GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Fjala e Ramaduros tronditi Slloveninë”, Berisha: Gajasi audiencën me mashtrime dhe qëndrimet si lider global

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Fjala e Ramaduros tronditi Slloveninë”, Berisha: Gajasi audiencën me mashtrime dhe qëndrimet si lider global
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas fjalës së mbajtur nga kryeministri Edi Rama në forumin e Bledit në Slloveni.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se fjala e Ramës tronditi forumin dhe gajasi audiencën me mashtrimet dhe qëndrimet e tij si lider global.

Postimi

Tre momente nga fjala e Ramaduros që tronditën Bledin!

Miq, në fjalën e tij në Bled, Ramaduro pati disa momente që gajasi audiencën dhe ju nuk duhet t’i humbisni.

Momenti i parë ishte ai në të cilin, sikur të ishte ekspert koprolog, u mor me ato të Putinit, të cilat, në dallim nga fjalori i tij në parlament, nuk i quajti as jashtëqitje dhe as jashtënxjerrje, por u shpreh: “M’u kujtua diçka e Putinit që ka një qese biologjike mbetjesh, për t’i mbledhur e për t’i sjellë në shtëpi.”

Momenti i dytë është mashtrimi i radhës:

Rama në fjalën e tij vazhdoi: “Sepse meqë ra fjala, unë përfaqësoj një vend që qëndron plotësisht krah Ukrainës dhe mendoj, vendi i vetëm në Europë që qysh prej rënies së Murit të Berlinit, nuk ka bërë asnjë vizitë në Rusi apo të ketë pasur ndonjë të ftuar nga Rusia.” Një mashtrim i paskrupullt, sepse nga viti ‘90 deri sot, nga Shqipëria kanë qenë në Moskë dy kryeministra, njëri prej të cilëve vetë ai, por edhe Kryetar Parlamenti e President i vendit. Duket se mohimi i vizitës në Moskë lidhet me funksionet që mban vëllai i tij me nënë ruse në elitën ushtarake të Putinit.

Momenti i tretë dhe kulmor është këshilla e tij si lider global për Europën: mos pyesni për Amerikën, këshillë antimperialiste por edhe antihistorike. Kështu, në fjalën e tij Ramaduro shtoi: “Askush nuk mund të thotë që ka ndonjë lloj paqartësie, por besoj që Europa nuk duhet të presë se çfarë do të ndodhë më pas në anën tjetër të oqeanit me Planin e Paqes. Europa është përmbi të gjitha paqe, është kultura e paqes, është paqja në kulturë.” Ndaj dhe sipas tij, Europa Paqe nuk duhet të pyesë se çfarë thotë Shtëpia e Bardhë për paqen, mbasi Europa është vetë paqja, dhe sipas kësaj logjike, ata përtej oqeanit nuk janë paqja, dhe se Rusia nuk është Europë, apo edhe se dy luftërat botërore kanë filluar në bregun tjetër të Atlantikut.

Miq, kjo këshillë mesa duket lidhet me shpërfytyrimin e tij psikologjik pas shpalljes së rrjetit Soros, organizatë kriminale nga Presidenti Trump.

 

 

Etiketa: berisharamaduroSlloveni

Lajme të lidhura

Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës
Aktualitet

Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës

19:11 - 27/07/26
AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës te Kuvendi
Aktualitet

AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës te Kuvendi

18:44 - 27/07/26
PS kërkon 60 ditë përjashtim për Agron Shehajn, ja kur do të mblidhet Sekretariati i Etikës për vendimin
Aktualitet

PS kërkon 60 ditë përjashtim për Agron Shehajn, ja kur do të mblidhet Sekretariati i Etikës për vendimin

17:41 - 27/07/26
Para
Apeli i GJKKO lë në burg nipin e ish-deputetit socialist

Ramazan Rraja lë paraburgimin, zbulohet arsyeja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës
Aktualitet

Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës

19:11 - 27/07/26

Protesta kundër qeverisë Rama hyn sot në ditën e saj të 58-të, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen sërish në mbrëmje...

Lexo më shumë
AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës te Kuvendi

AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës te Kuvendi

18:44 - 27/07/26
Manchester City, klubi që përfiton më shumë nga Botërori: Merr mbi 4 milionë euro nga FIFA

Manchester City, klubi që përfiton më shumë nga Botërori: Merr mbi 4 milionë euro nga FIFA

18:08 - 27/07/26
PS kërkon 60 ditë përjashtim për Agron Shehajn, ja kur do të mblidhet Sekretariati i Etikës për vendimin

PS kërkon 60 ditë përjashtim për Agron Shehajn, ja kur do të mblidhet Sekretariati i Etikës për vendimin

17:41 - 27/07/26
Protestuesit u zënë pritë deputetëve jashtë Kuvendit pas seancës, tentojnë t’i gjuajnë me vezë

Protestuesit u zënë pritë deputetëve jashtë Kuvendit pas seancës, tentojnë t’i gjuajnë me vezë

17:11 - 27/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com