GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali i pagave, eksperti i IT-së: AKSH-i menaxhon një facebook “VIP”, pritet të dalë një databazë tjetër

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali i pagave, eksperti i IT-së: AKSH-i menaxhon një facebook “VIP”, pritet të dalë një databazë tjetër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eksperti i IT-së, Gent Progni në një intervistë për mediat, fajësoi AKSHI-n për rrugën si ka vepruar për mbrojtjen e të dhënave private të shqiptarëve që në fakt dolën në shesh.

Ai është shprehur se janë dy fakte që inkriminojnë AKSHI-n, njëra që është aksesuar me USB dhe janë dërguar të dhënat me e-mail, kjo hedh poshtë tenderët që janë bërë në AKSH me certifikatë ISO.

“Ka dy momente kur prokuroria gabon. Janë dy fakte që inkriminojnë AKSHI-n, njëra që është aksesuar me USB dhe janë dërguar të dhënat me e-mail, kjo hedh poshtë tenderët që janë bërë në AKSH me certifikatë ISO. Sistemi nuk ka funksionuar kurrë. Janë harxhuar miliona, janë dhënë tendera pa fund, pasi interesi i një subjekti ka qenë i tillë. KLSH ka tërhequr një audit nga AKSHI vetëm për një foto që punonjësi KLSH bëri në “data-center”. AKSHI kishte një politikë që nuk lejohet dhe u kërcënua KLSH që do ta hidhte në gjyq vetëm për atë foto dhe auditi u tërhoq. Ky hetim është mbyllur vetëm për një foto. Auditi ka qenë për një shkelje të tillë që 50 shërbime për AKSHI-n janë paguar 3 milionë euro dhe pas dy muajsh 290 shërbime janë paguar po 3 milionë euro. Ky ka qenë një nga hetimet e hapura dhe është mbyllur për një foto. Kemi shkelje të pafundme” – tha Progni.

Ai më tej tha se nëse prokuroria do të futej te AKSHI, do të gjente ndonjë akses Facebook-u VIP, që menaxhohet aty. Progni foli për kryqëzim të dhënash që implikojnë disa institucione.

“Nëse prokuroria do të futej te AKSHI, do të gjente ndonjë akses Facebook-u VIP, që menaxhohet aty. Si ka mundësi që prokuroria nuk dha përgjigje për targat? Kjo ka qenë te e njëjta paketë, sepse te Excel i dytë, kemi një faqe të dytë që ka të njëjtin numër rendor të njëjtë me patronzhistët. Unë Kam bërë një hetim dhe kam zbuluar disa fakte shumë skandaloze për AKSHI-n.

Kompania që përflitet për sigurinë e të dhënave është gjithmonë një kompani dhe lidhet personi edhe me ndërhyrjet në serverin e Tatimeve, lidhet edhe me videot e korrupsionit të disa kohëve më parë. Videon e hyrjes së Spartak Brahos në drejtorinë e Tatimeve. Ky person, kompania e tij ka marrë tendera për të bërë në AKSH sistemin ADISA që është i Kadastrës, ndërkohë që ai punonte aty shef, ka marrë tenderin. Pra është një qark i mbyllur. Unë jam realisht shumë i zhgënjyer” – tha ai.

Eksperti i It-së denoncoi edhe emërimet në këtë institucion, ku sipas tij një person me inicialet D.SH, shoferi i titullares ka katapultuar drejtor infrastrukture një person me shkolle të mbaruar për ekonomik.

“AKSHI ndodhet në një derexhe, një person me inicialet D.SH, shoferi i titullares ka katapultuar drejtor infrastrukture një person me shkolle të mbaruar për ekonomik. Që këtu duhet të mbahet një përgjegjësi. Nëse do të kishim mbajtje përgjegjësish nga prilli deri sot do të ishte zbuluar për 24 orë” – tha ai.

Më tej Progni ka paralajmëruar një skandal tjetër ku sipas tij është një databaze në Deepëeb që shitet diku 20 mijë dollarë të 4.5 milionë rekordeve të gjithë shqiptarëve, për çdo shërbim që keni kryer.

“Kam informacion, shpresoj që jetë i vërtetë dhe ta marr si akses, që është një databaze në Deepëeb që shitet diku 20 mijë dollarë të 4.5 milionë rekordeve të gjithë shqiptarëve, për cdo shërbim që keni kryer”.

Sot qeveria shqiptare nënshkroi marrëveshjen me kompaninë amerikane “Jones Group International” për forcimin e sigurisë kibernetike dhe rritjen e infrastrukturës digjitale. Por eksperti i IT-së, Gent Progni tha se “Ky grup ishte edhe në Pentagon, por dolën të dhënat”.  Ndërsa ditën e djeshme, Gjykata e Tiranës liroi nga burgu dy specialistët e IT-së së Drejtorisë së Tatimeve, Andi Agaraj dhe Eni Qirjako si dhe dy përmbaruesit privatë, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi që janë në hetim për skandalin e pagave.

Etiketa: AKSH-idatabazeekspertiFacebookpagatskandaliVIP

Lajme të lidhura

Ish-ministrja socialiste kritikon Ramën: Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore
Aktualitet

Ish-ministrja socialiste kritikon Ramën: Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore

10:23 - 03/06/26
Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë
Aktualitet

Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë

09:49 - 03/06/26
Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes
Aktualitet

Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes

09:23 - 03/06/26
Para
Video/ Përmbyset autobusi me turistë kosovarë në Serbi, disa të lënduar

Video/ Përmbyset autobusi me turistë kosovarë në Serbi, disa të lënduar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-ministrja socialiste kritikon Ramën: Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore
Aktualitet

Ish-ministrja socialiste kritikon Ramën: Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore

10:23 - 03/06/26

Ish-ministrja socialiste, njëherësh një ndër figurat historike të PS-së, Ermelinda Meksi ka komentuar debatin dhe protestat që kanë lindur pas...

Lexo më shumë
Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë

Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë

09:49 - 03/06/26
Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes

Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes

09:23 - 03/06/26
Nis sot cikli “Maran”, Kombëtarja zbret në fushë për miqësoren e parë përballë Izraelit

Nis sot cikli “Maran”, Kombëtarja zbret në fushë për miqësoren e parë përballë Izraelit

09:16 - 03/06/26
Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

08:42 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş