GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Asllani i jep lamtumirën Interit me fjalët prekëse: Do të mbetet gjithmonë në zemrën time…

17:26 - 26/08/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Asllani pjesë e 11-shes më të mirë në Serie A, në formacion edhe një tjetër shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani i ka dhënë lamtumirën Interit përmes një postimi në rrjetet sociale. 23-vjeçari shkruan se ka qenë nder të mbante veshur fanellën zikaltër dhe se do i mbajë në zemër të gjitha momentet në Milano.

Shqiptari tregon se që fëmijë e ka parë Interin si tifozë dhe ngjyrat e këtij klubi i ka parë gjithmonë me admirim. Për Asllanin është një ëndërr e bërë realitet dhe Interi do të mbetet gjithmonë pjesë e jetës së tij kudo që të largohet.

“Të dashur tifozë të Nerazzurrëve,

Ka ardhur koha të them lamtumirë dhe më besoni, nuk është e lehtë të gjesh fjalët e duhura. Të veshësh fanellën e Interit ka qenë një ëndërr për të cilën kam bërë tifo që kur isha fëmijë, kur i bëja tifo këtyre ngjyrave me sy plot admirim. Sa herë që hyja në fushën e San Siros, ndjeja krenarinë dhe përgjegjësinë e përfaqësimit të një ekipi që do të jetë gjithmonë pjesë e imja.

Falënderoj Interin që më dha mundësinë ta realizoj këtë ëndërr. Një falënderim i veçantë për shokët e mi të ekipit, të cilët nuk ishin thjesht një ekip, por një familje e vërtetë, dhe për të gjithë stafin që më shoqëroi në këtë udhëtim. Gjithmonë jam përpjekur ta nderoj këtë fanellë me përkushtim, sakrificë dhe respekt. 

Atyre që më mbështetën, u shpreh mirënjohjen time më të thellë. Po largohem nga Milani, por Interi do të mbetet gjithmonë në zemrën time: sepse kur i do këto ngjyra si fëmijë, nuk ndalesh kurrë së mbajturi me vete.

Me dashuri”, ka shkruar mesfushori i Kombëtares.

23-vjeçari ditën e djeshme u zyrtarizua te Torino, teksa kaloi në formë huazimi, me torinezët që kanë të drejtën e blerjes së kartonit të futbollistit në fund të sezonit. Marrëveshja mes palëve ishte arritur prej ditës, por Interi vonoi dokumentat që futbollisti të mos ishte pjese e Torinos në ndeshjen ndaj tyre.

Lideri kuqezi shpreson të kthehet në një pikë kyçe te Torino dhe të lërë gjurmë në aventurën e tij si torinez.

 

Etiketa: asllaniinterlamtumire

Lajme të lidhura

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore
Breaking Views

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore

20:20 - 04/02/26
Benzema “tradhton”  Ronaldon: Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave
Sport

Benzema “tradhton” Ronaldon: Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave

15:20 - 04/02/26
Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij
Sport

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij

12:20 - 04/02/26
Para
BE dënon sulmet izraelite në Gaza: Vrasja e gazetarëve dhe civilëve nuk justifikohet

BE dënon sulmet izraelite në Gaza: Vrasja e gazetarëve dhe civilëve nuk justifikohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon
Aktualitet

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26

Shqipëria renditet ndër vendet me barrën më të lartë të shpenzimeve direkte për shëndetin, duke dëshmuar gjithashtu dëshmon mungesë stabiliteti...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 5 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 05/02/26
Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

08:07 - 05/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Shkurt 2026

07:45 - 05/02/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Parashikimi i motit për sot, 5 Shkurt 2026

07:33 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com