura

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com