GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Nëndetësja “fut ujë” në Poloni, Dinamos do t’i duhet një mrekulli në Tiranë

22:25 - 21/08/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Nëndetësja “fut ujë” në Poloni, Dinamos do t’i duhet një mrekulli në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dinamo pësoi një humbje që dhemb në ndeshjen e parë kundër Jagiellonias e vlefshme për fazën “Play Off” të Conference League, duke u mundur 3-0 në Poloni.

Ndeshja e transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb, nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për ekipin e Ilir Dajës, duke pësuar gol që në minutën e 1’, por flamuri i anësorit i erdhi në ndihmë “Nëndetëses”.

Gjithsesi, barazimi nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 12’, Imaz i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes dinamovite dhe pas një topi të ngelur në zonë kaloi në avantazh polakët.

Të besuarit e Dajës provuan të reagonin, por në minutën e 34’, Pululu shënoi dhe golin e dytë, duke i vështirësuar gjërat për ekipin shqiptar.

Pjesa e dytë nisi si e para, kur në minutën e 50’, Wojtuszek shënoi dhe golin e tretë, duke i dhënë një goditje të fortë “Nëndetëses”, e cila në minutat e fundit kishte disa raste me Bernard Berishën, të cilat nuk shkuan në rrjetë.

Kështu Dinamo vjen në disavantazhin e tre golave në duelin e kthimit në Tiranë, ku në “Arenën Kombëtare” do i duhet një mrekulli për të shkruar historinë.

Rezultati:

Jagiellonia 3-0 Dinamo

Imaz 12′, Pululu 34′, Wojtuszek 50′

Komenti Live:

90+5′ Mbyllet sfida në Poloni me fitoren 3-0 të Jagiellonias!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

89′ Berisha tenton me një gjuajtje në hyrje të zonës, por portieri arrin ta ndalë.

81′ Tjetër zëvendësim te Dinamo. Largohet Bregu dhe në vendin e tij futet James.

71′ Dy zëvendësime të tjera te Dinamo. Largohen Gassama dhe Lorran, në vendet e tyre futen Jonuzi dhe Neziri.

58′ B. Berisha lëviz bukur në hyrje të zonës dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

56′ Dy zëvendësime te Dinamo. Largohen Hekuran Berisha dhe Beqja, në vendet e tyre futen Maliqi dhe Goudiaby.

50′ Gol Jagiellonia 3-0/ Wojtuszek përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe shënon edhe golin e tretë. (Video)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

36′ Bregu provon me një gjuajtje nga distanca për të surprizuar portierin, tentativa e të cilit shkon jashtë kuadratit.

34′ Gol Jagiellonia 2-0/ Pas një aksioni nga vendasit, Pululu merr një një top në zonë dhe e dërgon menjëherë në rrjetë. (Video)

26′ Imaz merr një top në zonë dhe godet me të parën, por tentativa e tij shkon mbi kuadratin e portës.

12′ Gol Jagiellonia 1-0/ Teqja arrin të ndalë një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por topi kthehet te Imaz, i cili e çon në rrjetë. (Video)

9′ Pululu tenton me një gjuajtje brenda zonës, por topi ndalet pa probleme në duart e Teqjas.

5′ Një kundërsulm perfekt nga ana e Dinamos, por Bregu nuk finalizon si duhet, me topin që ndalet nga portieri vendas.

1′ Pululu tund rrjetën pas një topi të marrë në zonë, por goli anulohet pas një pozicioni të parregullt.

Etiketa: dinamomrekulliTirane

Lajme të lidhura

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
Para
Zjarr masiv në fshatin Bolenë, rrezikohen banesat dhe varrezat

Zjarri përfshin pyjet në Fushë-Arrëz, kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26

Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrton sot ankimimin e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ndaj masës së sigurisë të pezullimit...

Lexo më shumë
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com