GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pjesë e një organizate kriminale, kush është shqiptari që u ekzekutua në Athinë

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Pjesë e një organizate kriminale, kush është shqiptari që u ekzekutua në Athinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur për ngjarjen e rëndë që tronditi zonën e Agios Panteleimonas në Athinë të hënën mbrëma, ku një shqiptar u ekzekutua me armë zjarri. Viktima është 47-vjeçari Artur Turabi, i njohur për autoritetet greke dhe me precedentë penalë të mëparshëm.

Sipas mediave greke, Turabi u gjet i shtrirë në tokë me plagë në kokë të shkaktuara nga armë zjarri. Ai ishte arrestuar më parë në vitin 2022 për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që kryente vjedhje ndaj pasagjerëve të transportit publik në Greqi.

Artur Bashimi i njohur si “Turabi”, u qëllua për vdekje me armë zjarri në kokë në rrugën “Mihail Voda 200”, në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës. Forca të shumta policie rrethuan vendin e ngjarjes dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vazhdojnë.

Sipas mediave greke, i ndjeri është vëllai i Marsel Bashimit, i njohur gjithashtu me mbiemrat Shkurtaj dhe Gozhita, emër i përfshirë në disa dosje kriminale në Greqi dhe Shqipëri. Marsel Bashimi u arrestua në korrik 2022 së bashku me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të dy të akuzuar për vrasjen e komisarit të policisë Artan Cuku.

Artur Bashimi kishte precedentë penalë, përfshirë arrestime për vjedhje dhe përfshirje në organizata kriminale. Ai u arrestua në shkurt 2022 si pjesë e një grupi që kryente grabitje në transportin publik dhe sërish në prill 2024 për akuza të ngjashme. Hetimet po verifikojnë nëse ekzekutimi i tij ka lidhje me aktivitetin kriminal të familjes dhe konfliktet me grupe të tjera.

Në vitin 2017, Bledar Jambelli planifikoi vrasjen e ish-Drejtorit të Policisë Vlorë, Artan Cuku, duke bashkëpunuar me Kristaq Leçin. Një shtetas u pagua 20.000 euro dhe iu premtua largimi në Gjermani pas kryerjes së krimit. Viktima u qëllua të paktën 8 herë dhe humbi jetën në vendngjarje. Autori nënshkroi më pas marrëveshje bashkëpunimi me drejtësinë.

Etiketa: Artur TurabiAthineKryesore1Vrasje

Lajme të lidhura

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

09:36 - 26/09/26
SHBA me ambasador të ri në Tiranë pas 3 vitesh, Eric Wendt merr sot zyrtarisht detyrën
Aktualitet

SHBA me ambasador të ri në Tiranë pas 3 vitesh, Eric Wendt merr sot zyrtarisht detyrën

08:43 - 26/09/26
Të shtëna me armë zjarri në një lokal të Athinës, plagoset 10-vjeçarja shqiptare
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në një lokal të Athinës, plagoset 10-vjeçarja shqiptare

08:10 - 26/09/26
Para
E rëndë në Korçë, 70-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Dyshohet se pësoi infarkt, detaje të reja nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht pas mbushjes së dhëmballës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale
Botë

Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale

09:51 - 26/09/26

Një mashtrim financiar me përdorimin e inteligjencës artificiale ka goditur bankën private italiane Fideuram, pjesë e grupit Intesa Sanpaolo, duke...

Lexo më shumë
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

09:36 - 26/09/26
Shqipëria pret sot Bjellorusinë në ‘Air Albania’, Maran nis aventurën me kuqezinjtë

Shqipëria pret sot Bjellorusinë në ‘Air Albania’, Maran nis aventurën me kuqezinjtë

09:21 - 26/09/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit

Trump refuzon armëpushimin 7-ditor me Iranin, bombardimet mund të rinisin pas zgjedhjeve të Nëntorit

08:59 - 26/09/26
SHBA me ambasador të ri në Tiranë pas 3 vitesh, Eric Wendt merr sot zyrtarisht detyrën

SHBA me ambasador të ri në Tiranë pas 3 vitesh, Eric Wendt merr sot zyrtarisht detyrën

08:43 - 26/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com