GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hoxha: Nëse Berisha hyn në parlament, do të thotë se i njeh mandatet e Ramës

14:22 - 24/08/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dyfishohet çmimi për patentat, PD: ‘Marrëveshje kartel’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha, ka deklaruar se opozita nuk mund të njohë zgjedhjet e 11 majit, ndaj dhe nuk mund të pranojë hyrjen në parlament, ndonëse mund të ketë edhe kosto politike, duke argumentuar se procesi u deformua nga Qeveria përmes përdorimit të administratës publike, ndërhyrjeve të paligjshme dhe presioneve mbi votuesit.

“Pranimi i parlamentit do të thotë njohje e mazhorancës me 83 mandate dhe legjitimim i një qeverisjeje antidemokratike. Mosnjohja është e vetmja rrugë që mban koherencë me deklarimet e deritanishme të opozitës”,  tha Hoxha.

Postimi

Pse opozita nuk mund të njohë zgjedhjet e 11 Majit
Partia Demokratike, për muaj me radhë, paraqiti prova të deformimit të procesit zgjedhor nga Qeveria. Në çdo zonë zgjedhore u përdor administrata publike në mënyrë brutale, pati ndërhyrje para dhe gjatë ditës së votimit me zyra ilegale dhe shantazhe mbi votuesit. U shkel kontrata e votës së diasporës dhe u morën vendime qeveritare në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, për shpërblime dhe falje gjobash.
Grupet kriminale u angazhuan si pararojë, duke ndikuar në deformimin e rezultatit në çdo qark. Përballë këtij realiteti, opozita i denoncoi zgjedhjet dhe shpalli mosnjohjen e tyre. Ky qëndrim e vendos PD-në para një përgjegjësie të madhe publike: nuk mund të mos njohësh zgjedhjet dhe të pranosh njëkohësisht parlamentin që del prej tyre.
Pranimi i parlamentit do të thotë njohje e mazhorancës me 83 mandate dhe legjitimim i një qeverisjeje antidemokratike. Mosnjohja është e vetmja rrugë që mban koherencë me deklarimet e deritanishme të opozitës.
Në vitin 2019, opozita dogji mandatet, por veprimi u zbeh nga mercenarët që i morën ato dhe krijuan një opozitë fallco. Kjo e dobësoi impaktin politik të asaj lëvizjeje. Sot ndodhemi përballë të njëjtave kushte, por me një përgjegjësi edhe më të madhe. Çdo hap i gabuar do të zhgënjejë qytetarët dhe do ta zhysë PD-në në perceptimin e një force të dorëzuar.
Dilema është e qartë: nëse opozita hyn në Parlament, humb moralisht dhe politikisht. Nëse qëndron jashtë, ekziston rreziku i përsëritjes së 2019-s. Por ky rrezik është më i pranueshëm sesa legjitimimi i një procesi farsë.
Unë personalisht jam për mosnjohje dhe për protesta deri në arritjen e një qeverie teknike. Shqipëria nuk mund të vazhdojë të mbahet peng i një autokrati që ka kthyer në normalitet shkeljen e ligjeve, kushtetutës dhe të drejtave të qytetarëve. Ky sistem nuk ofron as demokraci, as garë, as shpresë.
Në këtë betejë opozita duhet të zgjedhë moralin përpara kompromisit, integritetin përpara dorëzimit. Demokracia rikthehet vetëm me përballje, jo me pjesëmarrje në një teatër të shëmtuar autokratik. Kjo është rruga e vetme për të fituar besimin e shqiptarëve dhe për t’i dhënë fund një Shqipërie që po rrëshqet drejt një mini Bjellorusi.

 

Etiketa: Kryesore1mandateopoziteParlament

Lajme të lidhura

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Para
“Në Divjakë s’punon aparati i grafisë”, denoncimi i Murrizit: Paguhen militantë pa ardhur asnjë ditë

Murrizi: Po votuat gjithë kohën mashtrues e hajdutë, edhe gjithë jetën do iu marrë lumi

Discussion about this post

TË FUNDIT

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se...

Lexo më shumë
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com