GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aferë 6.2 milionë euro? KPP anulon tenderin e AKSHI-t për sigurinë e burgjeve

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ E-Albania dështon në prani të Ramës, Karçani në siklete: Gabon dhe “Diella”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka urdhëruar anulimin dhe rishpalljen e tenderit prej 6.2 milionë eurosh të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Ky tender, që synonte mirëmbajtjen e sistemeve të sigurisë në burgje, u anulua pasi KPP-ja konstatoi shkelje ligjore në procedurë, duke mos argumentuar ndarjen e kontratës në një lot të vetëm. Vendimi vjen pas akuzave të forta për mungesë transparence dhe favorizim të kompanive fituese.

Mungesa e transparencës dhe dështimi i sigurisë

Vendimi i KPP-së erdhi pas ankesës së kompanisë AEES sh.p.k., e cila denoncoi se tenderi ishte hartuar me kritere përjashtuese. Sipas AEES, kërkesa për certifikata specifike nga prodhuesit si Smiths Detection dhe VMS favorizonte në mënyrë të qartë kompanitë Advanced Business Solutions e Gerond Meçes dhe AlbaScan e Elton Jorgjit. Këto kompani prej kohësh kontrollojnë segmentet kyçe të pajisjeve të sigurisë në burgje, pavarësisht dështimeve të tyre të shumta.

Dyshimet për favorizim shtohen nga ngjarjet tragjike të ndodhura në burgjet e Shqipërisë. Në dhjetor 2023, i dënuari përjetë Sokol Mjacaj arriti të futej me armë në burgun e Peqinit dhe të vriste një person, pasi kamerat dhe skanerët e menaxhuar nga AlbaScan nuk funksiononin. Pak javë më vonë, një tjetër tentativë arratisjeje në burgun e Fierit tregoi sërish të njëjtin problem: kamera të fikura, alarme jashtë funksionit dhe mungesë kontrolli.

A do të ketë konkurrencë të vërtetë?

Anulimi i tenderit dhe kërkesa për ndarjen e tij në lote synojnë të garantojnë konkurrencë të barabartë dhe të shmangin situatat e mëparshme, ku dështimet në siguri vijuan pavarësisht ndryshimit të drejtorëve të burgjeve.

Megjithatë, pyetja mbetet: A do të garantojë ky vendim i KPP-së një garë të ndershme, apo do të shohim sërish të njëjtët fitues të paracaktuar të marrin kontratat milionëshe, duke rrezikuar sërish sigurinë e burgjeve?

Etiketa: AKSHIKryesore1teneder

Lajme të lidhura

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju
Breaking Views

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto
Aktualitet

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!
Breaking Views

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26
Para
Firmosnin martesa fiktive, në hetim 4 punonjës të gjendjes civile Tiranë

Noterët e rinj, pazari i fundit i Ulsi Manjës në ikje?!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju
Breaking Views

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26

Protestuesit kanë mbërritur te Blloku i Sigurisë gjatë marshimit në ditën e 108-të të revoltës qytetare. Nën thirrjet "Nuk jeni...

Lexo më shumë
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26
“Atje janë tradhtarët”, thirrja e protestës: Të gjithë të enjten në orën 10:00 te Parlamenti

20:36 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com