GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha i dha “borxh“ Metës 3 deputetë, ironizon Murrizi: Prandaj kemi 16 vite në opozitë!

20:41 - 21/08/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ironizon Murrizi: Nga lirimi i Berishës u mërzitën ambasadorët spurdhjakë dhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka reaguar sot pasi këtë të enjte u bë e ditur se Partia Demokratike do të jepte 3 deputetë ‘hua’ te Partia e Lirisë dhe Ilir Meta, si pjesë e një dakordësie të shprehur edhe më parë mes dy palëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrizi shprehet ironikisht se ‘qerasja’ me deputetë po shkon për mrekulli.

Sipas Murrizit, pas kësaj, është e kotë të bëhet pyetja pse PD-ja ka 16 vite në opozitë.

Postimi:

“Qerasja” me deputetë po i shkon për mrekulli partive pa vota

Kjo “qerasja” me deputetë nga Partia Demokratike drejt partive që nuk kanë marrë as votat për një mandat të vetëm, po bëhet e zakonshme – dhe po “më pëlqen” gjithnjë e më shumë, ironikisht.

Në zgjedhjet e 11 majit, e gjithë opozita mori 50 deputetë.

Nga këta:

4 ishin të LSI,

1 i PR-së,

1 i PDIU-së,

1 i PBDNJ-së,

1 i Partisë Agrare.

Pra, PD-së i mbetën 42 deputetë, pa llogaritur ndonjë “transferte” të ardhur nga LSI apo PS.

Por çfarë po ndodh me këto 42 mandate?

Thuhet se 3 do t’i jepen LSI-së që të arrijë kuotën për të krijuar grup parlamentar me 7 deputetë.

6 të tjerë do t’i kalojnë Fatmir Mediut për një tjetër grup parlamentar.

6 deputetë të tjerë do t’i shkojnë Partisë Agrare.

Në fund, PD-së i mbeten vetëm 27 deputetë.

Pse jo? Le të japim edhe 6 të tjerë për PDIU-në, që me 1500 vota të ketë grup parlamentar.

Pse të mos “qerasim” edhe PBDNJ-në e Dules, që nuk mori asnjë votë, por të ketë prapë grup parlamentar?

Le t’i mbajë PD vetë 15 deputetë.

Edhe nga këta, pse të mos i japim 5 Agron Shehut që edhe ai të krijojë një grup parlamentar?

Dhe PD të mbetet realisht me 10 deputetë. Tamam për një “klub shahu”.

Kjo ndarje mandateve – që në fakt janë vota të demokratëve – për të krijuar grupe parlamentare fiktive, vetëm për përfitime financiare dhe për të punësuar 2-3 familjarë si “këshilltarë” apo “sekretare” grupi, është abuzim i pastër.

Pse shqiptarët duhet të sillen si votues stoikë, kur përfaqësuesit e tyre i shesin mandatet si mall në treg?

Pse demokratëve u kërkohet besnikëri dhe “ndershmëri” me votën, kur vetë vota e tyre përdoret si monedhë për të forcuar parti që kanë qenë gjithmonë kundër tyre?

Dhe pastaj pyesim: “Pse kemi 16 vjet në opozitë?”

Etiketa: deputeteKryesore1metaMurrizi

Lajme të lidhura

Aktualitet

Sherr në Durrës, tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën

17:00 - 31/01/26
Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun
Aktualitet

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

16:14 - 31/01/26
Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun
Aktualitet

Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

15:49 - 31/01/26
Para
Dinamo e mbyll në disavantazh me dy gola pjesën e parë ndaj Jagiellonia (Video)

Dinamo e mbyll në disavantazh me dy gola pjesën e parë ndaj Jagiellonia (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktualitet

Sherr në Durrës, tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën

17:00 - 31/01/26

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në Nishtullë të Durrësit. Sipas policisë, 44 vjeçari...

Lexo më shumë
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar

16:50 - 31/01/26
Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët

Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët

16:21 - 31/01/26
Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

16:14 - 31/01/26
Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

15:49 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com