GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Isha në jug pas sherrit me…“, zhdukja e mistershme e Daniel Shimës që ngre shumë dyshime

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zhduket ish-zv/drejtori i AKSHI-t Daniel Shima, telefonata e fundit me familjen: Po më…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, u zhduk për mbi 10 orë, duke ndezur dyshime të forta rreth fatit të tij. Para zhdukjes, ai u filmua nga kamerat e sigurisë në Qytetin Studenti dhe në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan, ndërsa mesazhi i fundit për partneren, “Po më arrestojnë”, ngriti alarmin, teksa denoncimin për zhdukjen e Shimës e bëri nëna e tij.

E çuditshme është se në këto 10 orë, edhe pse lajmi për zhdukjen e tij kishte mbushur portalet dhe televizionet, nuk pati asnjë reagim nga Shima, duke ngritur dyshime të forta për variantin që tregon ai në polici.

Policia konfirmoi se Shima nuk ishte ndaluar dhe më pas ai u paraqit vetë në komisariatin nr.1, duke thënë se kishte ikur pas një sherri me të dashurën.

Bëhet e ditur se Shima kishte kërkuar para me fajde dhe po investonte shuma të mëdha në biznese, çka tregon për presione dhe probleme financiare që po kalonte pas shkarkimit nga AKSHI në mars 2024, një ditë pas seancës së SPAK ku u mor në pyetje shefja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Vlen të theksohet edhe që ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në një intervistë nga arratia në korrik të vitit 2024, foli për një përgjim ambiental të kapur nga SPAK për tendera në vlerën e 43 milionë eurove ose 43 miliardë lekëve, përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Sipas Ahmetajt, Daniel Shima është kërcënuar nga Rama që të mbyllë gojës.

“AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha… Po, drejt për së drejti. Ta thashë edhe njëherë, le të dalë me batuta. Ky i kërkuari, ky derri në pyll, ky pa atdhe” deklaroi atëherë Ahmetaj.

Edhe për kreun e PD-së, Sali Berishën nuk ka dyshime se Shima është i rrëmbyer. Pikëpyetja që ka Berisha është një tjetër. “A përfundoi Shima në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Dajtit të Surrelit, këtë të vërtetë nuk mund ta themi me siguri. Por një gjë është absolute e sigurt, se ai u rrëmbye” u shpreh ai në një konferencë për mediat.

Etiketa: mistershimazdukja

Lajme të lidhura

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!
Aktualitet

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Ikën drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo: Krijuam një linjë për denoncimin e korrupsionit…
Aktualitet

Ikën drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo: Krijuam një linjë për denoncimin e korrupsionit…

20:59 - 01/06/26
Para
“Hëna e Zezë” shfaqet këtë fundjavë, fenomeni i rrallë që ndodh një herë në 33 vjet

“Hëna e Zezë” shfaqet këtë fundjavë, fenomeni i rrallë që ndodh një herë në 33 vjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

Gazetarja Klodiana Lala, ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke zbuluar se kryeministri Edi Rama i trembet më shumë lëvizjeve...

Lexo më shumë
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

21:45 - 01/06/26
“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

21:37 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetgaranti girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş