GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Elisa Spiropali i blen makinat tek Tan Dulaku, tapetin e kuq ia shtron Besniku i Sinaloas

10:00 - 12/08/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Elisa Spiropali i blen makinat tek Tan Dulaku, tapetin e kuq ia shtron Besniku i Sinaloas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka shijet e shefit të saj, kryeministrit Edi Rama, kur vjen puna për makinat dhe tapetin e kuq. Makinat i blen tek oligarku Artan Dulaku, tapetin e merr tek Besnik Lulaj, bosi i kazinosë së kartelit meksikan të drogës. Të dy janë miq të kryeministrit, i lidhin lejet e ndërtimit për kulla dhe resorte.

Letrat e tenderave për makina i bën sekretari i saj, Genci Gjonçaj, por urdhrat i jep Spiropali. Prokurimi i parë është për autovetura. Tani fillon legjislatura e re, kështu që duhen hequr makinat e vjetra. Kjo u realizua me kontratën me objekt “BLERJE AUTOVETURA” me fondin limit : 13.033.335 lekë pa TVSH, që është firmosur më 7 korrik 2025, por u bë i njohur nga Agjencia e Prokurimit Publik më 11 gusht 2025.

Tenderi nuk ka marrë parasysh ofertat më të ulëta, sepse është rezervuar për Artan Dulakun. Konkretisht operatori ekonomik “Mektrin Motors” sh.p.k bëri ofertën 11.250.000 lekë pa tvsh, por nuk u mor parasysh, sepse e skualifikoi komisioni.

Po ashtu, u skualifikua edhe “Porsche Albania” sh.p.k., që ofroi t’i sillte veturat me çmim total më të ulët se sa fituesi, 11.800.000 lekë pa tvsh.

Në fund mbeti vetëm “Albania Motor Company” sh.p.k, pronë e vëllezërve Dulaku, të cilët u shpallën fitues, edhe pse kishin ofertën 12.900.000 lekë pa TVSH. Pra, fituesi kishte ofertën 10 milionë lekë më të shtrenjtë se sa të tjerët.

Tenderi tjetër lidhet me tapetin e kuq, të hyrjes së Kuvendit, ku kalojnë delegacionet mike dhe kryetarja.
Kontratën e ka fituar Besnik Lulaj, pronari “Valona Konstruksion” shpk, me adresë Uji i Ftohtë Vlorë, ngjitur me Rezidencën Qeveritare. Me shumë mundësi atje është bërë edhe pazari i tapetit.

Në fakt, kjo kontratë është vetëm një “llokume” në mes të dhuratave që ka marrë nga qeveria këtë vit biznesmeni Lulaj. Por për të mund të jetë çështje prestigji t’i shtrojë tapetin Spiropalit në Kuvend.

Kontrata quhet “F.V TAPETI CEREMONIAL” dhe e ka fondin limit 7.447.840 lekë pa TVSH.

Më kot është lodhur operatori ekonomik “Anoria” që ka bërë ofertën me vlerë ekonomike në total 5.804.900 lekë pa TVSH. Kjo është skualifikuar menjëherë, sepse nuk ka pasur një certifikatë ISO.

E habitshme është se sa shpejt u konsumua tapeti i blerë në shtator 2023 nga paraardhësja Lindita Nikolla.

Në këtë dokument tregohet se blerja e tapetit ceremonial  është realizuar 30 shtator 2023.

Kush janë dy miqtë e Edi Ramës?

Në të njëjtën kohë, që merrte ‘llokumen” e Spiropalit, Besnik Lulaj merrte tender 500 milionë lekë nga Ermal Dredha në Vlorë. Ishte prokurimi me objekt “Rikonstruksioni i bllokut të banimit pranë “Sigurimeve Shoqërore”. Nga ana tjetër, Kryeministri Rama i firmoste në KKT një resort në Himarë. Vendimi ka lëndën “Leje Ndërtimi për objektin: ‘Kompleks rezidencial dhe hoteleri me 1-5 kat mbi tokë dhe 1-3 kat nën tokë’, me vendndodhje në Palasë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘Valona Konstruksion’ sh.p.k.

Veç “Valona Konstruktion”, Lulaj është ortak ose aksioner kryesor dhe në 6 kompani të tjera. Ai është pronari i resortit luksoz “Marina Bay” në Vlorë. Lulaj ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike ndërkombëtare për shkak të lidhjeve të dyshuara me kartelin famëkeq Sinaloa në Meksikë që kanë ortakët e tij. Sipas një raportimi të bërë nga gazeta meksikane “El Universal”, pronarët e “Marina Bay” janë akuzuar për lidhje të drejtpërdrejta me këtë kartel, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi aktivitetet e fshehta që mund të zhvillohen brenda këtij resorti.

Në të njëjtin shkrim të “El Universal” përmendet Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, një nga liderët e kartelit Sinaloa, i cili ka krijuar aleanca të ngushta me mafien shqiptare. Ndër më të përmendurit janë vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa, të cilët kanë krijuar lidhje të ngushta me kartelet e drogës në Amerikën Latine. Luftar Hysa, që për një kohë të gjatë është raportuar si ortak i Besnik Lulajt.

Kujtojmë, se kryeministrit Edi Rama, 2 muaj pas takimit me Luftar Hysën në kryeministri më 3 tetor 2020 ( takim që e ka konfirmosuar edhe vet pasi i dolën fotot) u dha lejen për kazino në resortin “Marina Bay”

Gjatë një interviste për emisionin “Opinion” në 20 Shtator të këtij viti, Luftar Hysa, tentoi të sqarojë pozicionin e tij duke mohuar lidhjet me kartelin.

Edhe pronari i “Marina Bay”-Vlorë, Besnik Lulaj dhe një familjar i tij me emrin Besmir Lulaj, që u prezantua në një emision televiziv si jurist i resortit, tha se nuk kanë asnjë lidhje dhe ortakëri në kazino e biznese, me anëtarin e kartelit El Chapo, Luftar Hysa.

Por pak kohë më parë, gazetari i “RAI-3”, tha se Luftar Hysa e Besnik Lulaj, nuk kanë marrë vetëm 1 leje për kazino te resorti “Marina Bay”-Vlorë; Më 26 gusht 2022, ata kanë marrë leje për kazino tjetër “Balkan Interaktive Group” te hoteli “Radisson Collection Morina” në Farkë-Tiranë, në pronësi të trafikantit Lul Morina, të cilin e inauguroi Edi Rama.

Sipas informacioneve, 24 milionë Euro për 2 kazinotë në Vlorë e Tiranë, i ka financuar grupi i kazinove

“Entretenimiento Palermo-S.A DE” të kartelit El Chapo që i përfaqëson Luftar Hysa.

Ndërkohë Geri Lulaj, djali i Besnik Lulajt, është ortak me Fabjon Hysajn, djalin e Luftar Hysajt në firmën “OVLA Systems” të pajisjeve të kazinove e basteve, me burim financimi nga rrjeti i kazinove të kartelit El Chapo në disa qytete të Meksikësm Poloni e Palermo.

Rudi Lulaj, djali tjetër i Besnik Lulajt, është ortak në kompaninë e basteve “GAMING MTECH” me adresë resorti “Marina Bay”-Vlorë; në ortakëri me Fatos Hysaj, vëllai i Luftar Hysajt dhe trafikantin Gramoz Murataj, i dënuar burg në Itali në një bandë me vëllain e Fatmir Xhafajt.

Besnik Lulaj është pjesë e kompanisë “ROSETTA GAMING INC. në Poloni, me adresë: “Aleja 29 Listopada 20, 31-401 Krakovë”; ku pronarë janë Luftar Hysa dhe i biri i tij Fabjon Hysa.

Personazhi tjetër, që Spiropali e favorizoi në tender, është oligarku Artan Dulaku. Kompani në pronësi të tij përfshihen Edil-AL-IT, Vizion Plus, Tring, Albanian Motor Company, Cherry, MG, Ford Trucks, Food Trade Conad Shqipëria, Alba-Beton, Marina Orikum dhe Marina Limion-Saranda. Së fundmi ai inaguroi edhe hotelin Meliá Durrës. Kujtojmë se njëra nga këto prona, dhënë nga ish-ministrja Olta Xhaçka, është sekuestruar nga SPAK. Bëhet fjalë për bazën ushtarake në Limion, e marrë në shkelje të ligjit dhe në dëm të sigurisë kombëtare.

©️Copyright Gijotina.com 

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Artan Dulakubesnik lulajElisa Spiropalitendera

Lajme të lidhura

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi
Aktualitet

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës
Aktualitet

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
Para
Situatë kritike nga zjarret në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesa në fshatin Xath

Situatë kritike nga zjarret në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesa në fshatin Xath

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25

Karabinierët italianë kanë arrestuar një të ri shqiptar i cili po trafikonte kokainë në zonën e Breshias. Operacioni është kryer...

Lexo më shumë
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com