GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Raporti i DASH: Gjuhë frikësuese dhe fushatë njollosje ndaj gazetarëve që raportojnë korrupsionin

16:47 - 13/08/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti i DASH: Gjuhë frikësuese dhe fushatë njollosje ndaj gazetarëve që raportojnë korrupsionin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Departamenti amerikan i Shtetit, në raportin e tij të ri mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, ka vlerësuar se në vendet e Ballkanit Perëndimor janë të kufizuara liria e shprehjes dhe liria së medias.

Për Shqipërinë thuhet se “Qeveria, partitë politike dhe grupet kriminale kanë përdorur lidhje të drejtpërdrejta me pronarët e medias dhe redaktorët e lartë për të ndikuar në përmbajtjen e raportimit.

Pjesa për Shqipërinë thekson se organizatat e pavarura mediatike dhe gazetarët profesionistë kanë pohuar se Qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale kanë kërkuar të ndikojnë te mediat në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente.

“Ka pasur raportime të besueshme se përfaqësues të lartë të mediave kanë përdorur platformat e tyre për të shantazhuar biznese, duke kërcënuar me raportim negativ. Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kanë kufizuar pavarësinë e mediave të shkruara, ndërsa raportohet se gazetarët kanë ushtruar vetëcensurë”.

Raporti shton se “mungesa e kontratave të zbatueshme të punës ka ulur pavarësinë e gazetarëve dhe ka kontribuar në njëanshmërinë e raportimit”.

Gjithashtu thuhet se “interesat politike dhe të biznesit kanë ushtruar presion mbi gazetarët. Disa gazetarë kanë raportuar se kanë marrë mesazhe kërcënuese ose janë bërë objekt i fushatave publike të njollosjes pas raportimeve mbi korrupsionin apo keqpërdorimet e supozuara të Qeverisë”.

“Në muajin mars, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka denoncuar publikisht kryeministrin për përdorimin e një gjuhe frikësuese ndaj një gazetari që po hetonte investimet në turizëm në vend”.

Raporti vë në dukje se “gazetarët shpesh kanë ushtruar vetëcensurë për të shmangur dhunën, ngacmimin apo për të ruajtur vendin e punës. Thuhet se Qeveria, partitë politike dhe grupet kriminale kanë përdorur lidhjet e drejtpërdrejta me pronarët e mediave dhe redaktorët e lartë për të ndikuar në përmbajtjen e raportimit”.

Në pjesën për Kosovën, Departamenti amerikan i Shtetit ka përmendur se Qeveria ka ndërmarrë “hapa kredibilë për jokonsistent në identifikim, hetim, ndjekje penale dhe ndëshkim të zyrtarëve që kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut”.

Në raportin për vitin 2024, është përmendur se Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka raportuar se ka qenë disa herë shënjestër e fushatave të shpifjeve, kur ka mbrojtur gazetarë dhe media.

AGK-ja ka raportuar se zyrtarë qeveritarë, përfshirë kryeministrin dhe pjesëtarë të partisë politike në pushtet janë përfshirë në fushata shpifjeje për të minuar besimin e publikut në media”, është përmendur në raport.

Aty është thënë, po ashtu, se AGK-ja ka raportuar dhjetëra raste kur zyrtarë qeveritarë, liderë politikë, stafi gjyqësor, interesat biznesore, kriminelë të dyshuar, protestues dhe grupe fetare i kanë sulmuar fizikisht apo verbalisht gazetarët, duke ua dëmtuar pajisjet, apo duke kryer sulme kibernetike kundër mediave.

Gazetarët kanë thënë se presioni prej politikanëve dhe grupeve të organizuara kriminale ka rezultuar shpesh me vetcensurë. Disa gazetarë janë përmbajtur nga hulumtimet për shkak të frikës për sigurinë fizike apo sigurinë në punë. Gazetarët kanë pranuar se në disa raste u janë ofruar përfitime financiare, në këmbim të raportimeve pozitive apo për braktisje të hulumtimeve”, është thënë mes tjerash në raport.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1raporti i DASH

Lajme të lidhura

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin
Breaking Views

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Para
Drejtori i zjarrfikësve ankohet: Nuk ka uniforma anti-zjarr, mungon infrastruktura

Drejtori i zjarrfikësve ankohet: Nuk ka uniforma anti-zjarr, mungon infrastruktura

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com