GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Drejtori i zjarrfikësve ankohet: Nuk ka uniforma anti-zjarr, mungon infrastruktura

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtori i zjarrfikësve ankohet: Nuk ka uniforma anti-zjarr, mungon infrastruktura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kulmin e zjarreve, Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga Zjarret, Arben Cara, gjatë një takimi në Kukës evidentoi mungesën e uniformave për zjarrfikësit dhe fajin ua hodhi kryetarëve të bashkive.

“Strukturat e MZSH-së po përballen me probleme përsa i përket infrastrukturës. Po shohim reagim jo shumë të volitshëm nga ana e kryetarëve të bashkisë. Ka mangësi të theksuar në këtë drejtim dhe jo vetëm, por edhe në kompletimin me pajisje sa i përket zjarrfikësve. Uniforma jo vetëm që është detyrim ligjor dhe duhet bërë me zbatim të një VKM që ne e kemi dërguar kohë më parë, por përtej tjetërsimit ose bërjes së një uniforme që dikush e bën të kuqe e dikush të verdhë dhe asnjë nga zjarrfikësit nuk përfaqësojnë siç duhet shërbimin zjarrfikës dhe shtetin shqiptar dhe nuk është uniforma e duhur që ta mbrojë atë në rast fatkeqësie dhe kjo na bën të reflektojmë”, tha Cara.

Edhe pse përballja me zjarret po shtohet çdo vit edhe më shumë, mbështetja financiare si e bashkive ashtu edhe e vetë strukturës së Emergjencave Civile mbetet minimale.

Buxheti që ndahet për 61 bashkitë me qëllim kryesor ‘mbrojtjen nga zjarret’ është 21 milionë euro.

Për këtë vit qeveria dha vetëm 19.700 euro për Delvinën për t’u mbrojtur nga zjarret, 19 mijë euro për Gramshin i cili po ashtu po shkrumbohet në disa fshatra prej zjarreve apo 28.6 mijë euro për t’u mbrojtur nga zjarri, Bashkisë Finiq që prej ditësh digjet.

Kurse buxheti i ‘Emergjencave Civile’ që nuk shkon vetëm për menaxhimin e zjarreve por edhe për fenomenet natyrore si përmbytjet apo tërmetet, këtë vit është 55 milionë euro. Dukshëm kaq para nuk mjaftojnë, e aq më pak, vetëm angazhimi njerëzor, për t’i bërë ballë situatave kritike.

Përtej zjarrfikëseve të vjetra, helikopterëve të pakët në numër apo të avionëve zjarrfikës që në flotën shqiptare nuk ka, problem mbeten masat që marrin bashkitë për të garantuar veshje për tu mbrojtur gjatë ‘luftës’ me flakët.

“Bashkive dhe njësive administrative u mungojnë pajisjet mbrojtëse personale dhe pajisje të jashtme për shuarjen e zjarreve, si: Kostume anti-zjarr, kundërgaz, çizme kundra zjarrit, doreza kundra zjarrit etj”, thuhet në një auditim të KLSH-së të 2022-shit.

gijotina.com/

Etiketa: arben caraKryesore1

Lajme të lidhura

DASH njofton ratifikimin e marrëveshjes së SHBA-së me Shqipërinë për kredinë 302 milionë dollarë për mbrojtjen
Aktualitet

DASH njofton ratifikimin e marrëveshjes së SHBA-së me Shqipërinë për kredinë 302 milionë dollarë për mbrojtjen

09:22 - 04/08/26
Këmbimi valutor/ Me sa blihet dhe shitet euro, dollari dhe monedhat e tjera
Ekonomi

Këmbimi valutor/ Me sa blihet dhe shitet euro, dollari dhe monedhat e tjera

08:59 - 04/08/26
Tragjedi në aksin Lezhë–Milot, 50-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet
Aktualitet

Tragjedi në aksin Lezhë–Milot, 50-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet

08:23 - 04/08/26
Para
Rama nxjerr në ankand plaçkat e Bechetti-t, kërkon 200 milionë lekë, i duhen për shpenzimet e Arbitrazhit

Rama nxjerr në ankand plaçkat e Bechetti-t, kërkon 200 milionë lekë, i duhen për shpenzimet e Arbitrazhit

Discussion about this post

TË FUNDIT

DASH njofton ratifikimin e marrëveshjes së SHBA-së me Shqipërinë për kredinë 302 milionë dollarë për mbrojtjen
Aktualitet

DASH njofton ratifikimin e marrëveshjes së SHBA-së me Shqipërinë për kredinë 302 milionë dollarë për mbrojtjen

09:22 - 04/08/26

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin dhe ratifikimin nga Shqipëria të një kredie prej 302 milionë dollarësh në kuadër...

Lexo më shumë
Zyrtare! Nedim Bajrami transferohet te Al Taawoun, klubi saudit e prezanton si “magjistar”

Zyrtare! Nedim Bajrami transferohet te Al Taawoun, klubi saudit e prezanton si “magjistar”

09:13 - 04/08/26
Këmbimi valutor/ Me sa blihet dhe shitet euro, dollari dhe monedhat e tjera

Këmbimi valutor/ Me sa blihet dhe shitet euro, dollari dhe monedhat e tjera

08:59 - 04/08/26
Tragjedi në aksin Lezhë–Milot, 50-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet

Tragjedi në aksin Lezhë–Milot, 50-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet

08:23 - 04/08/26
Zbulim tronditës për Botërorin 1998: Na detyruan të pezullonim kontrollet antidoping për Francën

Zbulim tronditës për Botërorin 1998: Na detyruan të pezullonim kontrollet antidoping për Francën

08:00 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com