GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Izraeli: Nëse Hamasi s’i pranon kushte do ta shkatërrojmë Gazën

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Izraeli: Nëse Hamasi s’i pranon kushte do ta shkatërrojmë Gazën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deklaratat e Katzit vijnë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të enjten mbrëma se kishte

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, u zotua se Qyteti i Gazës do të shkatërrohet nëse Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – nuk pajtohet të çarmatoset, nuk liron pengjet e mbetura dhe nuk i jep fund luftës sipas kushteve të Izraelit.

“Së shpejti, dyert e ferrit do të hapen për kokat e vrasësve dhe përdhunuesve të Hamasit në Gazë – derisa ata të pajtohen me kushtet e Izraelit për t’i dhënë fund luftës, për lirimin e të gjitha pengjeve dhe çarmatosjen e tyre”, shkroi ai në rrjetet sociale.

“Nëse ata nuk pajtohen, Gaza, kryeqyteti i Hamasit, do të bëhet Rafah dhe Bei Hanun”, shtoi ai, duke iu referuar dy qyteteve në Gazë që kanë pësuar shkatërrim në masë gjatë operacioneve paraprake izraelite.

Deklaratat e Katzit vijnë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të enjten mbrëma se kishte urdhëruar negociata të menjëhershme që synonin lirimin e të gjitha pengjeve të mbetura në Gazë.

Netanyahu shtoi se përpjekja për lirimin e pengjeve do të bëhej në të njëjtën kohë me operacionin për marrjen e kontrollit të Qytetit të Gazës dhe shkatërrimit të bastionit të Hamasit.

Më herët gjatë javës, Ministria izraelite e Mbrojtjes autorizoi thirrjen e pothuajse 60.000 rezervistëve për të ndihmuar në marrjen e Qytetit të Gazës.

“Këto dy çështje – mposhtja e Hamasit dhe lirimi i pengjeve – shkojnë së bashku”, tha Netanyahu përmes një video-deklarate, pa dhënë detaje të tjera se çfarë do të përfshijë faza e re e bisedimeve.

Ndërmjetësit janë duke pritur për ditë të tëra për një përgjigje zyrtare të Izraelit lidhur me një propozim të bërë së voni për armëpushim, të cilin Hamasi e ka pranuar.

Planet e Izraelit për zgjerimin e luftimeve dhe marrjen e Qytetit të Gazës kanë nxitur shqetësime ndërkombëtare, por edhe kundërshtime brenda Izraelit.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 62.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë enklavë palestineze./REL

Lajme të lidhura

Përplasja Itali-Spanjë/ Kontrollet kufitare prekin 86 mijë udhëtarë në ditë, një nga linjat ajrore më të ngarkuara në Europë
Botë

Përplasja Itali-Spanjë/ Kontrollet kufitare prekin 86 mijë udhëtarë në ditë, një nga linjat ajrore më të ngarkuara në Europë

09:08 - 08/08/26
Krijohet “NATO-ja” e tri superfuqive myslimane
Botë

Krijohet “NATO-ja” e tri superfuqive myslimane

23:30 - 07/08/26
Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26
Para
Vuçiç fton protestuesit në debat publik mes tensioneve dhe akuzave për dhunë

Vuçiç fton protestuesit në debat publik mes tensioneve dhe akuzave për dhunë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trafik kaotik në hyrje të Vlorës, qindra makina të bllokuara në kulmin e sezonit turistik
Aktualitet

Trafik kaotik në hyrje të Vlorës, qindra makina të bllokuara në kulmin e sezonit turistik

10:43 - 10/08/26

Qyteti i Vlorës është përfshirë nga një trafik i rënduar automobilistik këtë të hënë, si pasojë e fluksit të madh...

Lexo më shumë
Ngjarja tragjike në Korçë, reagon klubi i Skënderbeut: Ishte pjesë e familjes sonë…

Ngjarja tragjike në Korçë, reagon klubi i Skënderbeut: Ishte pjesë e familjes sonë…

10:20 - 10/08/26
Qeveria përgatit rikthimin e basteve sportive online, procesi në mungesë transparence

Qeveria përgatit rikthimin e basteve sportive online, procesi në mungesë transparence

10:03 - 10/08/26
Sulmi brenda burgut të Fierit, Denis Bajri akuzon Ibrahim Licin: Urdhëroi të më vrisnin…

Sulmi brenda burgut të Fierit, Denis Bajri akuzon Ibrahim Licin: Urdhëroi të më vrisnin…

09:35 - 10/08/26
Ndotja e tek Gjiri i Lalzi: Ç’po ndodh me kanalin e ujërave të zeza pranë “Valamarit”?

Ndotja e tek Gjiri i Lalzi: Ç’po ndodh me kanalin e ujërave të zeza pranë “Valamarit”?

09:21 - 10/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com