GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Moti i keq, përmbytje dhe probleme me ergjinë në disa qytete

16:44 - 30/08/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Moti i keq, përmbytje dhe probleme me ergjinë në disa qytete
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë ka përfshirë vendin, duke sjellë problematika në disa qytete. Në Lezhë bëhet me dije se janë përmbytur disa zona kryesore, përfshirë bulevardin “Gjergj Fishta” dhe bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen Besëlidhja.

Niveli i ujit ka arritur deri në 30 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke e bërë të vështirë lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Situata e rënduar nga moti i keq ka sjellë edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, ku probleme janë raportuar edhe në zonën turistike të Shëngjinit.

Në Fier, për shkak të stuhisë pati avari në rrjetin elektrik që prekën Mallakastrën, Cakranin, Frakullën dhe zonën bregdetare Darëzezë-Seman. Me ndërhyrjen e ekipeve në terren defektet u riparuan dhe pritet rikthimi i energjisë në zonat bregdetare.

Në disa akse rrugore si Fier-Patos, Fier-Lushnje në afërsi të Mbrostarit dhe segmenti Fier-Rroskovec, u bllokua përkohësisht qarkullimi rrugor nga vërshimi i ujit, ndërsa në Lushnje dhe përgjatë autostradës Levan-Tepelenë u rrëzuan disa pemë, por pa shkaktuar dëme.

Edhe në Lushnje reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa rrugë. Kryesisht, akset rrugore në qendër të qytetit kanë prezencë uji, duke e bërë të vështirë kalimin e automjeteve. Po ashtu, edhe në aksin nacional Lushnje- Fier, Lushnje-Rrogozhinë dhe Pluk-Savër kanë prezencë ujë në disa segmente.

Po ashtu edhe në qytetin e Vlorës janë përmbytur disa akse rrugore, konkretisht rruga e Spitalit Rajonal (rruga Ali Demi), rruga e Bashkisë dhe rruga e Portit.

Në Portin e Durrësit, era e fortë shkëputi edhe një nga litarët lidhës me kalatën të tragetit të linjës Durrës-Bari, por fatmirësisht situata u menaxhua me shpejtësi, duke shmangur problemet. Autoriteti Portual Durrës njofton se pas këtij momenti, trageti ka vijuar normalisht lundrimin drejt Barit.

Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje edhe në aksin rrugor hyrës të Gjirokastrës. Rrethrrotullimi në hyrje të qytetit ndodhet nën ujë, duke sjellë vështirësi të mëdha në qarkullimin e mjeteve.

Etiketa: Kryesore1Motipermbytje

Lajme të lidhura

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Para
Rrëshqitje gurësh në Burrel-Milot, trafik i rënduar

Rrëshqitje gurësh në Burrel-Milot, trafik i rënduar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

Sali Berisha ka komentuar foltoret e Ervin Salianjit dhe Ilir Alihmemetit me demokratët, duke u shprehur se nuk impresionohet nga...

Lexo më shumë
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com