GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti: Përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin e Kosovës, kërcënim ndaj sigurisë

13:31 - 11/08/25
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti: Përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin e Kosovës, kërcënim ndaj sigurisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e 8-të të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të Kosovës vazhdojnë të paraqesin kërcënim ndaj sigurisë sonë kombëtare.

Kurti këto deklarata i bëri në organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës e cila ka nisur sot edicionin e 8-të të Konferencës së Ambasadorëve, ku marrin pjesë përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës nga mbarë bota.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi se Kosova ka sot një rrjet diplomatik më të gjerë se kurrë më parë me gjithsej 53 degë të ndryshme të shpërndara në gjashtë kontinente përveç Antarktikut.

“Ministria e Punëve të Jashtme është i vetmi digaster në qeverinë tonë që ka gjithsej pesëdhjetë e tre degë të ndryshme të shpërndara në gjashtë kontinente, përveç Antarktikut, prej Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi deri te shtetet e largëta, si Australia, Japonia, Panamaja dhe Senegali kemi tridhjetë e katër ambasada, dymbëdhjetë konsulata të përgjithshme, katër konsulate të posaçme dhe një zyre ndërlidhëse. Midis këtyre janë përfaqësi dhe të reja të hapura rishtazi në Poloni, Kolumbi, Malajzi dhe pranë selisë së shenjtë në Vatikan. Kjo shpërndarje e gjerë e përfaqësive, e cila është shpërndarja më e gjerë në historinë e Repulikës sonë, përbën njëkohësisht edhe avantazh, edhe sfidë. Avantazhi është se i mundëson shtetit tonë që të ketë 53 zëra nëpër botë duke shtyer përpara interesat më të rëndësishme të Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Ndërkaq, sfida kryesore është se si të gjejmë një mënyrë që të gjithë këta zërat tuaj të mos funksionojnë të pa ndërlidhur me njëri-tjetrin, por në harmoni të plotë, si një kor i vetëm me Ministrinë këtu në Prishtinë, në rolin e dirigjentit”, tha Kurti.

Ai gjithashtu paralajmëroi se përpjekjet e Serbisë për të dëmtuar imazhin dhe sovranitetin e Kosovës vazhdojnë të jenë një sfidë e përhershme, duke shpërndarë në çdo skaj të botës mesazhe të rrejshme.

Kurti tha se veprimtaria e ambasadorëve është jetike për mbrojtjen e vendit.

“Përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit tonë, vazhdojnë të paraqesin kërcënim ndaj sigurisë tonë kombëtare me miliona të shpenzuara për lobimin dhe komunikimin botëror, lufta propagandistike e Serbisë në bashkë po i gurësohet nga dita në ditë, duke e shpërndarë në mënyrë sistematike, në çdo skaj të botës, mesazhe të rrejshme. Duke marrë parasysh këtë klimë sfiduese, botërore dhe rajonale, veprimtaria juaj si përfaqësues të Kosovës është jetike për prafirmimin e vendit tonë”, shtoi Kurti.

Ndërsa, Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, prezantoi reformat e brendshme të ministrisë dhe arritjet ndërkombëtare të Kosovës gjatë vitit të fundit.

Gërvalla theksoi se çdo euro e buxhetit po përdoret me plan të qartë, të arsyetuar dhe me kontroll të plotë duke arritur të ulin shpenzimet e panevojshme, të riorientojnë fondet drejt prioriteteve strategjike dhe të forcojnë llogaridhënien në çdo mision diplomatik.

Ky edicion i konferencës së ambasadorëve do të zgjasë më 11 deri 13 gusht të këtij viti.

Lajme të lidhura

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
Para
(VIDEO) Armando Sadiku e nis me gol rikthimin e tij në Zvicër

(VIDEO) Armando Sadiku e nis me gol rikthimin e tij në Zvicër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri
Aktualitet

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25

Belgjika dhe Danimarka janë dy shtetet që në 2026 do të hapin selitë e tyre të ambasadave në Tiranë. Ministri...

Lexo më shumë
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com