Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj ceremonisë së zhvilluar sot nga kryeministri Edi Rama, i cili shpërndau medalje për punonjësit e Zjarrfikësve dhe ekipet e Emergjencave që kanë luftuar zjarret gjatë kësaj vere.
Ai shprehet se këta punonjës nuk kanë nevojë për dekorata, por për kushte më të mira pune dhe se shpërndarja e këtyre dekoratave, është një tallje për ta.
Sipas Berishës, ndërsa zjarrfikësit luftonin me degë pishash dhe lopata përballë flakëve për shkak të mungesës së mjeteve dhe mbështetjes institucionale, qeveria zgjodhi propagandën boshe në vend të përkujdesjes reale. Ai ka akuzuar Ramën dhe zyrtarët e tij për keqmenaxhim dhe shpërdorim të fondeve publike, duke sjellë si shembull miliona euro të shpenzuara në projekte luksi, të cilat sipas tij, mund të ishin përdorur për të pajisur vendin me mjete efektive kundër zjarrit.
Deklarata e plotë:
Ramaduro u ka shpërndarë sot punonjësve të Zjarrfikësve dhe ekipit të Emergjencave medalje ari, argjendi apo bronzi, a thua se mbrojtja e vendit dhe qytetarëve nga rreziku i zjarreve është një sport.
Ndërkohë që Partia Demokratike e vlerëson lart sakrificën, vetmohimin e pjesëtarëve, të Forcave të Armatosura, të Reparteve të Zjarrfikësve, të ekipeve të Emergjencave, në betejat me zjarret në mbarë vendin. Por ajo deklaron se ata nuk kanë nevojë për lëvdata boshe dhe medalje ari apo bronzi, nga Ramaduro dhe narko-zyrtarë të tjerë përgjegjes kryesor për demet e jashtzakonshme të zjarreve këtë verë. Por ata kanë nevojë për mjete, infrastrukturë kundër zjarrit, përkujdesje, rroga, bonuse dhe sidomos respekt njerëzor dhe institucional.
Kur Forcat e Armatosura dhe Zjarrfikësit dalin me degë pishash dhe lopata për të fikur zjarret, dhe më pas u dorëzon medalje ari, kjo është tallje, jo nderim.
Për ta çuar deri në fund komedinë mund t’u kishte dhënë ‘Lopata Ari’.
Në Shqipëri zjarret për shkak të mungesave të mëdha të mjeteve kundër tyre dëmtuan 2-3 herë më shumë se në vendet tjera.
Partia Demokratike deklaron se me:
-24 milionë euro të përdorura për çarterin privat nga Edi Rama
-130 milionë euro të vjedhura nga Edi Rama, Erion Veliaj tek djegësi i Tiranës,
-50 milionë euro të vjedhura nga Rama-Balluku në Tunelin e Llogarasë
-4 milionë euro të përdorura për Kopshtin e varur në oborrin e Kryeministrisë;
-7 milionë euro për “Giro d’Italia”;
Shqipëria mund të kishte blere 10 avionë, 5 helikopterë dhe 150 zjarrfikëse për shuarjen e zjarreve dhe ajo nuk do të kishte sot atë bilanc katastrofik djegie pyjesh, kullotash dhe pasurish që pësoi.
Partia Demokratike deklaron se Ramaduro tallet kur mendon se mund ta mbyll me një ceremoni krimin shtetëror të djegies së njerzve, shtëpive bagëtive dhe të mbi 60 mijë ha pyjeve, kullotave dhe pemtoreve.
Drejtësia vonon, por nuk do të harrojë të gjithë përgjegjësitë e dëmeve madhore të zjarreve të këtij viti!










Discussion about this post