GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dy motrat shisnin misra për kurimin e vëllait, por vdiqën në aksident/ Familjarët: Na ndihmoni ta shërojmë

13:44 - 26/08/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dy motrat shisnin misra për kurimin e vëllait, por vdiqën në aksident/ Familjarët: Na ndihmoni ta shërojmë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në familjen Dhimaku në Sarandë ka pllakosur zija pas vdekjes së dy motrave, Elvisës 22-vjeçare dhe Rozinës 20-vjeçare, të cilat humbën jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e së dielës.

Mes lotësh dhe dhimbjes së madhe, të afërmit rrëfyen historinë e sakrificave të dy motrave që punonin ditë e natë për të ndihmuar vëllain e tyre të vogël, vetëm 7 vjeç, i cili vuan nga leucemia.

Halla e tyre, Shahidja, me dënesë kujtoi momentet e fundit përpara tragjedisë. Sipas saj, vajzat sapo ishin kthyer nga puna, por pas një pushimi të shkurtër u nisën sërish për në Sarandë, ku shisnin misra dhe produkte të fshatit për të siguruar të ardhura shtesë.

“Jetojmë në këtë dhimbje kaq të madhe. 2 çupat ikën nuk kthehen më. Në mbrëmje kishin ardhur nga puna, bënin 2 punë për shërimin e vëllait se s’kishin mundësi. Erdhën pushuan dhe u nisën prapë për punë. Në Sarandë shisnin misra dhe gjëra të fshatit. Ato ikën, dhimbjen e kemi. Kanë vëllanë e vetëm, ai ishte shumë i lidhur me to, po ta marrë vesh…e kemi larguar nga shtëpia. Sadopak kërkojmë ndihmë që djali të shkojë në një spital më të specializuar që të na shpëtojë”, rrëfen ajo me lot në sy.

Djali ishte shumë i lidhur me dy motrat e tij më të mëdha. Prej 3 vitesh po përballet me sëmundjen e vështirë, ndërsa xhaxhai i tij rrëfen sakrificiat dhe vështirësitë që kanë kaluar.

“Jetoj në emigrim. Kjo që na ndodhi mos i ndodhtë askujt, as hasmit, ndihmë kërkojë dhe për djalin se vajti 3 vjet me këto probleme, ka sëmundje gjaku. Kemi luftuar me forcat tona kaq sa kemi pasur mundësi. Djali është 7 vjeç. Në momentin që do e marrë vesh, menjëherë do përkeqësohet gjendja e tij”, shprehet xhaxhai i vajzave, Vasil Dhimaku.

Babai i dy vajzave merret me blegtori, ndërsa e ëma kujdeset për djalin e sëmurë.

“2 yje dy vajza, 22 vjeçe 20 vjeçe, të dyja studente në Tiranë. Prindërit punëtorë në fshat, punonin natë-ditë për ato vajza ti sistemojnë, të studionin. Kërkojnë ndihmë për çunin, zoti të na ndihmojë. Djali nuk di gjë për motrat”, tha Servet Dervishi, daja i vajzave.

Dy motrat Dhimaku, që njiheshin për buzëqeshjen dhe thjeshtësinë e tyre, sot janë kthyer në simbol të dhimbjes së një komuniteti të tërë. Fshati Korpaçez sot qan, duke përcjellë në banesën e fundit dy engjëjt e rinj që nuk patën mundësi të jetojnë ëndrrat e tyre.

Mes lotëve dhe dhimbjes, Elvisa dhe Rozina Dhimaku përcillen për në banesën e fundit

 

Etiketa: aksidentfamiljamotratndihme

Lajme të lidhura

EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Para
Zjarr pranë lokalit në afërsi të superstradës Lezhë–Milot, rrezikohen edhe banesat

Zjarr pranë lokalit në afërsi të superstradës Lezhë–Milot, rrezikohen edhe banesat

Discussion about this post

TË FUNDIT

EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

SPAK ka reaguar pas disa raportimeve se anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme. Me...

Lexo më shumë
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com