Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të kryeqytetit. Burime bëjnë me dije se është denoncuar si i zhdukur Daniel Shima, ish-Zv/ Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, i larguar nga ky post rreth 2 vite më parë.
Kontakti i fundit me familjen ka qenë në orën 13:30, kur Shima i ka njoftuar se ishte ndaluar nga Policia dhe ishte arrestuar. Por pasi familja ka bërë verifikimet përkatëse, ka parë që nuk ka asnjë ndalim apo arrestim me këtë emër.
Në këtë moment ka bërë denoncimin për zhdukjen e tij.
Jo zyrtarisht, mësohet se Policia po heton dy pista, pengmarrjen ose një inskenim të mundshëm të zhdukjes. Burime pranë grupit të hetimit janë të rezervuar për të ndarë informacione të tjera.
Kush është Daniel Shima? Shima ka qenë ish-zv/ drejtor i AKSHI-t
Në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima një ndër zyrtarët më të lartë të kësaj agjencie, direkt pas drejtueses Mirlinda Karçanaj.
Në fakt, Daniel Shima ka qenë deri pak muaj më parë numri 2 i AKSHIT, por vetëm deri pak muaj më parë, pasi ditën që shefja e tij Mirlinda Karçanaj u thirr në Prokurorinë e Posaçme, ai u shkarkua.
Drejtuesja e agjencisë më të rëndësishme për menaxhimin dhe përmirësimin e sistemeve të teknologjisë dhe informacionit në institucionet shtetërore shqiptare, është marrë për disa orë në pyetje më 19 Mars 2024 në ambientet e SPAK dhe menjëherë pas daljes prej atje, është kthyer në zyrë dhe ka firmosur shkarkimin e Daniel Shimës.
“E ka kërcënuar Rama!” Çfarë deklaronte Arben Ahmetaj
“AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha…”
Kështu deklaroi ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në një intervistë nga arratia në korrik të vitit 2024. Ahmetaj foli atëherë për një përgjim ambiental të kapur nga SPAK për tendera në vlerën e 43 milionë eurove ose 43 miliardë lekëve, përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.










Discussion about this post