GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, si SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

19:35 - 09/08/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 5 min
A A
Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, si SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme është e bindur se Gentian Sula, administrator dhe një prej ortakëve të shoqërisë shqiptare të sigurimeve “Intersig-Viena Insurance Group”, ka ndihmuar Ajola Xoxan, bashkëshorten e kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që të kryejë “pastrim parash”.

Megjithatë, prokurorët e SPAK-ut duket se janë treguar tejet tolerantë me sipërmarrësin e sigurimeve, pasi emri i tij nuk gjendet në listën e episodeve korruptive të renditura për Xoxan, në aktin e marrjes së saj të pandehur, miratuar në 23 Korrik 2025.

Vilë falas në Bllok për OJQ-të e Ajolës

Gjatë një hetimi më shumë se një-vjeçar, Prokuroria e Posaçme ka siguruar të dhëna, në bazë të të cilave ka forcuar bindjen se Ajola Xoxa ishte pronare dhe drejtuese “faktike” e disa kompanive dhe organizatave-joqeveritare, të cilat formalisht ishin regjistruar në emër të personave të tjerë.

Thuajse të gjithë këto shoqëri kanë siguruar fonde publike nga Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e Erion Veliajt dhe paratë, nëpërmjet transferimeve simultane, kanë përfunduar në llogaritë e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. Të paktën, ky është thelbi i akt-akuzës të formuluar nga prokurorët e SPAK-ut.

Ndër organizatat që kontrolloheshin nga Ajola Xoxa ishte edhe “Nan Gallery”. Qendra artistike është themeluar në Korrik 2023 nga Driant Zeneli. Disa muaj më pas, në korrik 2023, ai ia dhuron shoqërinë “Nan Gallery” organizatës jo-fitimprurëse “Harabel” të Ajola Xoxas.

Qendra “Nan Gallery”, pasi kaloi në drejtimin e Xoxas, nisi ushtrimin e aktivitetit të saj në një vilë, në zemër të ish-Bllokut. Vila dy-katëshe, me sipërfaqe rreth 270 m2, rezulton në pronësi të administratorit të ‘Intersig Viena Insurance Group”, Gent Sula dhe bashkëjetueses së tij, B.A.

Në foto: Gentian Sula, administrator dhe aksioner i “Intersig-Viena Insurance Group”

Nga të dhënat e siguruara nga Prokuroria e Posaçme, rezulton se Gent Sula ia ka dhënë vilën Ajola Xoxas për përdorim dhe pa qira, në formën e ‘sponsorizimit” për qendrën “Nan Gallery”.

Gentian Sula, i pyetur në Prokurori për këtë favorizim ndaj bashkëshortes së kryebashkiakut, ka deklaruar se “Intersig Viena Insurance Group” ka një politikë mbështetëse ndaj artit dhe kulturës, e, në këtë kuadër, ka mbështetur edhe qendrën “Nan Gallery”.

Por, ky qëndrim i është dukur i pabesueshëm grupit hetimor, pasi vila ishte në pronësi të Gent Sulës dhe bashkëjetueses së tij dhe jo të kompanisë së sigurimeve.

Pikëpyetjet mbi Gent Sulën

Raporti “falas” mes Gent Sulës së ‘Intersig” dhe Ajola Xoxas ka ngritur shumë pikëpyetje për prokurorët e posaçëm. Sipërmarrësi është pyetur në Prokurori dhe duket se nuk ka qenë i sinqertë për pjesën më të madhe të gjëra që ka deklaruar fillimisht mbi raportet e tij pronësore me bashkëshorten e kryebashkiakut Veliaj.

Në materialin hetimor, ky raport përshkruhet me nota dyshuese.

“Në përmbledhje të deklarimeve të bëra nga shtetasi Gentian S. Sula, rezulton se pjesa më e madhe e tyre nuk mbështet në rrethanat e faktit të dokumentuara nga aktet e administruara në fashikullin penal. Një pjesë tjetër e tyre provojnë marrëdhënien e krijuar mes këtij shtetasi dhe shtetases Ajola Xoxa, kur bëhet fjalë për dhënien pa shpërblim të një vile”, thuhet në dosjen penale të Prokurorisë së Posaçme.

Në lidhje me këtë vilë, Gent Sula, në cilësinë e deklaruesit, është shprehur se ka qenë ai që i ka propozuar shtetases Xoxa përdorimin e një vile pa qira për shfrytëzimin e saj për interesa të artit.

“Megjithëse deklaruesi shprehet se kompania ku ai është aksioner (Intersig Viena Insurance Group) është promovuese e artit, konstatohet se në rastin e vilës, ky objekt nuk i përket shoqërisë private, por disa individëve, në cilësinë e bashkëpronarëve. Këta të fundit, para dhënies së vilës pa pagesë në përdorim të Ajola Xoxas, e kishin dhënë atë me qira, nga ku përfitonin shuma të konsiderueshme. Kjo, edhe për shkak të pozicionit mjaft të mirë të ndërtesës, në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës (ish-Bllokut)”, thotë ndër të tjera SPAK, duke lënë të kuptohet se nuk e beson variantin e raportet Sula-Xoxa pa pagesë.

Në foto: Pjesë nga dosja hetimore “Veliaj-Xoxa”

Më tej, grupi hetimor shprehet: “Këta individë (bashkëpronarët e vilës), mes të cilëve edhe bashkëshortja e Gentian Sulës (aksionerit të “Intersig”), sipas deklaruesit, kanë dhënë dakordësinë për dhënien e godinës në huapërdorim pa pagesë, pa asnjë akt të shkruar”.

Momenti që ka bindur Prokurorinë e Posaçme se dhënia në huapërdorim pa kundërshpërblim e vilës në favor të Ajola Xoxas ishte “fiktive”, ishte pikërisht momenti kur organi hetimor kreu një kontroll në këto vilë.

“Pas kontrolleve nga Prokuroria e Posaçme, e drejta e përdorimit pa shpërblim, e dhënë me gojë, është revokuar me një akt të shkruar”.

Pra, sipas asaj që ka zbuluar SPAK-u, Gent Sula i ka dhënë në përdorim vilën pa asnjë kontratë Ajola Xoxas, por, kur është detyruar që të ndërpresë këtë marrëdhënie për shkak të kontrolleve nga Byroja Kombëtare e Hetimit, e ka formalizuar ndërprerjet e raporteve me bashkëshorten e kryetarit të Bashkisë me një dokument të shkruar.

Ky është vetëm njëri nga disa episode që e lidhin në mënyrë të dyshimtë administratorin e ‘Intersig-Viena Insurance Group”, Gentian Sula, me interesat financiare të Ajola Xoxas.

Megjithatë, Prokuroria e Posaçme, të paktën deri më tani, nuk ka vlerësuar ta ngarkojë me përgjegjësi ligjore sipërmarrësin, pavarësisht se veprimet e tij nuk janë shumë të ndryshme në thelb nga ato të disa biznesmenëve të tjerë, të cilët janë të pandehur në dosjen “Veliaj-Xoxa”.

/Boldnews.al/

Etiketa: dosja veliajErion Veliajgent sulaIntersigKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!
Aktualitet

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Para
Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë

Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25

Fermerët nga Selaniku Lindor dhe Halkidiki në Greqi donin sot që të bllokonin hyrjen në aeroportin “Maqedonia” për një kohë...

Lexo më shumë
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com