GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skema mashtruese “TXEX”! Policia: Qytetarët të bëjnë kujdes nga investimet online

16:20 - 28/08/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Rikthehen skemat piramidale online, qindra shqiptarë mashtrohen me kriptomonedha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit ka nisur një hetim penal për një skemë të dyshuar mashtrimi online të quajtur “TXEX”, e cila funksionon si një formë investimesh piramidale përmes platformave digjitale.

Autoritetet paralajmërojnë qytetarët të shmangin përfshirjen në platforma që premtojnë fitime të menjëhershme dhe të paverifikuara. Ata ftojnë çdo person që ka informacion relevant të kontaktojë menjëherë strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit.

Policia bën me dije se qytetarët duhet të tregojnë kujdes, të mos aplikojnë  dhe mos përfshihen në platforma që premtojnë fitime të menjëhershme dhe të paverifikuara.

Për mashtrimin e qytetarëve shqiptarë nga skema piramidale në internet ka reaguar edhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

“Kjo platformë, e prezantuar si aplikacion për investime në kriptovaluta, nuk është e regjistruar dhe nuk është e licencuar në Republikën e Shqipërisë dhe si e tillë operon jashtë çdo kuadri ligjor kombëtar. Nga vëzhgimet tona dhe nga denoncimet e shumta të bëra publike, konstatohet se aktiviteti i saj mbart tiparet e qarta të një skeme mashtruese digjitale.”

Qindra qytetarë shqiptarë po bien pre skemave të reja piramidale, ku u propozohet të blejnë kriptomonedha që nuk ekziston ose u kërkohet që të investojnë para me pretendimin se brenda 45 ditësh ato do të marrin 2-fishin e parave të hedhura. Dhe TXEX nuk është platforma e vetme që po zhvat shqiptarët.

“Përveç TXEX janë dhe 2 platforma të tjera të ngjashme XUEXA dhe Grokrexduu. AKSK ka marrë masa urgjente për bllokimin e aktivitetit të këtyre faqeve mashtruese në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke bashkëpunuar ngushtësisht me institucionet përgjegjëse AKEP, Policinë e Shtetit dhe ofruesit e shërbimeve të internetit.”

Joshja për të fituar sa më shumë e më shpejt është “mikrob” që me sa duket, gjendet në mendjen e çdo njeriu dhe mekanizmave të funksionimit të çdo shoqërie. Por Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike tregon se çfarë ndodh me ata që investojnë.

“Humbje financiare të parikuperueshme, rrezik të lartë për cenimin e privatësisë dhe identitetit digjital, mundësi për keqpërdorim të mëtejshëm të të dhënave personale nga rrjete kriminale”.

 

Etiketa: Kryesore1mashtrimqytetareskeme

Lajme të lidhura

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar
Breaking Views

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Para
Tabaku kundër legalizimit të kanabisit: Ky është prioriteti i Shqipërisë?

Tabaku: Harxhuan 430 milionë për inceneratorët dhe dështuan, qeveria rikthehet te landfilli

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26

Që nga ora 11:00 aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas vijon të jetë i bllokuar. Mijëra automjete kanë mbetur të izoluar në trafik,...

Lexo më shumë
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com