GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Klani “Veliaj” kërkon “kokën” e Ramës, si Mero Baze e kërcënoi me foton e Sanaderit, a do të jetë i njëjtë fati…

22:12 - 07/08/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 5 min
A A
Klani “Veliaj” kërkon “kokën” e Ramës, si Mero Baze e kërcënoi me foton e Sanaderit, a do të jetë i njëjtë fati…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Publikimi nga gazetari Mero Baze i historisë së ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader, një figurë që nga maja e pushtetit përfundoi me qese në dorë pas dënimeve të rënda për korrupsion, ngre dyshime se nuk ishte një zgjedhje e rastësishme editoriale në median e tij. Ishte një sinjal. Një mesazh i koduar që dyshohet se i drejtohej personalisht Edi Ramës: “Ky mund të jetë fati yt.” Sanaderi nuk ishte një politikan provincial. Ai ishte i përkëdheluri i Brukselit, i mbrojtur nga kryeqytetet perëndimore, dhe me imazh modernizues për vendin e tij. Po aq sa Rama sot. Por një ditë, kur drejtësia vendosi të veprojë dhe rrjetet që e kishin mbrojtur e braktisën, gjithçka mori fund brenda pak muajsh. Dhe Baze mesa duket po i thotë Ramës se ky skenar nuk është thjesht histori ballkanike, por një paralelizëm i frikshëm për të ardhmen e tij. Kryeministri i ka disa dosje të hapura në SPAK dhe arrestimi i bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë rrezikojnë pozitat e tij.

Ja kulisat e një lufte brenda llojit

Sinjali i koduar i Bazes për Ramën nuk është i izoluar. Ai vjen në një moment kur prapaskenat e brendshme të pushtetit po ziejnë dhe linjat tradicionale të aleancave po thyhen njëra pas tjetrës. Pas publikimit të këtij paralelizmi me Sanaderin, nëse analizohet më thellë shfaqet një përçarje në boshtin e pushtetit politiko-mediatik. Përplasja dhe sherret nxjerrin në pah se Erion Veliaj, Endri Fuga dhe Mero Baze kanë funksionuar si një trup i vetëm gjithë këto kohë. Fuga ishte arkitekti i makinerisë mediatike, Veliaj ishte fytyra e saj politike, ndërsa Mero Baze i afërt si me Fugën ashtu edhe me Veliajn, ishte një nga zërat më të fuqishëm që artikulonte narrativën e pushtetit.

Kjo lidhje nuk ishte thjesht produkt i marrëdhënieve personale. Ajo ushqehej edhe nga një rrjet më i gjerë ndërkombëtar, ku ndikimi i Sorosit luante një rol kyç. Veliaj ishte produkt i pastër i këtij rrjeti, i rritur politikisht me mbështetjen e fondacioneve të tij dhe i lidhur me linja diplomatike që i garantonin imazh e mbrojtje. Kjo aleancë u thye pas përplasjes mes Ramës dhe Veliajt që nisi disa kohë më parë. Pas arrestimit të Veliajt në shkurt, shpërtheu gjithçka. Nisën të qarkullojnë me shpejtësi zëra se ai ishte “flijuar” nga vetë Rama. Dhe është pikërisht Mero Baze ai që i ka artikuluar e ushqyer këto dyshime. Në analizat e tij të fundit, ai sugjeron se goditja ndaj Veliajt nuk ishte vetëm një veprim i SPAK-ut, por një proces i stisur ku kryeministri mbylli sytë, ndoshta edhe hapi rrugën, që drejtësia të vepronte.

Por Baze nuk e sulmon Ramën drejtpërdrejt. Ai ka zgjedhur një strategji tjetër: sulmon publikisht ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën dhe ka hedhur akuza për një drejtësi që funksionon me regji. Në një shkrim të fundit, Baze përmendi forcat speciale që u përdorën për të shoqëruar Veliajn drejt një klinike disa ditë më parë duke thënë se ishte vetë Manja që raportoi te Rama dhe disa ministra se “kishte rrezik” që ai të takohej me të. Edhe pse nuk përmend drejtpërdrejt emrin e kryeministrit si urdhërues, gazetari nënkupton se Rama ka qenë në dijeni dhe nuk ka vepruar për të ndaluar këtë “çmenduri”. Në thelb të denoncimit të tij, Baze lë të kuptohet qartë se pas Manjës dhe makinës së përndjekjes politike, qëndron vetë Edi Rama. Ai e nxjerr kryeministrin si një dorë të padukshme që jo vetëm dinte çdo hap, por e dirigjonte prapaskenën kundër Veliajt dhe atyre që e mbrojnë.

Veliaj në burg

Kjo është pika ku paralajmërimi i Bazes merr kuptim. Sepse nëse është e vërtetë që Rama e la Veliajn në baltë, atëherë Veliaj nuk ka më asnjë arsye të heshtë. Përkundrazi, ai ka çdo arsye për të folur. Erion Veliaj është një nga politikanët më të informuar mbi mënyrën se si është ndërtuar dhe funksionuar pushteti i Ramës. Ai ka qenë pjesë e vendimeve kyçe për projektet koncesionare, marrëveshjet me oligarkët dhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Nëse ai vendos të bashkëpunojë me SPAK-un, rrëfimi i tij mund të jetë shkatërrimtar për kryeministrin. Kujtojmë se Veliaj në momentet kur hetonte SPAK vitin e kaluar intensivisht për dosjen që e çoi pas hekurave, kërcënoi publikisht Ramën.

“Si ka mundësi të mos i dinte këto Edi Rama dhe si mund të ndodhë që, deri edhe zëvendësi i tij, një person që sot është në kërkim nga drejtësia, t’i bëjë këto pisllëqet e mëdha për të cilat akuzohet, pa bekimin e kryeministrit? Më falni! Po pse, në cilën pjesë të funksionit të tij të përcaktuar me Kushtetutë dhe dispozita ligjore, kryeministri duhet të përgjojë zëvendësin e tij apo cilindo zyrtar tjetër, me të cilin e lidh puna, kur këta të fundit e ushtrojnë influencën e postit dhe i përdorin lidhjet e tyre me X-in ose Y-in, për të përfituar në mënyrë të paligjshme?! Si mund të jetë kaq e padiskutueshme, që një kryeministër, apo në rastin tim, një kryetar bashkie, të jetë në dijeni të çdo gjëje që s’ka të bëjë fare me funksionin e tij të përcaktuar me ligj apo me objektivat e me një mijë e një problemet e përditshme të punës së tij?”, u shpreh Veliaj vitin e kaluar.

Arratisja e Fugës dhe ndarja e mediave

Nga ana tjetër arratisja e Endri Fugës në Xhakarta të Indonezisë tregon se nuk ishte një largim i thjeshtë personal. Ajo simbolizoi shembjen e një prej shtyllave më të rëndësishme të makinerisë së propagandës së Edi Ramës. Për më shumë se një dekadë, Fuga kishte qenë jo vetëm strategu i komunikimit, por edhe nyja lidhëse mes Ramës, Erion Veliajt dhe aleatëve të tyre në media. Me ikjen e tij, ajo strukturë që kontrollonte narrativën e pushtetit dhe mbante të bashkuar kampin e Rilindjes u përça në mënyrë të pakthyeshme.

Në këtë vakum, rrjeti i Veliajt,  i lidhur prej kohësh me linjat ndërkombëtare të Sorosit hyri në lojë për të ndikuar mbi drejtësinë dhe opinionin publik menjëherë pas arrestimit të Veliajt. Për t’i bërë presion SPAK-ut që Veliaj të lirohet, u aktivizuan figura dhe zëra të lidhur ngushtë me këtë rrjet. Zërat e tyre u pasqyruan dhe u amplifikuan publikisht nga Mero Baze. Pikërisht në këtë linjë hyri edhe ish-këshilltari i Tony Blair, Alastair Campbell, një figurë e njohur në qarqet e majta ndërkombëtare dhe e lidhur me strukturat e Sorosit, i cili e cilësoi “skandaloze” mbajtjen në burg të Veliajt për muaj të tërë pa një akuzë të formuluar zyrtarisht. Këto mesazhe ndërkombëtare u publikuan nga mediat e Veliajt, veçanërisht nga Mero Baze.

Mesazhi i koduar i Bazes

Në këtë kontekst, shkrimi i Mero Bazes për Sanaderin nuk është thjesht një histori ballkanike korrupsioni. Është një mesazh i koduar për Ramën. Një nga ato mesazhe është se “nëse ai që tradhtove vendos të flasë, fundi yt është i pashmangshëm.” Nga ana tjetër ai thotë se mund të kesh gjithë pushtetin në duar si Sanaderi, por mund të rrëzohet gjithçka para syve, ashtu siç ndodhi edhe me Veliajn. Duke goditur Manjën dhe jo vetë Ramën, Baze po e thotë këtë mesazh me gjuhë të tërthortë, por mjaft të qartë për ata që e njohin politikën e brendshme të PS-së. Dhe kjo e bën sinjalin edhe më të fortë, sepse vjen nga një njeri që për vite të tëra ka qenë pjesë e mekanizmit që e mbronte kryeministrin nga çdo goditje.

 

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Para
34-vjeçari serb arratiset nga paraburgimi në Mitrovicë

34-vjeçari serb arratiset nga paraburgimi në Mitrovicë

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem
Botë

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

20:24 - 06/12/25

Për dy vjet gjatë luftës në Gaza, të gjitha festimet publike për Krishtlindje u anuluan në Betlehem, ku të krishterët...

Lexo më shumë
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com