GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Protesta kundër qeverisë në Serbi, protestuesit shkatërrojnë zyrën e partisë së Vuçiç në Novi Sad

në Breaking Views, Kosovë & Rajon, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta kundër qeverisë në Serbi, protestuesit shkatërrojnë zyrën e partisë së Vuçiç në Novi Sad
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe të enjten në mbrëmje, disa qytete të Serbisë u ‘pushtuan’ nga protestat masive që fillimisht nisën në mënyrë paqësore, por më vonë u përshkallëzuan. Incidente u shënuan në Beograd, Novisad, Nish e Valjevo.

Në Novi Sad, protestuesit hynë me forcë në ambientet e Partisë Progresive Serbe (SNS), duke thyer xhamat, dëmtuar pajisjet dhe hequr kamerat e sigurisë. Ndërkohë, në Beogradin e Ri, një grup i vogël protestuesish hodhën fishekzjarre drejt ambienteve të SNS-së, ndërsa konteinerëve iu vu zjarri. Policia ndërhyri me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Përleshje të mëdha u raportuan edhe përpara Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, ku protestuesit u përplasën me forcat policore. Në rrugën Birčaninova, mbështetës të partisë SNS dhe protestues përdorën mjete piroteknike kundër forcave të rendit.

Në Nish, protestuesit u mblodhën para ndërtesës së bashkisë, duke qëlluar me vezë ndaj efektivëve që kishin krijuar një kordon policie dhe ndërsa brohorisnin “Arrestoni Vuçiçin”.

Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç tha se të paktën 42 oficerë policie u plagosën, shumica në Beograd, ndërsa 37 persona janë arrestuar deri tani. “Hedhje gurësh, fyerje, goditje me shufra e shkopinj… Policia u detyrua të përdorte mjete për vetëmbrojtje. Kjo nuk është vetëm një sulm ndaj policisë, por edhe ndaj shtetit”, deklaroi Daçiç.

Një nga të plagosurit është edhe deputeti i Partisë Socialdemokrate Serbe (SSP), Peđa Mitroviç, i cili sipas partisë së tij u sulmua nga një person i lidhur me SNS.

Në një deklaratë për mediat, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, paralajmëroi “reforma të mëdha” dhe theksoi se “sundimi i ligjit do të vihet në zbatim”, duke premtuar ndëshkime për të gjithë ata që morën pjesë në aktet e dhunshme.

gijotina.com/

Etiketa: Protesta në Serbi

Lajme të lidhura

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Para
“Pse më shikon”/ Grindja që përfundoi me vrasjen e 14-vjeçarit në Maliq, nisi një vit më parë

“Pse më shikon”/ Grindja që përfundoi me vrasjen e 14-vjeçarit në Maliq, nisi një vit më parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com